12 fitoret e kuqezinjve në Europë

618
Sigal

Të parën e ka arritur Konçi kundër Danimarkës (1963), ndërsa të fundit Kuzhe ndaj Bjellorusisë (2011)

Shqipëria nuk është kualifikuar kurrë në një fazë finale të një Europiani, edhe pse ajo ka marrë 13 herë në kualifikueset e kompeticionit më të rëndësishëm kontinental për ekipet kombëtare. Shqipëria nuk mori pjesë në eliminatoret e Euro 1960 (Kampionati i parë Europian), ndërsa vendi ynë ka marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 1964, që nuk kishte formulën e eliminatoreve në grupe siç e kemi sot, por me eliminim direkt. Shqipëria është një anëtar themelues i UEFA-s. Shqipëria ka zhvilluar 85 ndeshje në eliminatoret, duke pasur këtë bilanc: 14 fitore, 20 barazime dhe 51 humbje; 68 gola të shënuar dhe 154 të pësuar, por në këtë bilanc futen edhe dy ndeshjet e fituara aforfe ndaj Greqisë (të dyja nga 3-0), e cila refuzoi të luante kundër Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 1964.  Kështu që, bilanci i ndeshjeve të luajtura është 83 ndeshje, 12 fitore, 20 barazime dhe 51 humbje, 62 gola të shënuar, 154 të pësuar. Pikërisht, më 29 qershor 1963, me një ndeshje të humbur 4-0 me Danimarkën, kur fillon dhe debutimi ndërkombëtar i Shqipërisë në Europë (duke përjashtuar kampionatet ballkanike dhe ndeshjet miqësore), e para fitore historike i përket Zyber Konçit në triumfin 1-0 kundër Danimarkës në turin e dytë kualifikues të Euro 1964-s (30.08.1963) me një gol brenda 180 sekondave të para të realizuar nga Panajot Pano. Në Europian, Shqipëria barazoi 0-0 me Gjermaninë (17 dhjetor 1967), duke i hequr asaj të drejtën për të marrë pjesë në finalet e Euro 1968. Fitore të bujshme janë ato me Turqinë (3-0, Euro 1972) dhe Rusinë (3-1, Euro 2004). Shqipëria ka pasur performancën e saj më të mirë në kualifikueset e Euro 2008, kur arriti të grumbullojë 11 pikë, por pa mundur të shkojë në “play-off”. Neptun Bajko regjistroi dy fitoret e tij, kundër të njëjtit kundërshtar: Moldavisë, 3-0 në Tiranë dhe 3-2 në Kishinau, kjo e fundit e para fitore në transfertë. Gjermani Hans-Peter Brigel ishte i pari nga trajnerët e huaj që ka fituar një ndeshje për eliminatoret e Europianëve, atë me Rusinë (3-1), të pasuar më pas me Gjeorgjinë (3-1). Kroati Oto Bariç i shijoi fitoret e tij kundër Luksemburgut: 2-0në “Qemal Stafa” dhe 3-0 në Luksemburg, fitorja e dytë në transfertë e Shqipërisë. Holandezi Ari Han fitoren e vetme e regjistroi 3-0 kundër Maltës modeste. Vetëm dy fitore realizuar në transfertë: Neptun Bajko fitoi 3-2 kundër Moldavisë në Kishinau, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 1996 dhe Oto Bariç fitoi 3-0 kundër Luksemburgut në “Xhosi Bartel” për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2008. Ddy të fundit janë regjistruar nga i ndjeri Josip Kuzhe, me kroatin që fitoi 1-0 me Luksemburgun dhe 1-0 me Bjellorusinë (26.03.2011), për eliminatoret e Euro 2012.

12 fitoret e Europianëve

1. 30.08.1963

Shqipëri-Danimarkë 1-0

Trajner: Zyber Konçi

(El.K.E 1964)

2. 14.09.1971

Shqipëri-Turqi 3-0

Trajner: Loro Boriçi

(El.K.E 1972)

3. 26.5.991

Shqipëri-Islandë 1-0

Trajner Neptun Bajko

(El.K.E 1992)

4. 29.03.1995

Shqipëri-Moldavi 3-0

Trajner Neptun Bajko

(El.K.E 1996)

5. 07.06.1995

Moldavi-Shqipëri 2-3

Trajner: Neptun Bajko

(El.K.E 1996)

6. 09.10.1999

Shqipëri-Gjeorgji 2-1

Trajner: Astrit Hafizi

(El.K.E 2000)

7. 29.03.2003

Shqipëri-Rusi 3-1

Trajner: H.-Peter Brigel

(El.K.E 2004)

8. 10.09.2003

Shqipëri-Gjeorgji 3-1

Trajner: H.-Peter Brigel

(El.K.E 2004)

9. 02.06.2007

Shqipëri-Luksemburg 2-0

Trajner: Oto Bariç

(El.K.E 2008)

10. 06.06.2008

Luksemburg-Shqipëri 0-3

Trajner: Oto Bariç

(El.K.E 2008)

 11. 07.09.2010

Shqipëri-Luksemburg 1-0

Trajner: Josip Kuzhe

(El.K.E 2010)

12. 26.03.2011

Shqipëri-Luksemburg 1-0

Trajner: Josip Kuzhe

(El.K.E 2012)

Fitorja më e thellë

3-0: pesë herë, e fundit kundër Luksemburgut (06/06/07)

Humbja më e thellë

9-0: Spanjë-Shqipëri (19/12/90)

Golashënuesit më të mirë

5: Edmond Kapllani

4: Sokol Kushta

4: Alban Bushi

4: Altin Rraklli

4: Ervin Skela

4: Igli Tare

Shqipëria dhe kundërshtarët e saj në Europë

Me Austrinë

4 N, 0F, 0B, 4H

Me Bjellorusinë

4 N, 1F, 1B, 2H

Me Bosnjën

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Bullgarinë

4 N, 0F, 3B, 1H

Me Çekinë

2 N, 0F, 0B, 2H

Me Danimarkën

2 N, 1F, 0B, 1H

Me Gjermaninë

8 N, 0F, 1B, 7H

Me Gjeorgjinë

0 N, 2F, 0B, 4H

Me Greqinë

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Islandën

2 N, 1F, 0B, 1H

Me Letoninë

2 N, 0F, 2B, 0H

Me Luksemburgun

4 N, 3F, 0B, 1H

Me Holandën

2 N, 0F, 0B, 2H

Me Moldavinë

2 N, 2F, 0B, 0H

Me Norvegjinë

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Poloninë

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Irlandën

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Poloninë

6 N, 0F, 2B, 4H

Me Rusinë

2 N, 1F, 0B, 1H

Me Serbinë

2 N, 0F, 0B, 2H

Me Sllovakinë

2 N, 0F, 0B, 2H

Me Slloveninë

4 N, 0F, 2B, 2H

Me Slloveninë

3 N, 0F, 0B, 3H

Me Serbinë

2 N, 0F, 0B, 2H

Me Uellsin

2 N, 0F, 1B, 1H

Me Turqinë

4 N, 1F, 1B, 2H

Me Zvicrën

2 N, 0F, 1B, 1H

 Majlinda Kelmendi nominohet për Sportisten Botërore të Vitit

 Një tjetër sukses i madh për sportisten më të madhe të vendit. Majlinda Kelmendi është nominuar në kategorinë Sportistja e Vitit në “Laureus Ëorld Sports Aëards”. Nominimet pritet të zyrtarizohen më 26 shkurt në një ceremoni të veçantë që do të mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Nominimet do të bëhen publike nga fituesi i Kupës së Botës me Francën, Marsel Desaji, ish-trajneri i Totenhamit, Andre Villas-Boas, si dhe 5 herë kampioni botëror në çiklizëm, Majk Duhan. Disa nga ata që kanë fituar më parë janë edhe: Roger Federer, Alex Ferguson, Ljuis Hamilton, Pele, Majkëll Felps, Ronaldo, Majkëll Shumaker, Serena Uilliams dhe Zinedine Zidane, Novak Djokoviç, e të tjerë.

Mysafirët në ceremoni kanë përfshirë këtyre viteve edhe Mbretin Juan Karlos të Spanjës, Princin Albert të Monakos, David dhe Viktoria Beckham dhe aktorët Shin Koneri, Majkëll Daglas, Katerine Zeta-Xhons, Morgan Friman, Teri Hatçer, Eva Longoria, Kevin Spejsi. Aktualisht, është atletja britanike Xhesika Enis, ajo e mban këtë titull.

 Suela Mëhilli dështon në sllallom

 Mbyllet përpara kohe gara e skiatores Suela Mëhilli në Olimpiadën e Soçit. Vlonjatja, e cila u bë femra e parë shqiptare në Lojërat Olimpike, nuk arriti dot të futej as në manshin e dytë të garës së sllallomit. Suela Mëhilli konkurroi me numrin 80 dhe e përshkoi itinerarin e detyruar të kësaj disipline me kohën modeste 1’10”05, kohë që është plot 17”38 më e ngadaltë sesa ajo e lideres provizore të garës, amerikanes Mikaela Shifrin.

Gjithsej në këtë garë morën pjesë 88 skiatore dhe 28 prej tyre nuk u futën fare në manshin e dytë të kësaj disipline. Suela Mëhilli ditën e martë mori pjesë gjithashtu edhe në garën e sllallomit gjigant, garë që në fund u fitua nga sllovenia Tina Maze. Koha e përgjithshme e skiatores veterane ishte 2’36”87, ndërsa 20-vjeçarja vlonjate në atë garë u pozicionua në vendin e 60-të.