2017 do jetë viti i fundit për beqarinë e Mesit, në diskutim ftesa për Christiano Ronaldon

393
Sigal

Në 2017 Lionel Messi  do t’i japë fund “beqarisë” pasi ka vendosur të martohet me Antonella Rocuzzo, nënën e dy fëmijëve të tij. Padyshim që pikëpyetja më e madhe përsa i përket të ftuarve është nëse “pleshti” do t’ja dërgojë ftesën rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldos.

“Sport.es” në Spanjë nuk ka dyshime. Lionel Messi ruan marrdhënie të mira me Ronaldon përtej fushës së lojës dhe padyshim që portugezi do të jetë nga të ftuarit e veçantë atë ditë.

Ylli argjentinas i Barcelonës dhe partnerja e tij prej 10 vitesh, nënë e dy djemve të tij, Thiago dhe Mateu, do të formalizojnë marrëdhëniet e tyre të gjatë. Lionel Messi dhe Antonella Rocuzzo do të martohen në vitin 2017.

Burimet mediatike kanë shpjeguar se të afërt me familjen e lojtarit e kanë zbuluar këtë fakt, por jo datën apo vendin e saktë, ku do të ngjitet në altar çifti i njohur. Nuk ka dyshime për një gjë, se dasma do të mbahet në Rosario, vendin e lindjes së të dyve, në Argjentinë.