7 ndeshje, 7 fitore, Messi dhe Barça të pandalshëm

652
Lionel Messi ka çuar edhe një herë tjetër Barcelonën te fitorja në La Liga, duke marrë suksesin e 7 në po kaq ndeshje.
“Blaugranat” kanë mposhtur këtë herë 3-0 Las Palmas dhe sërish ishte protagonist argjentinasi me 2 gola, ndërsa goli i parë i ndeshjes ishte shënuar nga Busquets.
Pavarësisht largimit të Neymar, Barcelona i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit, duke arritur deri tani 7 fitore në po kaq ndeshje dhe një golavarazh fantastik 23 me 2.
Me 21 pikët e grumbulluara tashmë, Barcelona është shkëputur në 5 pikë nga Sevilla e vendit të dytë, ndërsa Reali që mban vendin e 6 është 10 pikë prapa, por me një ndeshje më pak.
Sigal