3 vjet pezullim dhe arrest shtëpie për presidentin e Kamzës

434
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për presidentin e Kamzës, Naim Qarri lidhur me dhunën në ndeshjen Kamza-Laçi.

Jo vetëm kaq, por Komisioni i Disiplinës është treguar i pamëshirshëm lidhur me rastin, duke përjashtuar Kamzën nga kampionati. Po ashtu, presidenti i Kamzës Qarri është pezulluar 36 muaj nga çdo aktivitet futbollistik si dhe është dënuar me gjobën 100 mijë lekë.

“Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave”, thuhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës për Qarrin.

Po ashtu, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për drejtorin sportiv të Kamzës Andi Matraxhiun, shefin e klubit të Kamzës, Albert Banën dhe për tifozin Erald Gjashi.