240 golat e Kombëtares në 271 ndeshje ndërkombëtare

1329
Sigal

Nga i pari, ai Qamil Telitit kundër Malit të Zi në vitin 1946 tek i fundit i Ergys Kaçes kundër Armenisë. Nga golat e legjendës Panajot Panos, tek ato të rekordmenit Erjon Bogdani

Dyqind e dyzet gola në 271 ndeshje ndërkombëtare (dhe 437 të pësuar). Kaq ka shënuar (dhe pësuar) Shqipëria e futbollit, në takimet zyrtare (për eliminatoret e kampionateve botërore dhe europiane), miqësoret apo turnetë ndërkombëtare ku ka marrë pjesë (si ai i Norçias në Itali apo ai “Rothmans” në Maltë).

240 gola janë shënuar nga takimi i parë i Kombëtares sonë, ai kundër Malit të Zi, që për fat të keq nuk njihet nga FIFA. Një takim i fituar 5-0, i zhvlluar më 22 gusht 1946 në Shkodër, ku shënuan me radhë Qamil Teliti (29’), Ruzhdi Bizhuta (35’), Xhelal Juka (60’ dhe 62’) dhe sërish Qamil Telit (75’), dhe deri tek ai fundit, i Ergys Kaçes në fitoren 2-1 të Shqipërisë ndaj Armenisë (14 gusht 2013). Ka disa momente pikante të golave të Kombëtares, apo disa “milestone”, siç mund të shprehemi. Pal Mirashi, me golin e tij kundër Jugosllavisë në Kampionatin Ballkanik, është edhe autori i golit të parë ndërkombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje zyrtare. Ngjarja historike ka ndodhur, më 7 tetor të vitit 1946, në humbjen 2-3 me Jugosllavinë. Shqipëria ka luajtur me 55 vende të ndryshme, përfshirë edhe tre shumë të largëta dhe jo të kontinentit europian: Argjentinën, Meksikën, Kinën, Kubën, Katarin dhe Iranin, ku në 270 ndeshje kemi arritur 66 fitore, 58 barazime dhe 147 humbje. Golaverazhi i përfaqësues sonë është negativ: 240 gola të shënuar dhe 437 gola të pësuar, diferenca, -197 gola. Shqipëria edhe pse me ndonjë shkëputje të “urdhëruar” nga regjimi komunist, ka qenë pjesëmarrëse në pjesën më të madhe të eliminatoreve të kampionateve botërore të organizuara nga FIFA, thuajse e përhershme në eliminatoret e kampionateve europiane të organizuara nga UEFA. Në listën e ndeshjeve të Kombëtares sonë janë sfidat në kampionatet e Europës Qendrore e Lindore, ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Ballkanik (të konsideruara edhe si takimet e para ndërkombëtare të Shqipërisë), ato të vlefshme për  Lojërat Olimpike, miqësoret e ndryshme të njohura apo të panjohura nga FIFA, pjesëmarrjet në turnetë ndërkombëtarë të Kupës “Rothmans” apo ato të Norçias në Itali. Shqipëria ka regjistruar fitore të bujshme, barazime historike, por dhe humbje të turpshme, ka arritur të shënojë 6 gola kundër Qipros (6-1, fitorja historike, me më shumë gola, më 12 gusht 2009), por dhe të humbasë me dyfishin e tyre, 12-0, siç rasti i humbjes në miqësoren me Hungarinë në Budapest, më 24 shtator të vitit 1950, kur në drejtimin e Kombëtares ishte Ludovik Jakova. Rekordin absolut përsa i përket golave të shënuar me fanellën kuqezezë e mban Erjon Bogdani: 19 gola. “Er-Bomber” ndiqet nga afër nga Alban Bushi (14 gola), Ervin Skela (11) dhe Altin Rraklli (11). Igli Tare, Sokol Kushta dhe Hamdi Salihi kanë shënuar nga 10 gola. Bogdani është në aktivitet dhe mund ta thellojë rekordin, ndërkohë që tre ndjekësit e tij më të afërt e i kanë dhënë fund. Bogdani është golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e botërorëve me 10 gola, ndërsa Edmond Kapllani është golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e europianeve me 5 gola. Sulmuesi durrsak, i cili u thirr për herë të parë nga Xhani De Biazi, pikërisht në ndeshjen kundër Armenisë, ka realizuar deri tani 6 gola, po aq sa legjenda Loro Boriçi, por me ish-trajnerin e Partizanit dhe të Kombëtares që ka luajtur më pak ndeshje.

REKORDMENËT

Rekordmeni absolut

Erjon Bogdani, 19 gola

Golashënuesit më të mirë

Në eliminatoret e Botërorit

Erjon Bogdani, 10 gola

Në eliminatoret e Europianit

Edmond Kapllani, 5 gola

Në ndeshjet miqësore

Ervin Skela, 8 gola

GOLAT JUBILARË

Goli i parë

Pal Mirashi, në ndeshjen kundër Jugosllavisë në Tiranë, të humbur 3-2, më 7 tetor 1946, takim i vlefshëm për Kampionatin Ballkanik.

Goli i 10-të

Qamil Teliti, në miqësoren kundër Rumanisë në Bukuresht, më 23 tetor 1949. Takimi përfundoi në barazim 1-1.

Goli i 50-të

Genc Tomori, në ndeshjen e humbur 2-1 kundër Gjermanisë, në Sarbryken, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro 1984.

Goli 100-të

Ilir Shulku, në miqësoren kundër Maltës (1-1), në turneun ndërkombëtar “Rothmans”, më 6 shkurt 1998.

Goli i 150-të

Igli Tare, në miqësoren e luksit kundër Portugalisë, më 11 tetor 2003, takim i përfunduar me rezultatin 5-3.

Goli i 200-të

Ansi Agolli, në miqësoren Shqipëri-Gjeorgji, takim i mbyllur në barazim 1-1 në “Qemal Stafa”, më 10 qershor 2009.

Goli i 240-të

Ergys Kaçe është dhe autori i golit të fundit (i 240-ti), i shënuar në humbjen 1-2 me Islandën, më 12 tetor 2012.

Hyka, golin më të shpejtë

Jahmir Hyka është autori i golit më të shpejtë në historinë e Kombëtares. Mesfushori i Mainc 05 shënoi në sekondën e 46-të në fitoren 2-0 të Shqipërisë në miqësoren kundër Lihtenshtejnit në “Qemal Stafa”, më 20 gusht 2008. Atëherë në drejtim të përfaqësueses ishte holandezi Ari Han.

Panot, gola, babë e bir

Panajot e Ë Pano, babë e bir, përbëjnë një rast unik në përfaqësuesen shqiptare, pasi janë të vetmit në këtë marrëdhënie, që kanë shënuar gola më Kombëtaren: Panajot Pano, 4 gola, ndërsa Ë Pano, 1 gol (në miqësore). Të dy kanë luajtur si futbollistë të  Partizanit.

Rekordi kundwr Qipros

Shqipwria ka shwnuar mw shumw gola nw njw ndeshje tw vetme, kur mundi 6-1 Qipron nw miqwsoren e zhvilluar, mw 12 gusht 2009 me kratin Josip Kuzhe nw bankinw. Golat mbajnw firmat e Ervin Skwlws (2), Erjon Bogdanit, Klodian Duros, Ansi Agollit dhe Emiljano Vilws.

TË GJITHË AUTORËT E 240 GOLAVE

1-10

1: Pal Mirashi (Shqipëri-Jugosllavi, 2-3, Z)

2: Qamil Teliti (Shqipëri-Jugosllavi, 2-3, Z)

3: Loro Boriçi (Shqipëri-Bullgari, 3-1, Z)

4: Loro Boriçi (Shqipëri-Bullgari, 3-1, Z)

5: Pal Mirashi (Shqipëri-Bullgari, 3-1, Z)

6: Qamil Teliti (Shqipëri-Rumani, 1-0, Z)

7: Loro Boriçi (Shqipëri-Jugosllavi, 2-4, Z)

8: Aristidh Parapani (Shqipëri-Jugosllavi, 2-4, Z)

9: Pal Mirashi (Rumani-Shqipëri, 0-1 Z)

10: Qamil Teliti (Rumani-Shqipëri, 1-1 M)

11-20

11: Zihni Gjinali (Poloni-Shqipëri, 1-2, M)

12: Pal Mirashi (Shqipëri-Rumani, 1-4, M)

13: Loro Boriçi (Shqipëri-Bullgari, 2-1, M)

14: Vasfi Biçaku (Shqipëri-Bullgari, 2-1, M)

15: Zihni Gjinali (Shqipëri-Çekosllovaki, 3-2, M)

16: Qamil Teliti (Shqipëri-Çekosllovaki, 3-2, M)

17: Skënder Jareci (Shqipëri-Çekosllovaki, 3-2, M)

18: Zihni Gjinali (Shqipëri-Çekosllovaki, 2-1, M)

19: Loro Boriçi (Shqipëri-Çekosllovaki, 2-1, M)

20: Loro Boriçi (Shqipëri-Poloni, 2-0, M)

21-30

21: Refik Resmja (Shqipëri-Poloni, 2-0, M)

22: Miço Ndini (Kinë-Shqipëri, 3-2, M)

23: Kolec Kraja (Kinë-Shqipëri, 3-2, M)

24: Kolec Kraja (Shqipëri-Gjermani L, 1-1, M)

25: Panajot Pano (Shqipëri-Danimarkë, 1-0, Z)

26: Mexhit Haxhiu (Shqipëri-Algjeri, 1-1, M)

27: Robert Jashari (Irlanda e Veriut-Shqipëri, 4-1, Z)

28: Mehdin Zhega (Shqipëri-Irlanda e Veriut, 1-1, Z)

29: Astrit Ziu (Turqi-Shqipëri, 2-1, Z)

30: Mehdin Zhega (Rumani-Shqipëri, 2-1, Z)

31-40

31: Mehdin Zhega (Shqipëri-Polonia, 1-1, Z)

32: Panajot Pano (Shqipëri-Rumani, 1-2, Z)

33: Ilir Përnaska (Shqipëri-Turqi, 3-0, Z)

34: Panajot Pano (Shqipëri-Turqi, 3-0, Z)

35: Ilir Përnaska (Shqipëri-Turqi, 3-0, Z)

36: Sabah Bizi (Shqipëri-Rumani, 1-4, Z)

37: Ramazan Ragami (Shqipëri-Finlandë, 1-0, Z)

38: Mihal Gjika (Shqipëri-Gjermani, 1-4, Z)

39: Panajot Pano (Shqipëri-Kinë, 1-1, M)

40: Shyqyri Ballgjini (Shqipëri-Algjeri, 3-0, M)

41-50

41: Ilir Përnaska (Shqipëri-Algjeri, 3-0, M)

42: Ilir Përnaska (Shqipëri-Algjeri, 3-0, M)

43: Sefedin Braho (Shqipëri-Finlandë, 2-0, Z)

44: Millan Baçi (Shqipëri-Finlandë, 2-0, Z)

45: Ilir Përnaska (Bullgari-Shqipëri, 2-1, Z)

46: Muhedin Targaj (Finlandë-Shqipëri, 2-1, Z)

47: Muhedin Targaj (Shqipëri-Gjermani, 1-2, Z)

48: Rashid (autogol, Shqipëri-Turqi, 1-1, Z)

49: Muhedin Targaj (Shqipëri-Austri, 1-2, Z)

50: Genc Tomori (Gjermani-Shqipëri, 2-1, Z)

51-60

51: Bedri Omuri (Belgjikë-Shqipëri, 3-1, Z)

52: Bedri Omuri (Poloni-Shqipëri, 2-2, Z)

53: Agustin Kola (Poloni-Shqipëri, 2-2, Z)

54: Mirel Josa (Shqipëri-Belgjikë, 2-0, Z)

55: Arben Minga (Shqipëri-Belgjikë, 2-0, Z)

56: Bedri Omuri (Shqipëri-Greqi, 1-1, Z)

57: Shkëlqim Muça (Shqipëri-Spanjë, 1-2, Z)

58: Shkëlqim Muça (Rumani-Shqipëri, 5-1, Z)

59: Ylli Shehu (Shqipëri-Suedi, 1-2, Z)

60: Arben Minga (Shqipëri-Greqi, 1-1, Z)

61-70

61: Sokol Kushta (Suedi-Shqipëri, 3-1, Z)

62: Sokol Kushta (Shqipëri-Polonia, 1-2, Z)

63: Eduard Abazi (Shqipëri-Islandë, 1-0, Z)

64: Sokol Kushta (Greqi-Shqipëri, 0-2, M)

65: Sokol Kushta (Greqi-Shqipëri, 0-2, M)

66: Hysen Zmijani (Çekosllovaki-Shqipëri, 2-1, Z)

67: Altin Rraklli (Shqipëri-Greqi, 1-0, M)

68: Eduard Abazi (Shqipëri-Lituani, 1-0, Z)

69: Ilir Kepi (Letoni-Shqipëri, 1-1, Z)

70: Altin Rraklli (Shqipëri-Irlanda e V. 1-2)

71-80

71: Sulejman Demollari (Lituani-Shqipëri, 3-1, Z)

72: Sokol Kushta (Shqipëri-Irlandë, 1-2, Z)

73: Sokol Kushta (Shqipëri-Spanjë, 1-5, Z)

74: Altin Rraklli (Maqedoni-Shqipëri, 5-1, M)

75: Hysen Zmijani (Shqipëri-Zmijani, 1-2, Z)

76: Altin Rraklli (Gjermani-Shqipëri, 2-1, Z)

77: Sokol Kushta (Shqipëri-Moldavi, 3-0, Z)

78: Salvador Kaçaj (Shqipëri-Moldavi, 3-0, Z)

79: Sokol Kushta (Shqipëri-Moldavi, 3-0, Z)

80: Sokol Kushta (Moldavi-Shqipëri, 2-3, Z)

81-90

81: Arian Bellaj (Moldavi-Shqipëri, 2-3, Z)

82: Rudi Vata (Moldavi-Shqipëri, 2-3, Z)

83: Alban Bushi (Maltë-Shqipëri, 2-1, M)

84: Altin Rraklli (Shqipëri-Bullgari, 1-1, Z)

85: Sokol Kushta (Shqipëri-Uells, 1-1, Z)

86: Anesti Qendro (Shqipëri-Bosnjë, 2-0, M)

87: Enkelejd Dobi (Shqipëri-Bosnjë, 2-0, M)

88: Ë Pano (Greqi-Shqipëri, 2-1, M)

89: Bajram Fraholli (Shqipëri-Armeni, 1-1, Z)

90: Bledar Kola (Gjermani-Shqipëri, 3-2, Z)

91-100

91: Bledar Kola (Shqipëri-Gjermani, 3-2, Z)

92: Altin Haxhi (Shqipëri-Irlanda e Veriut, Z)

93: Bledar Kola (Gjermani-Shqipëri, 4-3, Z)

94: Igli Tare (Gjermani-Shqipëri, 4-3, Z)

95: Rudi Vata (Gjermani-Shqipëri, 4-3, Z)

96: Altin Rraklli (Turqi-Shqipëri, 1-4, M)

97: Altin Rraklli (Turqi-Shqipëri, 1-4, M)

98: Alban Bushi (Turqi-Shqipëri, 1-4, M)

99: Mahir Halili (Turqi-Shqipëri, 1-4, M)

100: Ilir Shulku (Maltë-Shqipëri, 1-1, M)

101-110

101: Bledar Kola (Shqipëri-Letoni, 2-2, Z)

102: Bledar Kola (Shqipëri-Letoni, 2-2, Z)

103: Altin Haxhi (Qipro-Shqipëri, 3-2, M)

104: Alban Bushi (Qipro-Shqipëri, 3-2, M)

105: Alban Bushi (Norvegji-Shqipëri, 2-2, Z)

106: Igli Tare (Norvegji-Shqipëri, 2-2, Z)

107: Rudi Vata (Shqipëri-Maqedoni, 2-0, M)

108: Erjon Bogdani (Shqipëri-Maqedoni, 2-0, M)

109: Igli Tare (Shqipëri-Norvegji, 1-2, Z)

110: Alban Bushi (Shqipëri-Letoni, 3-3, Z)

111-120

111: Alban Bushi (Shqipëri-Letoni, 3-3, Z)

112: Devis Mukaj (Shqipëri-Letoni, 3-3, Z)

113: Altin Rraklli (Shqipëri-Gjeorgji, 2-1, Z)

114: Altin Rraklli (Shqipëri-Gjeorgji, 2-1, Z)

115: Edmond Dalipi (Shqipëri-Andorra, 3-0, M)

116: Rudi Vata (Shqipëri-Andorra, 3-0, M)

117: Roland Zajmi (Shqipëri-Andorra, 3-0, M)

118: Edvin Murati (Shqipëri-Azerbajxhan, 1-0 M)

119: Vioresin Sinani (Shqipëri-Malta, 1-0, M)

120: Edvin Murati (Finlandë-Shqipëri, 2-1, Z)

121-130

121: Alban Bushi (Shqipëri-Greqi, 2-0, Z)

122: Ervin Fakaj (Shqipëri-Greqi, 2-0, Z)

123: Rudi Vata (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

124: Erjon Bogdani (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

125: Erjon Bogdani (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

126: Bledar Kola (Gjermani-Shqipëri, 2-1, Z)

127: Altin Rraklli (Shqipëri-Angli, 1-3, Z)

128: Alban Bushi (Shqipëri-Turqi, 2-0, M)

129: Ervin Skela (Shqipëri-Turqi, 2-0, M)

130: Indrit Fortuzi (Shqipëri-Finlandë, 1-1, M)

131-140

131: Igli Tare (Shqipëri-Azerbajxhan, 1-0, Z)

132: Edvin Murati (Shqipëri-Zvicër, 1-1, Z)

133: Klodian Duro (Rusi-Shqipëri, 1-1, Z)

134: Alban Bushi (Vietnam-Shqipëri, 0-5, M)

134: Florjan Myrtaj (Vietnam-Shqipëri, 0-5, M)

135: Florjan Myrtaj (Vietnam-Shqipëri, 0-5, M)

136: Mehmet Dragusha (Vietnam-Shqipëri, 0-5, M)

138: Altin Rraklli (Vietnam-Shqipëri, 0-5, M)

139: Altin Rraklli (Shqipëri-Rusi, 3-1, Z)

140: Altin Lala (Shqipëri-Rusi, 3-1, Z)

141-150

141: Igli Tare (Shqipëri-Rusi, 3-1, Z)

142: Ervin Skela (Irlandë-Shqipëri, 2-1, Z)

143: Altin Lala (Zvicër-Shqipëri, 3-2, Z)

144: Ervin Skela (Zvicër-Shqipëri, 3-2, Z)

145: Ervin Skela (Maqedoni-Shqipëri, 3-1, M)

146: Besnik Hasi (Shqipëri-Gjeorgji, 3-1, Z)

147: Igli Tare (Shqipëri-Gjeorgji, 3-1, Z)

148: Alban Bushi (Shqipëri-Gjeorgji, 3-1, Z)

149: Adrian Aliaj (Portugali-Shqipëri, 5-3, M)

150: Ilgi Tare (Portugali-Shqipëri, 5-3, M)

151-160

151: Adrian Aliaj (Portugali-Shqipëri, 5-3, M)

152: Adrian Aliaj (Shqipëri-Estoni, 2-0, M)

153: Alban Bushi (Shqipëri-Estoni, 2-0, M)

154: Ervin Skela (Shqipëri-Suedi, 2-1, M)

155: Adrian Aliaj (Shqipëri-Suedi, 2-1, M)

156: Adrian Aliaj (Shqipëri-Islandë, 2-1, M)

157: Alban Bushi (Shqipëri-Islandë, 2-1, M)

158: Adrian Aliaj (Estoni-Shqipëri, 1-1, M)

159: Altin Rraklli (Qipro-Shqipëri, 2-1, M)

160: Edvin Murati (Shqipëri-Greqi, 2-1, Z)

161-170

161: Adrian Aliaj (Shqipëri-Greqi, 2-1, Z)

162: Alban Bushi (Kazakistan-Shqipëri, 0-1, Z)

163: Ilgi Tare (Shqipëri-Gjeorgji, 3-2, Z)

164: Ervin Skela (Shqipëri-Gjeorgji, 3-2, Z)

165: Igli Tare (Shqipëri-Gjeorgji, 3-2, Z)

166: Erjon Bogdani (Danimarkë-Shqipëri, 3-1, Z)

167: Alban Bushi (Shqipëri-Azerbajxhan, 2-1, M)

168: Lorik Cana (Shqipëri-Azerbajxhan, 2-1, M)

169: Florjan Myrtaj (Shqipëri-Kazakistan, 2-1, Z)

170: Erjon Bogdani (Shqipëri-Kazakistan, 2-1, Z)

171-180

171: Erjon Bogdani (Ukrainë-Shqipëri, 2-2, Z)

172: Erjon Bogdani (Ukrainë-Shqipëri, 2-2, Z)

173: Adrian Aliaj (Shqipëri-Lituani, 1-2, M)

174: Igli Tare (San Marino-Shqipëri, 0-3, M)

175: Ervin Skela (San Marino-Shqipëri, 0-3, M)

176: Altin Lala (San Marino-Shqipëri, 0-3, M)

177: Ervin Skela (Bjellorusi-Shqipëri, 2-2, Z)

178: Besnik Hasi (Bjellorusi-Shqipëri, 2-2, Z)

179: Debatik Curri (Holandë-Shqipëri, 2-1, Z)

180: Besart Berisha (Anglia B-Shqipëri 3-1, M)

181-190

181: Edmond Kapllani (Shqipëri-Luksemburg, 2-0, Z)

182: Altin Haxhi (Shqipëri-Luksemburg, 2-0, Z)

183: Ervin Skela (Luksemburg-Shqipëri, 0-3, Z)

184: Edmond Kapllani (Luksemburg-Shqipëri, 0-3, Z)

185: Edmond Kapllani (Luksemburg-Shqipëri, 0-3, Z)

186: Hamdi Salihi (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

187: Besart Berisha (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

188: Klodian Duro (Shqipëri-Maltë, 3-0, M)

189: Klodian Duro (Shqipëri-Bullgari, 1-1, Z)

190: Erjon Bogdani (Shqipëri-Bjellorusi, 2-4, Z)

191-200

191: Edmond Kapllani (Shqipëri-Bjellorusi, 2-4, Z)

192: Edmond Kapllani (Rumani-Shqipëri, 6-1, Z)

193: Jahmir Hyka (Shqipëri-Lihtenshtejn, 2-0, M)

194: Edmond Kapllani (Shqipëri-Lihtenshtejn, 2-0, M)

195: Erjon Bogdani (Shqipëri-Maltë, 3-0, Z)

196: Klodian Duro (Shqipëri-Maltë, 3-0, Z)

197: Armend Dallku (Shqipëri-Maltë, 3-0, Z)

198: Ervin Skela (Azerbajxhan-Shqipëri, 1-1, M)

199: Erjon Bogdani (Shqipëri-Portugali, 1-2, Z)

200: Ansi Agolli(Shqipëri-Gjeorgji, 1-1, M)

201-210

201: Ervin Skela (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

202: Ervin Skela (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

203: Erjon Bogdani (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

204: Klodian Duro (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

205: Ansi Agolli (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

206: Emiljano Vila (Shqipëri-Qipro, 6-1, M)

207: Erjon Bogdani (Shqipëri-Danimarkë, 1-1, Z)

208: Hamdi Salihi (Suedi-Shqipëri, 4-1, Z)

209: Ervin Skela (Shqipëri-Irlandë V. 1-0, M)

210: Hamdi Salihi (Mali i Zi-Shqipëri 0-1, M)

211-220

211: Hamdi Salihi (Shqipëri-Andorrë 1-0, M)

212: Hamdi Salihi (Shqipëri-Uzbekistan 1-0, M)

213: Gjergji-Muzaka (Rumani-Shqipëri 1-1, Z)

214: Hamdi Salihi (Shqipëri-Luksemburg 1-0, Z)

215: Klodian Duro (Shqipëri-Bosnjë 1-1, Z)

216: Ervin Bulku (Shqipëri-Slloveni 1-2, M)

217: Hamdi Salihi (Shqipëri-Bjellorusi 1-0, Z)

218: Erjon Bogdani (Shqipëri-Mali i Zi 3-2, M)

219: Jahmir Hyka (Shqipëri-Mali i Zi 3-2, M)

220: Hamdi Salihi (Shqipëri-Mali i Zi 3-2, M)

221-230

221: Erjon Bogdani(Shqipëri-Francë 1-2, Z)

222: Erjon Bogdani (Luksemburg-Shqipëri 2-1, Z)

223: Hamdi Salihi (Shqipëri-Rumani 1-1, Z)

224: Edgar Cani (Gjeorgji-Shqipëri, 2-1 M)

225: Elis Bakaj (Shqipëri-Katar, 2-1 M)

226: Erjon Bogdani (Shqipëri-Katar, 2-1 M)

227: Emiljano Vila (Shqipëri-Irani, 1-0 M)

228: Armando Sadiku (Shqipëri-Qipro, 3-1 Z)

229: Edgar Çani (Shqipëri-Qipro, 3-1 Z)

230-240

230: Erjon Bogdani (Shqipëri-Qipro, 3-1 Z)

231: Edgar Çani (Shqipëri-Islandë, 1-2 Z)

232: Erjon Bogdani (Shqipëri-Gjeorgji 1-2 M)

233: Hamdi Salihi (Norvegji-Shqipëri 0-1 Z)

234: Alban Meha (Shqipëri-Lituani 4-1 M)

235: Edgar Çani (Shqipëri-Lituani 4-1 M)

236: Migjen Basha (Shqipëri-Lituani 4-1 M)

237: Autogol (Shqipëri-Lituani 4-1 M)

238: Valdet Rama (Shqipëri-Norvegji 1-1 Z)

239: Valdet Rama (Shqipëri-Armeni  2-0 M)

240: Ergys Kaçe (Shqipëri-Armeni  2-0 M)

Erjon Bogdani, rekordmeni me 19 gola

Rekordin absolut përsa i përket golave të shënuar me fanellën kuqezezë e mban Erjon Bogdani: 19 gola. “Er-Bomber” ndiqet nga afër nga Alban Bushi (14 gola), Ervin Skela (11) dhe Altin Rraklli (11). Igli Tare, Sokol Kushta kanë shënuar nga 10 gola. Bogdani është në aktivitet dhe mund ta thellojë rekordin, ndërkohë që tre ndjekësit e tij më të afërt e i kanë dhënë fund.

Golat e Bogdanit

1: Shqipëri-Maqedoni, 2-0, M

2: Shqipëri-Maltë, 3-0, M

3: Shqipëri-Maltë, 3-0, M

4: Danimarkë-Shqipëri, 3-1, Z

5: Shqipëri-Kazakistan, 2-1, Z

6: Ukrainë-Shqipëri, 2-2, Z

7: Ukrainë-Shqipëri, 2-2, Z

8: Shqipëri-Maqedoni 1-0 M

9: Shqipëri-Bjellorusi, 2-4, Z

10: Shqipëri-Maltë, 3-0, Z

11: Shqipëri-Portugali, 1-2, Z

12: Shqipëri-Qipro, 6-1, M

13: Shqipëri-Danimarkë, 1-1, Z

14: Shqipëri-Mali i Zi 3-2, M

15: Shqipëri-Francë 1-2, Z

16: Luksemburg-Shqipëri 2-1, Z

17: Shqipëri-Katar 2-1, M

18: Shqipëri-Qipro 3-1 Z

19: Shqipëri-Gjeorgji 1-2 M

Golat sipas ekipeve: Malta (3), Danimarkë (2), Ukrainë (2),  Maqedoni (2), Kazakistan (1), Bjellorusi (1), Portugali (1), Qipro (2), Mali i Zi (1), Francë (1), Luksemburg (1), Katar (1), Gjeorgji (1). Golat sipas ndeshjeve: 11 gola në ndeshjet zyrtare, 7 në miqësore

Golashënuesit

19: Erjon Bogdani

14: Alban Bushi

12: Ervin Skela

11: Altin Rraklli,

10: Sokol Kushta, Igli Tare, Hamdi Salihi

8: Adrian Aliaj

7: Bledar Kola

6: Loro Boriçi, Edmond Kapllani, Klodian Duro

5: Ilir Përnaska, Rudi Vata

4: Pal Mirashi, Qamil Teliti, Panajot Pano, Edvin Murati,  Edgar Çani

3: Zihni Gjinali, Mehdin Zhega, Muhedin Targaj, Bedri Omuri, Altin Lala, Altin Haxhi, Florjan Myrtaj

2: Kolec Kraja, Arben Minga, Shkëlqim Muça, Hysen Zmijani, Eduard Abazi, Besnik Hasi, Besart Berisha, Ansi Agolli, Jahmir Hyka, Emiljano Vila, Valdet Rama

1: Aristidh Parapani, Vafsi Biçaku, Skënder Jareci, Refik Resmja, Miço Ndini, Astrit Ziu, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Mihal Gjika, Shqyri Ballgjini, Sefedin Braho, Millan Baçi, Genc Tomori, Agustin Kola, Mirel Josa, Ylli Shehu, Ilir Kepi, Sulejman Demollari, Salvador Kaçaj, Arian Bellai, Anesti Qëndro, Enkelejd Dobi, Ë Pano, Bajram Fraholli, Mahir Halili, Ilir Shulku, Devis Mukaj, Edmond Dalipi, Roland Zajmi, Vioresin Sinani, Ervin Fakaj, Indrit Fortuzi, Mehmet Dragusha, Lorik Cana, Debatik Curri, Armend Dallku, Gjergji Muzaka, Ervin Bulku, Elis Bakaj, Armando Sadiku, Alban Meha, Migjen Basha, Ergys Kaçe

Autogola (1): Rashid (Turqi)

Të dhëna

82 autorë golash në total

1 lojtar ka realizuar 19 gola

1 lojtar ka realizuar 14 gola

1 lojtar ka realizuar 12 gola

1 lojtar ka realizuar 11 gola

3 lojtarë kanë realizuar nga 10 gola

1 lojtar ka realizuar nga 9 gola

1 lojtar ka realizuar nga 8 gola

1 lojtar ka realizuar nga 7 gola

3 lojtarë kanë realizuar nga 6 gola

2 lojtarë kanë realizuar nga 5 gola

5 lojtarë kanë realizuar nga 4 gola

8 lojtarë kanë shënuar nga 3 gola

12 lojtarë kanë realizuar nga 2 gola

41 lojtarë kanë shënuar nga 1 gol