15 rekorde të reja kombëtare

677
Sigal

Kampionati Kombëtar i Notit/ Fituesit “Te Stela”, Tirana, Klea Konoplevia, Anxhela Kashari dhe Klavio Meça

Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj dhe të Rritur përfundoi dje, me garat e ditës së dytë në “Akuadromin” e Tiranës. 13 rekorde të reja kombëtare për të rinj dhe dy për të rritur, ky është bilanci i garave dyditore në pishinën olimpike. Në përfundim të aktivitetit, ekipi më i mirë për të reja u shpall “Te Stela” me 161 pikë, ndërsa për të rinj “Tirana” me 220 pikë. Edhe për të rritur ishin po këto dy ekipe fituese: “Te Stela” me 146 pikë dhe “Tirana” me 223 pikë. Për femra, notarja më i mirë për të reja doli Klevia Konoplevia e Teuta Swimming, ndërsa për të rritura, Anxhela Kashari (ALB); për meshkuj notari më i mirë, si për të rinj ashtu dhe për të rritur doli Klavio Meça i “Te Stela”, i cili e mbylli dje garën edhe me një rekord të ri kombëtar në 1500 meta stil i lirë për të rinj dhe të rritur, teksa vendosi kohën e re 17’31”90. Rekordi i vjetër mbahej nga Klajdi Naska, me kohën 17’49”92, i vendosur në vitin 2007. Rekord të ri kombëtar për të rritura vendosi edhe rekordmenia e njohur, Rovena Marku, me kohën 21”28”44 në 1500 m stil i lirë për femra. E veçanta e garës së saj, ishte se notoi në pishinë së bashku edhe me tre meshkuj, por duke mbetur pas tyre edhe pse ishin më të rinj në moshë. Në ditën e dytë u thyen edhe katër rekorde të tjera. Kështu, në garën 50 m shpinë, Ledia Allaraj e Partizanit theu rekordin e U-10, me kohën e re 42”96, ndërkohë që Klea Konoplevia e kishte këtë kohë në 44”15. Ledia Allaraj përmirësoi edhe kohën e saj në 50 m delfin, nga 40”04 në 38”17. Ergi Veli i Partizanit vendosi dy rekorde të reja për meshkuj U-12: në 100 metra bretkosë me kohën e re 1’22”43 dhe në 200 m bretkosë me 2’55”79, duke përmirësuar kohën e tij nga 3’00”70. Nga specialistët e notit ky kampionat u vlerësua si i suksesshëm. Në kampionat morën pjesë 150 sportistë, përfaqësues të 15 ekipeve dhe shoqatave nga Tirana (6), Saranda (3), Durrësi (2), Vlora (2), Shkodra (1): KSHS Teuta, Tornado, Saranda Not, Teuta Sëimming, Vllaznia, Ëillson, Tirana Delfin Sport, Butrinti, Shoqata e Sporteve të Ujit, Tradita, Partizani, Jon Vlorë dhe Tirana Alb Sport. Në Kupën e Shqipërisë, të zhvilluar në muajin korrik, për meshkuj vendin e parë Tirana me 283 pikë, ndërsa më i miri doli Eduard Cane (Tirana) me 2116 pikë FINA. Për ferma, vendin e parë si ekip e meritoi “Te Stela” me 146 pikë, ndërsa si sportistja më e mirë doli Anxhela Kashari (Tirana Delfin Sport) me 2233 pikë FINA.

REKORDET E KAMPIONATIT

TË RINJ

FEMRA

U-10/ Ledia Allaraj 50 m stil i lirë 35″14

U-10/ Ledia Allaraj 200 m katërnotim 3’21″57

U-10/ Ledia Allaraj 100 m stil i lirë 1’19″80

U-10/ Sonia Kapedani 50 m bretkosë 47″41

U-10/ Ledia Allaraj 50 m shpinë 42″96

U-10/ Ledia Allaraj 50 m delfin 38″17

MESHKUJ

U-14/ Binald Mahmuti 200 m katërnotim 2’29″97

U-12/ Ergi Veli 100 m brektosë 1’22″43

U-12/ Ergi Veli 200 m brektosë 2’55″79

U-11/ Klejdi Kadiu 400 m stil i lirë 5’44″72

U-12/ Ergi Veli 50 m delfin 33″74

U-10/ Xhoi Lavdaniti 50 m delfin 38″72

U-10/ Xhoi Lavdaniti 50 m bretkosë 46″04

U-16/ Klavio Meça 1500 m stil i lirë 17’31”90

TË RRITURA

Rovena Marku 1500 m stil i lirë 21’28”44

TË RRITUR

Klavio Meça 1500 m stil i lirë 17’31”90

FITUESIT

EKIPET MË TË MIRA

Te reja: “Te Stela” (161 pikë)

Të rinj: Tirana (220 pikë)

Te rritura: “Te Stela” (146 pikë)

Të ritur: Tirana (223n pikë)

NOTARËT MË TË MIRË

Te reja: Klea Konoplevia (Teuta Sëimming)

Të rinj: Klavio Meça (“Te Stela”)

Te rritura: Anxhela Kashari (“Te Stela”)

Të ritur: Klavio Meça (“Te Stela”)

RËZULTATET TEKNIKE TË DITËS SË DYTË

Të reja

50 m shpinë          Kerolajn Kola (Tradita)    36”40

100 m bretkosë       Kejt Mustafaraj (Uillson)  1’25”96

100 m delfin         Kerolajn Kola (Tradita)    1’17”77

400 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Sw) 5’00”70

200 m bretkosë       Nikol Merizaj (Te Stela)   3’07”66

50 m delfin          Kerolajn Kola (Tradita)    33”30

100 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    1’18”18

4×200 m stil i lirë  Te Stela                   10’33”25

SI EKIP: TE STELA 161 PIKË

Sportistja më e mirë: Klea Konoplevia (Tradita) 2035 pikë FINA

Të rinj

50 m stil i lirë           Henri Koçi (Tirana)        26”18

200 m delfin         Binald Mahmuti (Tirana)    2’39”66

100 m shpinë         Dhimitër Noçka (Teuta)     1’14”56

100 m bretkosë  Endi Këlliçi (Tirana)           1’16”31

4×200 m stil i lirë  Tirana                     9’34”37

200 m shpinë         Kristi Kapllani (Tirana)   2’35”40

100 m stil i lirë    Henri Koçi (Tirana)        58”70

1500 m stil i lirë   Klavio Meça (Te Stela)     17’31”90

200 m bretkosë  Endi Këlliçi (Tirana)           2’43”38

4×100 m e përzier    Teuta Sëimming             4’56”21

SI EKIP: TIRANA 220 PIKË

Sportisti më i mirë: Klavio Meça (Te Stela)          2176 pikë FINA

Të rritura

50 m shpinë          Anxhela Kashari (ALB)      33”83

100 m bretkosë       Kejt Mustafaraj (Uillson)  1’25”96

100 m delfin         Kerolajn Kola (Tradita)    1’17”77

400 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Sw.)     5’00”70

4×100 m stil i lirë  Te Stela                   4’50”50

200 m bretkosë       Patricia Cani (Partizani)  3’00”65

50 m delfin          Anxhela Kashari (ALB)      29”57

1500 m stil i lirë   Rovena Marku (Teuta Sw.)   21’28”44

100 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    1’18”18

4×200 m stil i lirë  Te Stela                   10’33”25

SI EKIP: TE STELA 146 PIKË

Sportistja më e mirë: Anxhela Kashari (ALB)     2243 pikë FINA

Të rritur

50 m stil i lirë           Eduard Cane (Tirana)       25”94

200 m delfin         Aidi Qyqja (Tirana)        2’19”59

100 m shpinë         Dhimitër Noçka (Teuta)     1’14”56

100 m bretkosë       Endi Këlliçi (Tirana)      1’16”31

4×200 m stil i lirë  Tirana                     8’53”54

200 m shpinë         Kristi Kapllani (Tirana)   2’35”40

100 m stil i lirë    Eduard Cane (Tirana)       57”14

1500 m stil i lirë   Klavio Meça (Te Stela)     17’31”90

200 m bretkosë       Endi Këlliçi (Tirana)      2’43”38

4×100 e përzier      Tirana                     4’36”91

SI EKIP: TIRANA 223 pikë

Sportisti më i mirë: Klavio Meça (Te Stela)          2176 pikë FINA

HISTORIA

Kampionati i parë, në vitin 1931

 Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri. Kampionati u zhvillua në det të hapur, në molin e Durrësit

INTERVISTAT

 Anxhela Kashari, ëndrra quhet “RIO 2016”

 Anxhela Kashari u shpall notarja më e mirë për të rritura në Kampionatit Kombëtar. Sportistja e spikatur e “Te Stela” vlerësohet si një nga notaret më të ardhme.

 – Anxhela, urime për çmimin. Si do ta vlerësonit performancën tuaj në këtë kampionat?

– Ishte një kampionat me rezultate të kënaqshme për mua në vitin 2013, pavarësisht se kam pasur edhe më të mirë në disa gara më përpara. Jam i sigurt se do të kem rekorde të reja.

– Më keni rivalizoni më shumë në garat e tua?

– Për të qenë e sinqertë, nuk kam rivalë. Ose, më mirë rivalja ime është vetja ime. Synoj të përmirësoj gjithmonë kohët e mia.

– Ju keni përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin e Barcelonës, të zhvilluar para disa javësh…

– Kam qenë edhe në Botërorin në pishinë 25-metërshe, por në pishinat 50-metërshe është diçka e veçantë, një sfidë më e madh, pasi ne vetëm pak kohë stërvitemi në Shqipëri në ato pishina, gati 3 muaj. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, pasi takova idhujt e mi më të mëdhenj, por dhe koha ime ishte e kënaqshme.

– Lojërat Olimpike Rinore janë vitin e ardhshëm. Sa të përgatitur e ndjeni veten?

– Po përgatitem me shumë seriozitet. Është ëndrra ime pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014”, në Kinë. Është mundësia ime e fundit, pasi pjesëmarrja në të ka si kriter edhe moshën.

– Noti vazhdimisht merr pjesë në Lojërat Olimpike Verore, ato të radhës janë në Brazil në vitin 2016. A është synimi juaj, pjesëmarrja?

– Sigurisht, jam e bindur se me punë mund të arrij rezultate më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen atje. Në garat ku garoj, rekordet janë të miat.

Rovena Marku, kampione dhe rekordmene

 Rovena Marku ishte në këtë kampionat, edhe si trajnere e ekipit të Tornados, por dhe si notare. Një rikthim pas katër vitesh mungesë e rekordmenes së vjetër, por dhe të re, pasi vetëm dje ajo vendosi një rekord të ri në 1500 m stil i lirë, duke fiksuar kohën e re 21’28”44. Ajo garoi në shtatë disiplina.

 – Rovena, një rikthim i suksesshëm. Pas sa vitesh jeni sërish në garë?

– Pas katër vitesh, për herë të fundit kam garuar në vitin 2009. Por, nuk jam larguar kurrë nga uji, pavarësisht se gjatë asaj kohe nuk jam stërvitur. Uji është pjesë e pandashme e ditës sime. Është në çdo gjë. Rikthimi im si kampione në podium është si pasojë e një pune të madhe.

– Tani jeni edhe në rolin e trajneres…

– Ekipi im quhet Tornado. Janë disa fëmijë nga mosha 5 deri 14 vjeç. Ndihem shumë krenare për to. Kam një mbështetje të madhe nga prindërit e tyre. Është një ekip që po rritet.

– A shihni ndonjë talent në ekipin tuaj?

– Sigurisht, ka disa me premisa shumë të mira. Dëshiroj të rris kampionë.

– Ju keni qenë për shumë vite, një nga notaret më të mira shqiptare, duke qenë pjesëmarrëse dhe në Lojërat Olimpike.

– Po, kam marrë pjesë në “Athinë 2004” dhe Pekin 2008”. Rikthimi im është një mesazh se, me punë mund të arrihet gjithçka. Rekordi i ri që vendosa në 1500 m stil i lirë e tregon këtë.

– Dy nga sportistet më të mira për momentin janë Anxhela Kashari dhe Noel Borshi. Si do t’i vlerësonit?

 – Janë dy notare të perspektivës. Janë me të ardhme, por u duhet shumë punë.

* * * / ** *

Klea Konoplevia, “sirena” e notit

 Klea Konoplevia u shpall sportistja më e mirë për të reja, me 2035 pikë FINA, duke merituar edhe komplimentet e trajnerëve dhe specialistëve. Ëndërron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” dhe në projektin e largët janë Lojërat Olimpike.

 – Klea, merituat vlerësimin si notarja më e mirë për të reja. Cilat janë emocionet?

– Jam shumë e lumtur. Emocionet nuk mungojnë kurrë. Kam punuar shumë për këtë ditë.

– Garuat në shumë disiplina…

– Kam garuar në disa disiplina në këtë kampionat, por preferenca ime është për garat e gjata, atje e ndjej veten më mirë.

– A ndjeni rivalitetin?

– Sigurisht që, nuk mungojnë. I bëjnë garat më të bukura, sidomos kur përballesh me më të rritura.

– Cilat janë ëndrrat e tua më të mëdha?

– Të marr pjesë në evenimentet madhore, në Lojërat Olimpike Rinore, pse jo dhe në Lojërat Olimpike.

– Sa kohë i kushtohesh notit?

– Stërvitem dy herë në ditë në verë, dhe një herë në dimër.

– Sa vjet keni që merrni me not?

– Është sporti që, unë e dashuroj. Kam filluar të stërvitem qysh në moshën pesë vjeç. Tani është pasioni im.

– Cila është idhulli juaj?

– Notarja italiane, Federika Pelegrini. Është shembulli më i mirë.

– Po, në Shqipëri?

– Rovena Marku, “bisha” e notit.