70 mln paund plus një lojtar, Juventus hedh poshtë ofertën e Manchester United për Dybala-n

655
Paolo Dybala është një objektiv serioz për Manchester United pasi anglezët po tentojnë në shumë forma për të sjellë në “Old Traford” argjentinasin. Dje u raportua se Juventusi e kishte cilësuar si “shaka për krishtlindje” ofertën e parë të “djajve të kuq”, 70 mln euro.
Duket se kjo ka qenë një mënyrë për të hapur tratativat pasi United sipas “ESPN” e ka rritur menjëherë ofertën për 24-vjeçarin e bardhezinjve. 70 mln paund, afërisht 79 mln euro plus Henrik Mkhitaryan është ‘pjata e dytë” e servirur Juventusit e cila gjithashtu është refuzuar.
Po sipas “ESPN”, ekipi kampion në fuqi i “Seria A” nuk është gati për të diskutuar shitjen e yllit të tyre pa 140 mln stërlina. Kjo vetëm për të hapur diskutimet pasi italinët pretendojnë rreth 200 mln stërlina për shitjen e Dybala-s i cili në 3 ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, duke sjellë edhe irritimin e futbollistit.
Sigal