128 rivalë, 4 numra të ndryshëm, 1 ekip i preferuar. 33 gjëra që nuk dini për Cristiano Ronaldo-n

660
1 – Golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e La Liga-s
Cristiano Ronaldo ka realizuar 294 gola në 274 ndeshje. Është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kompeticionit.
2 – Nuk ka shënuar në dy kompeticionet
Ronaldo ka luajtur në Portugali, Angli dhe Spanjë. Ai ka sëhnuar në të gjitha kompetcionet që ka marrë pjesë, me përjashtim të Superkupës së Anglisë dhe Europa League. Në të parën ka luajtur një ndeshje dhe në të dytën ka luajtur dy, por pa shënuar.
3 – 99 dygolësha
Ronaldo ka shënuar 99 dygolësha në karrierën e tij. 73 me Real madrid, 25 me Manchester United dhe një me Sporting.
4 – Golashënuesi më i mirë i Portugalisë
Ai është golashënuari më i mirë i Portugalisë: 79 gola në 147 ndeshje.
5 – Sevilla, ekipi i preferuar
Ronaldo ka realizuar 27 gola në 18 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, kundër Sevilla.
6 – Golashënuesi më i mirë i Real Madrid
As Di Stefano, as Raul, as Puskas, as Santillana. Golashënuesi më i mirë në historinë e Real madrid është Cristiano Ronaldo: 427 gola në 421 ndeshje.
7 – Terrori i Gorka-s
Gorka Iraizoz është portieri që ka pësuar më shumë gola nga Ronaldo. Portieri bask ka luajtur 14 ndeshje kundër tij dhe ka pësuar 15 gola.
8 – Ka realizuar 18 gola në finale
Cristiano ka marrë pjesë në 13 finale në nivel klubesh, duke realizuar 18 gola.
9 – Tri herë fitues i Pichichi-t
Ronaldo e ka fituar Pichichi në 2010/11, 2013/14 dhe 2014/15. Viti i fundit ka qenë sezoni i tij më i mirë në La Liga: 48 gola.
10 – Pesë herë fitues i Topit të Artë
Bashkë me Messi-n, ai është lojtari që ka fituar më shumë herë Topin e Artë.
11 – 6 herë golashënuesi më i mirë i Champions League
Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Champions League në pesë sezone radhazi. Në total, ai ka dalë gjashtë herë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.
12 – 61 gola në një sezon
Në sezonin 2014/15, Ronaldo ka realizuar numrin më të madh të golave në karrierën e tij, duke kaluar 60 golat e realizuar në sezonin 2011/12.
13 – 12 sezone me më shumë se 20 gola
Qe nga sezoni 2006/07, Ronaldo ka realizuar më shumë se 20 gola. Në sezonin aktual ka shënuar 21.
14 – Lojtari me më shumë penallti të shënuara
Ronaldo ka realizuar 77 nga 90 penalltitë që ka goditur.
15 – 53 gola nga goditje dënimi
Ronaldo ka realizuar 53 gola me goditje dënimi, duke përfshirë edhe shtatë me Portugalinë. 33 i ka shënuar më fanellën e Real Madrid.
16 – 107 gola me kokë
Një specialist i lojës në ajër. Ai ka shënuar 107 gola gjatë karrierës së tij me kokë, duke përfshirë edhe 65 me Real Madrid.
17 – Debutimi në 2002-in
Ai ka debutuar si futbollist profesionit në 14 gushtin e 2002-it me Sporting. Kundërshtari i parë ka qenë Inter, në një ndeshje eliminatore për Champions League. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe ai ishte 17 vjeç.
18 – Lojtari i parë me 100 gola ën Champions League
Ronaldo është bërë lojtari i parë me 100 gola të realizuar në Champions League. Aktualisht është në kuotën e 115 realizimeve, duke llogaritur edhe fazën eliminatore. 99 nga këto gola i ka realizuar me Real-in.
19 – Ndeshjet radhazi me gol në La LIga
Në sezonin 2014/15, ai ka shënuar 19 gola në 10 ndeshje të njëpasnjëshme, një rekord për një lojtar të Real Madrid.
20 – Debutim me kombëtaren në moshën 17 vjeç
Në moshën 17 vjeç, ai ka debutuar me kombëtaren e Portugalisë në një ndeshje kundër Kazakistanit.
21 – Dy ndeshje me pesë gola
Nuk është e lehtë të realizosh më shumë se katër gola në një ndeshje. janë të paktë lojtarët që mund të krenohen me faktin se e kanë realizuar një gjë të tillë. Cristiano ka realizuar pesë gola në dy ndeshje. Kundër Granada-s dhe kundër Espanyol.
22 – 331 gola me këmbën e djathtë
Golat e tij kanë ardhur nga çdo pozicion dhe me të dyja këmbët. Gjithsesi, është e djathta që duhet të konsiderohet si këmba e mirë, duke parë se ka realizuae 331 gola me të.
23 – 34 përballje me Messi-n
Cristiano dhe Messi, dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, janë përballur në 34 ndeshje. Argjentinasi ka realizuar 20 gola, ndërsa portugezi 18.
24 – Gjashtë kartonë të kuq
Cristiano e ka parë të kuqin gjashtë herë në karrierën e tij. I fundit ka qenë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
25 – Ka mbajtur katër numra të ndryshëm
7 është numri i tij, por nuk ka qenë i vetmi që ka mbajtur gjatë karrierës. Ai ka përdorur edhe 17, 9 dhe 28.
26 – 329 ndeshje me Benzema
Lojtari me të cilin ka luajtur më shumë ndeshje është bemzea. Në krah të francezit, ai ka luajtur 329 herë.

27 – Goli i tij i parë
Në 7 tetor të 2002-it, Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e tij të parë. Ka qenë në një ndeshje të kampionatit kundër Moreirense me Sporting. Në atë ndeshje, ai ka realizuar edhe dygolëshin e parë.
28 – Ka luajtur për 10 trajnerë të ndryshëm
Cristiano ka pasur 10 trajnerë të ndryshëm që nga 2002-shi deri tani.
29 – 11 ndeshje radhazi me gol
Ecuria e tij më e mirë e realizimit të golave të njëpasnjëshëm në të gjitha kompeticione është 11 ndeshje në 2013/14. Në ato ndeshje, ai ka realizuar 15 gola.
30 – 12 tituj
Ka fituar 12 tituj me skuadrat ku ka luajtur. Koleksioni i tij përfshin Kampionatin Europain, Kupën e Botës, Champions League, Superkupa e Europës, Superkupa e Spanjës, Superkupa e Portugalisë, La Liga,
Premier League, Superkupa e Anglisë, Kupa e Anglisë dhe Kupa e Ligës së Anglisë.
31 – Fitorja më e thellë, 10-2
Më dhjetor të 2015-ës, Real Madrid ka fituar 10-2 kundër Rayo Vallecano-s. Është fitorja më e thellë e arritur nga Ronaldo me një ekip. Ai ka shënuar dy gola.
32 – Rekord në një sezon të Champions League
17 golat e realizuar nga Cristiano në sezonin 2013/14 të Champions League janë një rekord për kompeticionin. Atë vit, Real Madrid triumfoi në fund.
33 – 128 kundërshtarë
Ai ka luajtur kundër 128 skuadrave të ndryshme gjatë karrierës së tij, duke përfshirë këtu edhe ndeshje të luajtura me Portugalianë.
Sigal