15 skuadrat më të pasura sipas Forbes

701
6 super ekipet Barcelona, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid janë nga skuadrat që përfitojnë më shumë të ardhura nga rrjetet sociale dhe marketingu për ndeshjet. Forbes bën të ditur se ka realizuar 12 renditje të skuadrave më të pasura dhe rezulton se real Madriti ka kryesuar listën në 3 vite. Kjo si për ndeshjet e fituara ashtu dhe për marketingun e krijuar. 
Real Madrid, klubi më i pasur me 3.26 miliard USD, Barcelona renditet e 4 me 3.16 miliardë
Skuadrat e futbollit qëndrojnë në majën e renditjes jo vetëm përsa I përket shikueshmërisë, por dhe shumave financiare që zotërojnë. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” publikoi dje klasifikimin e 15 klubeve më me vlerë në të gjitha sportet dhe Los Blancos me një vlerë prej 3.26 miliardë dollarësh janë në krye të listës. Pas spanjollëve vijnë Dallas Coëboys skuadër e futbollit amerikan dhe Neë York Yankees në kuotën e 3.2 miliardë dolarëve dhe pas treshes së podit vijnë skuadrat e futbollit.
Barcelona renditet në vendin e katërt me 3.16 miliardë dollarë dhe pas klubit katalanas në vendin e pestë ndodhet Mancghester United me një vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh. Dhjetëshen e parë e mbyll Los Angelos Lakers, Neë Englanmd Patriots, Neë York Knickcs, Los Angeles Dodgers dhe Ëashington Redskins. Menjëherë pas tyre, në vendin e 11 renditet Bajerni i Mynihut me një vlerë prej 2.35 miliardë dollarësh. Menjëherë pas bavarezëve vjen një tjetër sërë skuadrash amerikane që bëjnë padronët për sa i përket financave si meritë e strategjive të tyre të biznesit. 
Klasifikimi I plotë
1. Real Madrid: 3,26 miliard USD
2. Dallas Cowboys: 3,2 miliard USD
3. New York Yankees: 3,2 miliard USD
4. Barcellona: 3,16 miliard USD
5. Manchester United: 3,1 miliard USD
6. Los Angeles Lakers: 2,6 miliardi di dollari
7. New England Patriots: 2,6 miliard USD
8. Neë York Knicks: 2,5 miliard USD
9. Los Angeles Dodgers: 2,4 miliard USD
10. Washington Redskins: 2,4 miliard USD
11. Bayern Monaco: 2,35 miliard USD
12. Boston Red Sox: 2,1 miliard USD
13. New York Giants: 2,1 miliard USD
14. Chicago Bulls: 2 miliard USD
15. San Francisco Giants: 2 miliard USD 
Sigal