48 orë para “El Clasico”, Ronaldo vijon të stërvitet i diferencuar

402
Që nga e hëna është raportuar se pjesëmarrja e Ronaldo-s në “El Clasico” është në pikëpyetje për shkak të lëndimit që portugezi pësoi në finalen e Botërorit të Klubeve, ku kapiteni i Gremio-s i shkaktoi dhimbje në pulpë.
Edhe sot, mediat spanjolle dhe vetë klubi madrilen njoftojnë se fituesi i 5 “Topave të Artë” nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Kur jemi vetëm 48 orë larg përballjes së madhe ku Reali është i ‘dënuar’ të fitojë për shka të diferencës -11 nga Barcelona prezenca e 32-vjeçarit vihet në diskutim.
Portugezi 32-vjeçar nuk mori pjesë në seancat stërvitore të së martës dhe të mërkurës së bashku me shokët e tij të skuadrës, e pavarësisht se Reali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë specifike mbi problemin e tij në pulpë, apo ndonjë dëmtim tjetër potencial, ai nuk ka mundur të punojë bashkë me grupin as të enjten.
“Ekipi është stërvitur në kryeqytet në përgatitjet përpara shfaqjes më prestigjioze të La Ligës me Barcelonën, që do të luhet në Santiago Bernabeu këtë të shtunë në orën 13:00”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
“Puna me topin ishte në qendër të vëmendjes së kësaj seance, në të cilën Zidane përfshiu edhe portierin e U19-s, Moha. Cristiano Ronaldo ka vazhduar të stërvitet i vetëm, jashtë fushës stërvitore, me dhe pa top, ndërsa Luca Zidane vazhdon procesin e riaftësimit”.
Sigal