120 mijë euro, për fitoren në Norvegji

618
Sigal

 Federata e Futbollit shpërblen Kombëtaren për fitoren në Oslo. Pas 50 ditësh, nordikët në Tiranë

  Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së e shpërbleu ekipin Kombëtar me në shumë prej 120 mijë eurosh, për fitoren historike 1-0 me Norvegjinë, në Oslo Triumfi 1-0 i 22 marsit u vendos nga me eurogolin e Hamdi Salihit, do t’i mbushë xhepat e kuqezinjve protagonistë të asaj mbrëmjeje perfekte, që e çoi jo vetëm në vendin e dytë në grup Shqipërinë – me dy pikë më pak se Zvicra-  por, edhe ndezi ëndrrat kuqezi për një vend në finalet e Botërorit të Brazilit. Ky stimul financiar mendohet se, do t’i karikojë ata për të vijuar me këtë ritëm, në pesë ndeshjet e mbetura, ku vetëm dy prej tyre do të luhen në vendin tonë (Norvegji dhe Zvicër), pasi tri të tjera do të luhen në transfertë (Islandë, Slloveni, Qipro). Kështu, Federata synon që gati 50 ditë para ndeshjes me Norvegjinë, tepër kyçe për ecurinë e ekipit të Xhani De Biazit, të shpërblejë lojtarët me një shumë të konsiderueshme. Stafi drejtues i kombëtares e ka shpërblimin e vet të parashikuar sipas kontratës së lidhur përpara fillimit të edicionit, pra është jashtë kësaj shume. Komiteti Ekzekutiv mori edhe disa vendime të tjera. Kështu, u bë zëvendësimi i legjendës vlonjate, Alfred Zijai, të ndarë nga jeta disa javë më parë, nga një sëmundje e pashërueshme. Në vend të ish-lojtarit të Flamurtarit dhe Kombëtares, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, nën drejtimin e presidentit mori vendim që pasuesi të jetë kandidati i parë më i votuar në listën e zgjedhjeve në Asamblenë Zgjedhore të vitit 2010, Lulëzim Minxhozi. Duke u nisur nga intensiteti i ndeshjeve dhe koha e shtrimit të tapetit të mëparshëm në stadiumet e Fierit dhe të Durrësit, Komiteti Ekzekutiv vendosi që ato të zëvendësohen me tapete të rinj me bar natyral. Një “dhuratë” e tillë me rastin e rikthimit në Superiore, FSHF-ja ka menduar t’ia bëjë edhe Partizanit. Legjendës së kuqe do t’i jepet tapeti me bar artificial për një fushë stërvitore. Për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave u formua një komision i posaçëm, i cili do të ketë si kryetar anëtarin e KE-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarë Kejdi Tomorrim, Endi Hykën, Genc Ymerajn dhe Lazër Matian.

 Eliminatoret “Brazil 2014”

GRUPI E

RENDITJA

Ekipi           N    P

1. Zvicra       5    11

2. Shqipëria    5    9

3. Islanda      5    9

4. Norvegjia    5    7

5. Qipro        5    4

6. Sllovenia    5    3

NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Norvegji    07.06

Slloveni-Shqipëri    06.09

Islandë-Shqipëri           10.09

Shqipëri-Zvicër      11.10

Qipro-Shqipëri       15.10

   Ceremoni lamtumire për Lalën dhe Skelën

 Dy nga emrat më të mëdhenj të Kombëtares shqiptare, ish-kapiteni Altin Lala dhe fantazisti Ervin Skela, do t’i japin lamtumirën fanellës kuqezi, me një ceremoni të denjë për kontributin e pamohueshëm dhe të jashtëzakonshëm që ata kanë dhënë. Pikërisht, më 7 qershori 2013, përpara fillimit të ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Norvegji, një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares sonë, ku do të varen edhe shanset e saj drejt finaleve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, dhe më një stadium të tejmbushur, Lala (37 vjeç) dhe Skela (36 vjeç) do të nderohen edhe me nga një pllakat mirënjohje nga ana e Federatës Shqiptare dhe komuniteti i futbollit.

 Altin Lala                

Mesfushori, tashmë 37 vjeç, ka zhvilluar 79 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar 3 gola

 Ervin Skela

Fantazisti, tashmë 36 vjeç, ka luajtur 75 ndeshje me Kuqezinjtë, duke shënuar 13 gola

 Dede: “Mos e paragjykoni Tiranën!”

 Kategoria Superiore zbret të shtunën në stadiumin “Qemal Stafa” dy nga skuadrat më të titulluara në Shqipëri, Tiranën dhe Vllazninë që si për ironi vijnë në këtë sfidë pa stimuj dhe me objektiva pothuajse të dështuara. Kryeqytetasit me 35 pikë po aq sa edhe shkodranët, nuk gëzojnë një formë të mirë, e diktuar kjo edhe nga shumë faktorë të tjerë jashtë fushës së lojës. Duke u përqendruar në këtë pikë, tekniku i bardhebluve, Nevil Dede kritikon mediat e shkruara, duke theksuar se po tenton të turbullojë ambientin bardheblu. I pyetur për foton e famshme të Dushkut dhe Ahmatajt gjatë një dreke me drejtuesit më të lartë të Vllaznisë, presidentin Çela dhe trajnerin Bushati, Dede preferoi t’i evitonte polemikat. Kreu i stolit të Tiranës, e cilësoi përballjen me Vllazninë si një ndeshje vitrine për futbollin shqiptar, duke premtuar suksesin e skuadrës së tij.

Përsa i përket të ardhmes, tekniku kryeqytetas nuk dha një përgjigje të qartë, duke theksuar se e ardhmja e tij është thjesht takimi i radhës. Kapiteni i Tiranës, shkodrani Gilman Lika, tha se për të ndeshja ndaj Vllaznisë ka një aromë të veçantë. Lidhur me zërat që e adresojnë sulmuesin drejt Shkodrës, ai la një dritare të hapur. Tirana dhe Vllaznia do të përballjen të shtunën në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 17:00.

 KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 23

Sot, 20.04.2013

Shkumbini-Bylis      14:00

Tomori-Laçi          14:00

Tirana-Vllaznia      17:00

Nesër, 21.04.2013

Teuta-Apolonia       14:00

Kastrioti-Luftëtari  14:00

Flamurtari-Skënderbeu 17:00

Besa-Kukësi          17:00

RENDITJA

1    Skënderbeu      52

2    Kukësi          40

3    Flamurtari      39

4    Teuta           39

5    Vllaznia        35

6    Tirana          35

7    Laçi            34

8    Kastrioti       31

9    Bylis           29

10   Besa            27

11   Shkumbini       20

12   Luftëtari       18

13   Tomori          12

14   Apolonia        10

KATEGORIA E PARË

Java 27

Sot, 20.04.2013

Kamza-Besëlidhja           16:00

Naftëtari-Partizani  16:00

Himara-Lushnja       16:00

Gramshi-Ada          16:00

Mamurrasi-Butrinti   16:00

Pogradeci-Elbasani   16:00

Iliria-Tërbuni       16:00

Nesër, 21.04.2013

Dinamo-Burreli       16:00

RENDITJA

1    Lushnja         62

2    Partizani       51

3    Pogradeci       42

4    Mamurrasi       39

5    Tërbuni         37

6    Dinamo          33

7    Himara          33

8    Iliria          33

9    Ada             33

10   Burreli         33

11   Butrinti        33

12   Besëlidhja      31

13   Elbasani        31

14   Kamza           31

15   Gramshi         30

16   Naftëtari       20

Ndryshojnë formatet e kampionateve, rikthehen skemat e shtatë viteve më parë

 12 ekipe në 2013-2014 dhe 10 në 2014-2015

  Skema e kampionatit kombëtar Ekzekutivi i FSHF-së ka marrë vendim edhe për skemën e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore për edicionin 2013-2014. Kampionati elitar në vendin tonë do të përbëhet nga 12 skuadra dhe do të zhvillohet me 3 faza, ndërsa në edicionin 2014-2015 do të përbëhet me 10 skuadra (numri i fazave nuk ndryshon). Për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë, edicioni 2013-2014, do të aplikohet skema me 16 skuadra dhe dy faza, ndërsa më tej, edicioni 2014-2015 do të përbëhet nga 2 grupe me nga 10 skuadra. Sërish me dy faza. Njëzet kampionatet e fundit kanë parë të paktën pesë struktura të ndryshe, duke nisur jo vetëm numri i ekipeve pjesëmarrëse: 10, 12, 14, 16 apo 18, por dhe me 2, 3 apo 4 faza. Po kështu, edhe numri i skuadrave që binin direkt është i ndryshëm, 1, 2, 3 apo dhe 4. Numri minimal i ndeshjeve është 26, ndërsa ai maksimal është 36 (kampionat dhjetë ekipe dhe me katër faza). Shtatë sezonet e fundit nga ai 2006-2007 e deri te ky aktual, 2012-2013, janë zhvilluar me 12 skuadra, ndërkohë kanë pasur tre forma apo skema të brendshme të zhvillimit të tyre: me tre faza dhe dy faza. Edhe versioni i kampionatit me tre faza ka pasur dy skema të zhvillimit të pjesë së tretë të sezonit, në varësi të renditjes: kështu, në sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008, gjashtë ekipet që renditeshin në pjesën e sipërme të tabelës kishin më shumë ndeshje në shtëpi, ndërkohë që ato që renditeshin në “gjashtëshe e dytë” kishin një ndeshje më pak, e shprehur në raportin 6-5. Në sezonet 2008-2009, 2009-2010 dhe 2010-2011 skema e fazës së tretë ishte e paracaktuar në sistemin e vendeve që zinin në përfundim të fazës së dytë skuadrat. Pra, vendi i parë (1) çiftohej me vendi e fundit (12), e kështu me radhë: 2-11, 3-10, 4-9, 5-8, 6-7, duke pasur në javën e fundit si sfida për titull (1-2), ashtu dhe për mbijetesë (11-12).

  Sezoni     E    N    F    B

2012-2013  14   26   2    4

2011-2012  14   26   2    2

2010-2011  12   33   3    2

2009-2010  12   33   3    2

2008-2009  12   33   3    2

2007-2008  12   33   3    2

2006-2007  12   33   3    2

2005-2006  10   36   4    2

2004-2005  10   36   4    2

2003-2004  10   36   4    2

2002-2003  14   26   2    2

2001-2002  14   26   2    2

2000-2001  14   26   2    2

1999-2000  14   26   2    2

1998-1999  16   30   2    3

1997-1998  18   34   2    3

1996-1997  14   26   2    2

1995-1996  18   34   2    2

1994-1995  16   30   2    1

1993-1994  14   26   2    2

Legjenda: E (ekipe), N (ndeshje), F (faza) dhe B (bien direkt)

  KUPA E SHQIPËRISË

Laçi-Bylis, finalja më 17 maj

  Finalja e edicionit të 61-të të Kupës së Shqipërisë, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Bylis dhe Laci, do të zhvillohet më 17 majin 2013 në stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. Koha e zhvillimit të finales së Kupës së Shqipërisë është fiksuar ora 20:00. Fituesi i trofeut do të hyjë në “Librin e Artë” të kompeticionit, si skuadra e dhjetë që fiton një Kupë të Shqipërisë, duke u bashkuar kështu me Tiranën (15 trofe), Partizanin (15), Dinamon (13), Vllazninë (6), Flamurtarin (3), Teutën (3), Elbasanin (2), Apoloninë (1) dhe Besën (1). Fituesit i Kupës do të marrë pjesë në Ligën e Europës, teksa do të përfitojë 5 milionë lekë nga FSHF-ja dhe 90 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Serbi Popoviç, presion Memelit për “Këpucën e Artë”

 Edhe pse Flamurtari dhe presidenti Shpëtim Gjika investuan shuma ta konsiderueshme, për të fituar titullin e dytë në historinë e klubit, pas atij të koleksionuar në sezonin 1990-1991, vlonjatët dolën shumë shpejt nga gara për titullin kampion, ndërkohë që dështuan edhe në Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, në Vlorë janë të bindur se, “Këpuca e Artë” u përket atyre, një trofe që me shifrat e deritanishme pritet ta fitojë sulmuesi Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit me 18 gola të realizuar në 22 javë, gjashtë më shumë se serbi i Kukësit, Lazar Popoviç, 12 gola. Për Memellin ky do të ishte trofeu i dytë individual pas atij të fituar me Tiranën, në sezonin 2008-2009, të shoqëruar edhe me titullin kampion me bardheblutë, ndërsa për Flamurtarin do të ishte hera e pestë që një lojtar i tyre do të fitonte “Këpucën e Artë”, pas Vasil Rucit (dy herë), Viktor Paços dhe Daniel Xhafajt. Duke parë pesë shënuesit më të mirë të sezonit, vërejmë dy statistika shumë interesante: dy nga pesë lojtarët më produktivë janë të Flamurtarit, Memelli (18 gola) dhe Muzaka (11), ndërkohë që janë tre lojtarë të huaj: serbi Popoviç i Kukësit (12), kroati Pejiç i Skënderbeut (11) dhe nigeriani Izuçuku i Bylisit (10).