1800 do jetë numri i tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Danimarkës më 4 shator

548
Federata Daneze ka bërë të ditur numrin e tifozëve kuqezinj të cilët do të marrin pjesë në ndeshjen e kthimit në mbështetje të Kombëtares në Kopenhagen ndaj Danimarkës më 4 shator. 1800 është numri i biletave të ofruara nga Federata Daneze për këtë ndeshje. Ndeshja e cila do të luhen më datë 4 shator ndaj Danimarkës për eliminatoret e europianit Francë 2016. Ky numër tifozësh pjesëmarrës në ndeshjen e kthimit ka tejkaluar shifrën 5 për qind që u rezervohet në këto raste skuadrave mike.
Menjëherë mbas vendimit të lëshuar nga Federata Daneze, Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj online, njofton të gjithë tifozët kuqezinj të interesuar për të ndjekur sfidën Danimarkë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Telia Parken” të Kopenhagenit. Sektorët e parashikuar për tifozerinë shqiptare janë ato D1 dhe D2 dhe çmimi për këtë kategori do të jetë 34 euro. Tifozët që duan të mbështesin Kombëtaren në këtë ndeshje, mund t’i blejnë biletat pranë zyrave qendrore të FSHF-së ose online. 
FSHF gjithashtu ka bërë me dije se nuk do të jepen më shumë se dy bileta për person, duke qenë se dhe numri i kërkesave të tifozëve kuqezi është mjaft i madh. Për blerjen e biletave nevojitet pasja e kartës së identiteti në momentin që do të blihet bileta, pasi lista përfundimtare e tifozëve kuqezinj të pranishëm në stadium, do t’i dërgohet Federatës Daneze të Futbollit dhe autoriteteve të sigurisë së stadiumit të Kopenhagenit.
Sigal