6 gola, pritje spektakolare dhe përmbysje. Atalanta e Berishës dhe Lacio e Strakoshës ndajnë pikët

571
Sfida e mbrëmjes mes Atalantës dhe Lacios në “Seria A” ku aktivizoheshin edhe dy portierët e Kombetarës, Ertrit Berisha e Strakosha ka prodhuar shumë emocione. 6 gola të shënuar, përmbysje rezultatesh dhe pritje spektakolare në fund kanë prodhuar vetëm nga një pike për secilën skuadër.
Ndeshja është mbyllur me shifrat 3 me 3 por ajo që ra në sy veç te tjerash ishin edhe pritjet e portierëve shqiptar që nuk lejuan të shënoheshin më shumë gola.
Një barazim që gjithsesi nuk i shkon për shtat Lacios që këtë sezon ka objektiva të larta, por që kënaq deri diku Atalantën e Berishës që synon Europën.
Sigal