Futbollisti i ekipit kinez Beijing Guoan, Wei Shihao, ishte i pafat në ndeshjen ndaj Shanghai Shenhua, pasi shkaktoi një episod të rrallë.

Shihao u aktivizua në minutën e fundit të takimit, kur skuadra e tij po kryesonte me rezultatin 2-1, dhe dukej gjithçka nën kontroll.

Por, pas vetëm 43 sekondash në fushën e lojës, Wei Shihao u bë protagonist i një prej autogolave më të pabesueshëm në futboll. Ai gjuajti fort me të djathtën në zonën e skuadrës së tij, duke e mposhtur portierin dhe duke iu dhuruar kundërshtarëve një barazim, të cilin ata nuk e prisnin.