300 mijë euro, për topin e parë

481
Sigal

Mediat austriake zbardhin skemën e trukimeve: “Në çdo javë, një ndeshje manipulohet”

Informacionet në lidhje me skandalin e ndeshjeve të manipuluara nuk kanë fund në Austri. Mediat e atij vendi citojnë burime të mirinformuara nga prokuroria austriake, duke sjellë edhe pjesë nga hetimet e kryera e parë gjërat nga brenda. Intervista e mëposhtme është botuar në gazetën “Zalzburger Nachrichten” dhe ka në epiqendër, pikërisht njërin prej manipulatorëve, por që gazeta në fjalë në marrëveshje edhe me prokurorinë vendase, e ka quajtur me një emër të ndryshuar: Tomas K.

 – Prokurori: Skandali i basteve ka tronditur gjithë vendin dhe institucionet futbollistike. Çfarë vendi zë Austria në raport me nivelin ndërkombëtar?

– Tomas K. (manipulues): Jo, ndonjë rol thelbësor, për vetë faktin se lojtarët nuk fitojnë shumë. Në Ligën e Parë (kategoria e dytë), një lojtar mund të paguhet edhe me 1500 euro për fiksimin e një ndeshjeje, pasi është e lehtë për ta manipuluar dikë. Nga ana tjetër, ndeshjet e Ligës së Parë, të luajtura ditën e premte në orën 18:30 janë të lirë, pasi vështirë të gjesh ndeshje që luhen fort në atë orë në ligat e tjera.

– Për momentin, në Austri po hetohen 17 ndeshje, ndërkohë që janë të dyshuar me shumë se 30 lojtarë…

– Po, pasi këto janë ndeshjet që kanë të bëjnë me grupin kriminal shqiptar. Por, gjithashtu ka grupe kriminale nga Sllovenia, Kroacia, etj. Është e qartë, që ka një mesatare prej një ndeshje në dhjetë takime të Bundesligës apo të Ligës së Parë. Më shumë këto luhen në fund të sezonit, pasi rezultatet e tyre nuk është se ndryshojnë ndonjë gjë dhe lojtarët kanë më shumë dëshirë për të fituar.

– Por, për vendosjen e basteve të shumta, për rezultat të fiksuar në një ndeshje a nuk provokon edhe reagimin e sistemit të zbulimit?

– Kjo gjë duhet harruar. Ndeshja luhet “live” gjatë apo 15 minuta përpara nisjes së saj. Nga ana tjetër, më shumë ajo luhet në tregun aziatik, për shkak se atje ka më shumë opsione bastesh për t’u vendosur.

– Cila është shuma më e madhe e manipuluar, nëse ju e dini?

– Ka qenë një bast special në një ndeshje ndërkombëtare, por jo me pjesëmarrës austriakë. 300 mijë euro u vendosën se cili ekip do ta luante topin e parë. Askush nuk e dinte, përveç kapitenëve të dy ekipeve të ndeshjes. Por, me ta ishte arritur marrëveshja më parë. Kur u godit topi i parë, dikush u gëzua shumë fortë në stadium, por askush nuk e mori vesh se përse.

– Sa i aftë duhet të jesh për të manipuluar një ndeshje?

– Në futboll, është shumë e rëndësishme që të kesh në anën tënde, të paktën katër lojtarë. Nëse në këtë listë nuk është i përfshirë portieri, atëherë do të jetë e shumë e vështirë dhe rreziku i dështimit rritet. Por, ju sigurisht mund joshni gjyqtarin, i cili mund të marrë vendime të rëndësishme gjatë ndeshjes. Ose, edhe vetë trajnerin mund ta përdorësh, pasi ai mund të fusë lojtarë të dobët ose të mos i zëvendësojë ata gjatë lojës.

– Çfarë ndodh me lojtarët, të cilët nuk arrijnë ta përmbushin marrëveshjen e manipulimit?

– Nuk e di, me saktësisht, por mendoj se nëse një bast është humbur, atëherë lojtari duhet të kthejë shumën e marrë dhe herën tjetër ai duhet ta luajë atë “falas”. Gjithsesi, një rrezik i tillë të nxit për më shumë.

  Gjashtë veta në burg, midis tyre dy shqiptarë

 Prokuroria e Zalcburgut në Austri preu para disa ditësh  urdhërarestet për gjashtë persona të implikuar drejtpërdrejt në skandalin e basteve, dhe midis tyre janë dhe shqiptar të identifikuar me emrat Ilir N. (51 vjeç) dhe Arben T (42 vjeç). Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Zalcburgut, Markus Neher, ata akuzohen për manipulimin e 17-19 ndeshjeve, duke filluar nga viti 2004 në të cilat janë përfshirë 30 lojtarë aktivë apo ish-lojtarë, ku për të paktën 20 prej tyre, sipas asaj që raporton Agjencia Austriake e Lajmeve është provuar tashmë fajësia. Vendimi për gjashtë të ndaluarit duhet të jepet ne një afat prej tri javësh. Dy shqiptarët u arrestuan në operacionin e quajtur  nga “Task Forca” austriake me emrin e koduar “RINAS”, e që lidhet me emrin e aeroportit të kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Përveç dy shqiptarëve, Ilir N. dhe Arben T., janë dhe ish-sulmuesi Sanel Kuljiç (36 vjeç), një menaxher i një ekipi të kategorisë së tretë në Austri (Regionalliga), çeçeni dhe bashkëpunëtori i Kuljiçit, Sulim D. (32 vjeç) dhe ish-lojtari i SV Grodig, Dominik Taboga (31 vjeç).

Raporti i hetuesve austriakë: “Shpesh herë, futbollistët i merrnin Tiranë shpërblimet e tyre”

  Zbulohet skema e manipulimeve të ndeshjeve

 Për manipulimet e ndeshjeve, futbollistët austriakë udhëtonin edhe në Tiranë për të marr shpërblimet e tyre. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Austriake e Lajmeve, APA, që citon pjesë nga raporti i hetimeve të policisë austriake. Në ndeshjet e fiksuara në Austri viheshin baste deri në 300.000 euro, ndërsa lojtarët që po kurdisnin ndeshjet shpërbleheshim me nga 25 mijë euro. Urdhërdhënësit janë nga Shqipëria. Këto janë disa nga zbulimet që i ka raportuar agjencia austriake e lajmeve, APA nga dëshmitë e hetimeve që janë zhvilluar nga policia. Hetuesi kriminal federal, Andreas Hercog, tha në një konferencë për mediat se, 30 lojtarëve të përfshirë në operacionin “Rinas”, u janë kontrolluar shtëpitë në Vjenë, Salcburg, në provincën e Karinthi dhe Austrinë e Poshtme. Ai tha se investigimet në rang ndërkombëtar janë shumë të komplikuara. Futbollistët e Kapfenbergut kanë arritur më 2008 të pësojnë humbje në fushën e vet nga Rapidi me diferencë prej dy golave. Edhe më 2010 katër futbollist të Kapfenbergut ishin bashkuar duke garantuar humbjen e ekipit të tyre nga Sturm Graz. Rezultati ishte në fund 0-4 për miqtë. Shpërblimet për ndeshjet e trukuar lojtarët i merrnin në pushimore, nëpër autostrads,  parkingje të ndryshme. Ndërsa në raste të veçanta ata shkonin për të marrë paratë e premtuara edhe në Tiranë. Ka pasur raste kur edhe manipulimet nuk kanë mundur të ndodhin, sikur në dhjetor të vitit 2011, kur Kapfenberg është dashur të humb me dy gola dallimi nga Rapidi, por mysafirët nga Vjena përkundër shumë rasteve nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol. Mafiozët kishin vënë bast prej rreth 300 mijë euro, ndërsa kur i kanë humbur paratë, njëri nga futbollistët ka pasur probleme serioze. Në Tiranë, atij i është marrë pasaporta dhe gjithë natën e ka kaluar i mbyllur në një dhomë hoteli. “Ditën tjetër më kanë dërguar te një noter, ku kam nënshkruar një letër, në të cilin shkruante se kam marr hua 200 mijë euro dhe se ato para duhet t’i kthehu për 2-3 muaj”, ka thënë në dëshminë e tij një futbollist. Pas kësaj me sukses janë manipuluar disa ndeshje, si Kapfenberg-Insbruck 0-1 dhe Kapfenberg-Salzburg 0-1, me ç’rast pjesëmarrësit e skandalit të basteve kanë qenë të kënaqur. Pastaj në verë të vitit 2012, Kapfenberg, ekip i dyshuar për nëntë ndeshje të manipuluara ra në kategorinë e dytë, ndërsa të “keqbërësit” filluan të manipulonin ndeshjet e skuadrës, Grodig. Por, këtu për fatin e tyre të keq, ka filluar një seri e ndeshjeve të kurdisura pa sukses. Shumë shpejt rasti është zbuluar. Në pyetjen pse lojtarët bëjnë gjëra të tilla, arsyet janë pagesat e vogla, shembull në Bundesliga të Austrisë futbollistët mesatarisht fitojnë nga 2500 euro, kurse në Ligën e Parë (Erste Liga) nga 1500 euro.

  Abazaj: “S’na interesojnë akuzat”

 Në kampin krutan nuk ua vënë veshin akuzave mediatike për tolerim të Bylisit në sfidën e fundjavës, që u fitua nga Kastrioti falë golit të Arjan Shetës në limitet e kohës së rregullt. Lëvizjet qesharake të portierit ballshiot nuk i interesojnë aspak sulmuesit Oriand Abazaj, sipas të cilit fituesi, nuk mund të paragjykohet. Ngjeshja e skuadrave në tabelën e renditjes, ku diferenca mes skuadrave që pretendojnë për trofe dhe atyre që kanë si objektiv mbijetesën është vetëm pak pikë, sipas Abazajt e bën edhe më të bukur garën. 28-vjeçari këmbëngul se Kastrioti nuk e ka organikën për t’u renditur në zonën e ftohtë, por shfaq besim se situata do të ndryshojë shumë shpejt. Bylisi do të jetë sërish kundërshtar i Kastriotit, këtë radhë në Raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, me sfidën e parë që do të luhet në Ballsh.