15 fakte nga Kombëtarja përpara sfidës me Zvicrën

534
Sigal

Luhet Zvicër-Shqipëri, por të dyja skuadrat numërojnë së bashku 13 lojtarë nga Kosova

Pas fitores 3-1 kundër Qipros, Shqipëria është gati kundër Zvicrës, për ndeshjen e dytë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2014, finalet e të cilit do të luhen në Brazil. Një sfidë shumë intriguese, vetëm po të mendosh se, në fushë do të jenë, jo pak por 13 lojtarë kosovarë: tetë në ekipin e Shqipërisë: Samir Ujkani, Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Armend Dallku, Alban Meha, Burim Kukeli dhe Ahmed Januzi, ndërkohë që tek zviceran janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi. Shqipëria vjen në përballjen e dytë në këto kualifikues pas fitores së bujshme kundër Qipros (3-1), me golat e Armando Sadikut, Edgar Çanit dhe Erjon Bogdanit. Ndeshja kundër Zvicrës do të jeta e pesta historike me këtë kundërshtar, ku në të katër të parat kemi arritur 1 barazim dhe 3 humbje, e fundit 3-2 në vitin 2003. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta, nga 3, pasi dhe Zvicra fitoi 2-0 me Slloveninë në Lubjanë. Në dy takimet e fundit kundër Zvicrës, ato për eliminatoret e Euro 2004-s, në barazimin 1-1 në Tiranë, në stolin e Shqipërisë ishte italiani Xhuzepe Dosena, ndërsa në humbjen 3-2 në Gjenevë ishte gjermani Hans-Peter Brigel. Kështu që, Xhani De Biazi është trajneri i tretë i huaj që do të ndeshet kundër Zvicrës, ndërkohë që në dy takimet e tjera i përkasin Zyber Konçit dhe datohen në vitin e largët 1965, ku i humbëm të dyja ndeshjet: 2-0 në Tiranë dhe 1-0 në Gjenevë. Përpara sfidës me Zvicrën, gazeta “Telegraf” paraqet 15 fakte e statistika ne lidhje me Kombëtaren tonë.

NDESHJA E DYTË – Kundër skuadrës zvicerane të drejtuar nga gjermani Otmar Hitcfeld kjo do të jetë ndeshja e dytë e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2014.  Sfida e parë ishte ajo kundër Qipros, e fituar me rezultatin 3-1, me golat e Armando Sadikut, Edgar Çanit dhe Erjon Bogdanit

RENDITJA NË FIFA – Përpara sfidës së të martës së 11 shtatorit, Shqipëria renditet e 84-ta në FIFA, ndërsa Zvicra e 20-ta, duke qenë ajo më e mira e grupit tonë, E, ku ndodhen edhe Norvegjia, Sllovenia, Qipro dhe Islanda. Kur u ndeshën në Gjenevë, më 11 qershor 2003, në takimin e fituar 3-2 nga Zvicra, Shqipëria renditej e 88-ta në FIFA, ndërsa Zvicra e 40-ta.

BILANCI DIREKT – Shqipëria dhe Zvicra janë ndeshur katër herë midis tyre, dhe të gjitha takimet kanë qenë zyrtare. Bilanci është i keq për vendin tonë: 1 barazim dhe 3 humbje. Konkretisht: dy humbje për eliminatoret e Botërorit 1966: 2-0 në Tirana dhe 1-0 në Gjenevë; një barazim 1-1 në Tiranë dhe një humbje 3-2 në Gjenevë për kualifikueset e Euro 2004.

PIKËT NE GRUPIN E – Pas ndeshjes së parë në këto kualifikuese, Shqipëria dhe Zvicra kanë grumbulluar nga 3 pikë, pasi i kanë fituar takimet respektive: Shqipëria 3-1 me Qipron, ndërsa Zvicra fitoi 2-0 në Slloveni. Po tri pikë ka dhe Islanda, që nën drejtimin e suedezit Lars Lagerbak fitoi befasisht 2-0 me Norvegjinë, të vlerësuar si koka e grupit tonë. Shqipëria kryeson renditjen, për shkak të golaverazhit 3-1.

SHQIPTARËT E KOSOVËS – Në stadiumin e Lucernit, ky do të luhet Zvicër-Shqipëri janë të gatshëm për të dyja skuadrat jo pak, por  por 13 lojtarë kosovarë: tetë në ekipin e Shqipërisë: Samir Ujkani, Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Armend Dallku, Alban Meha, Burim Kukeli dhe Ahmed Januzi, ndërkohë që tek zviceran janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

NDESHJA E 86-të –  Takimi i 11 shtatorit kundër Zvicrës do të jetë ndeshja e 86-të e përfaqësueses për eliminatoret e Kampionateve Botërore. Në 85 të parat, Shqipëria ka regjistruar 12 fitore, 11 barazim dhe 62 humbje. Për eliminatoret e europianëve Shqipëria ka zhvilluar 83 ndeshje: 12 fitore, 20 barazime dhe 51.

REZULTATET “1-X-2”  – Fitorja e fundit e Shqipërisë në një ndeshje zyrtare, është ajo me Qipron (3-1, më  7 shtator 2012), me golat e Armando Sadikut, Edgar Çanit dhe Erjon Bogdanit. Për herë të fundit ka barazuar 1-1 me Rumaninë (11 tetor 2011, gol i Hamdi Salihit, me Josip Kuzhen në bankinë), ndërsa për herë të fundit ka humbur 3-0 me Francën në Paris (më 7 tetor 2011).

BILANCI I DE BIAZIT – Trajneri italian e ka drejtuar deri tani Shqipërinë pesë ndeshje, katër miqësore dhe një zyrtare, duke pasur në bilancin e tij: tri fitore, një barazim dhe një humbje. Bilanci më i mirë i një trajneri të Shqipërisë në pesë ndeshjet e para: Gjeorgji-Shqipëri 2-1 (në Tbilisi),  Katar-Shqipëri 1-2 (në Madrid), Iran-Shqipëri 0-1 (në Stamboll) dhe Shqipëri-Moldavi 0-0 (në Tiranë) dhe Shqipëri-Qipro 3-1 (në Tiranë), golaverazhi pozitiv 7-4.

I NJËMBËDHJETI – Italiani Xhani De Biazi është trajneri i 11-të i huaj që drejton të paktën (në protokoll) një ndeshje ndërkombëtare në stolin e Shqipërisë. Dhjetë të tjerët janë serbi Ljubisha Broçiç, hungarezi Miklosh Vadas, rusi Nikolai Lukshinov, italiani Xhuzepe Dosena, gjermani Hans-Peter Brigel, kroati Oto Bariç, kroati Slavko Kovaçiç, holandezi Ari Han, kroati Josip Kuzhe dhe boshnjaku Xhemal Mustedanagiç.

KATËR TRAJNERË – Xhani De Biazi do të jetë trajneri i katërt i Kombëtares shqiptare që do të përballet me Zvicrën, duke marrë parasysh protokollin zyrtar të ndeshjes. I pari ka qenë Zyber Konçi dhe ndeshjet datohen në vitin e largët 1965, ku i humbëm të dyja ndeshjet: 2-0 në Tiranë dhe 1-0 në Gjenevë. Në dy takimet e fundit kundër Zvicrës, ato për eliminatoret e Euro 2004-s, në barazimin 1-1 në Tiranë, në stolin e Shqipërisë ishte italiani Xhuzepe Dosena, ndërsa në humbjen 3-2 në Gjenevë ishte gjermani Hans-Peter Brigel.

MOSHA MESATARE – Duke parë lojtarët e thirrur nga trajneri Xhani De Biazi, mosha mesatare e Shqipërisë është 26.7 vjeç. Me i moshuari te Shqipëria është sulmuesi Erjon Bogdani, 35 vjeç, ndërkohë që më i të rinjtë në moshë janë Armando Sadiku dhe  Odise Roshi, nga 21 vjeç, por Sadiku është pesë ditë më i vogël se Roshi: Odiseja ka lindur, më 22 maj 1991, ndërsa Armandoja më 27 maj 1991.

10 KAMPIONATE – Lojtarët e thirrur nga Xhani De Biazi luajnë në dhjetë kampionate të ndryshme: Shqipëri (6: Orges Shehi, Tefik Osmani, Renato Arapi, Sabien Lilaj, Franc Veliu, Gilman Lika); Azerbajxhan (1: Ansi Agolli); Itali (3: Samir Ujkani, Lorik Cana, Erjon Bogdani); Gjermani (3: Alban Meha, Odise Roshi, Mërgim Mavraj), Ukrainë (2: Armend Dallku, Ahmed Januzi); Suedi (1: Etrit Berisha); Zvicër (3: Jahmir Hyka, Burim Kukeli, Armando Sadiku), Greqi (2: Andi Lila, Emiljano Vila); Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1: Hamdi Salihi) dhe Irani (1: Ervin Bulku). I vetmi lojtar pa skuadër është Edgar Çani, kartoni i të cilit ka mbetur peng te Polonia Varshavë.

26 LOJTARË – Trajneri Xhani De Biazi në pesë ndeshjet e para të tij me Shqipërinë, ato kundër Gjeorgjisë, Katarit, Iranit, Moldavisë dhe Qipros ka aktivizuar 26 lojtarë të ndryshëm, ku vetëm shtatë prej tyre janë aktivizuar në të pesë takimet. Në ndeshjen kundër Qipros e veshën për herë të parë fanellën e Shqipërisë, mesfushori i Padebornit, Alban Meha, dhe ai i Zyrihut, Burim Kukeli.

TRE AUTORË GOLASH – Armando Sadiku, i cili e nisi për herë të parë si titular, është autori i golit të parë në këto eliminatore dhe lojtari i 41-të që shënon të paktën një gol me Shqipërinë. Dy zëvendësuesit, Edgar Çani dhe Erjon Bogdani janë autorët e dy golave të tjerë të Kombëtares në fitoren 3-1 kundër Qipros. Për Edgar Çanin ai ishte goli i dytë me Shqipërinë, pas atij me Gjeorgjinë, ndërsa për Erjon Bogdanin, i 17-ti në 70 ndeshje, duke e rritur diferencën me Alban Bushin, që mban vendin e dytë me 14 gola.

10 GOLASHENUES – Nga grupi aktual të thirrur kundër Zvicrës, janë të paktën 10 lojtare që kanë shënuar të paktën një gol me përfaqësuesen. Erjon Bogdani kryeson me 17 gola, i ndjekur nga Hamdi Salihi me 9. Golashënuesit e tjerë janë Lorik Cana (1), Armend Dallku (2), Jahmir Hyka (2), Edgar Çani (2), Ervin Bulku (1), Emiljano Vila (2), Armando Sadiku (1).