30 mln euro për një 16-vjeçar, Juventus gati të transferojë sulmuesin

646
Në Italia e bëjnë të sigurtë dhe thonë se është çështje ore transferimi i futbollistit të Genoa-s Pietro Pellegri te Juventus.
Djaloshi ka impresionuar që nga debutimi i tij këtë sezon dhe bardhezinjtë duan ta bëjnë të tyrin ende pa patur një konkurrencë të fortë nga klubet e tjera europiane.
Në moshën 15-vjeçare dhe 280 ditë, ekzaktësisht më 22 dhjetor të 2016 ai debutoi në “Seria A” me Genoa-n një sfidë kundër Torino-s duke barazuar rekordin e futbollistit më të ri që aktivizohet në këtë kampionat. Më parë atë e mbante ish-futbollisti i Romës Amedeo Amadei të vendosur në 1937.
Skuadra e Genoa-s për ta lënë të lirë kërkon 30 mln euro nga Juventus, por këta të fundit nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë se 20 dhe disa të tjerë plus. Në orët e ardhshme sipas “Football Italia” klubet do ta kalojnë këtë pengesë dhe 16-vjeçari do të bëhet futbollisti i ri i Juventusit.
Sigal