5 skuadra të “Seria A” në “Top 10” e më të mirave të Europës

573
Pep Guardiola e ka kthyer Manchester City-n në një makineri të frikshme që korr vetëm fitore e që dallohet për lojën e bukur, pikërisht duke injektuar idetë e tij të futbollit. Skuadra britanike nuk dominon vetëm në “Premier League”, por në krahasim edhe me ekipet e tjera në Europë përsa i përket pikëve të grumbulluar ajo është më lart.
Manchester City pas 15 javësh në kampionat ka një mesatare prej 2.87 pikësh për ndeshje, duke marrë 14 fitore dhe vetëm një barazim. Në vendin e dytë është Interi i Spaletti-t që këtë vit u ngrit nga hiçi për të bërë mrekullinë në “Seria A”, me 2.60 pikë për ndeshje. Podiumi mbyllet me Barcelona-n, që mban vendin e tretë (2.57, por me një ndeshje më pak).
Renditja e 10 ekipeve më të mira të Europës për pikët e marra për ndeshje
1) Manchester City (2.87)
2) Inter (2.60)
3) Barcellona (2.57)
4) Paris Saint-Germain (2.56)
5) Napoli (2.53)
6) Juventus (2.47)
7) Roma (2.43)
8) Manchester United (2.33)
9) Bayern Munich (2.29)
10) Lazio (2.29).
Sigal