10 çiftet “made in sport”

464
Sigal

  Gjatë kompeticioneve sportive dhe mbrëmjeve gala, nuk mungojnë rastet e takimeve e sportistëve

 Gjatë kompeticioneve sportive, emisioneve televizive dhe mbrëmjeve gala, nuk mungojnë rastet e takimeve e sportistëve me njëri-tjetrin. Ata bashkëbisedojnë dhe ndajnë vlera të përbashkëta dhe kanë jetë të ngjashme. Dhe, shpesh, sharmi funksionon. Lidhja e re ngjit dhe altari bëhet gati. Ja 10 çiftet “made in sport”.

  1.

Laura Manodu dhe Frederick Buske

 Pas medaljeve të fituara, Laura Manodu koleksionoi histori dashurie dashurie. Notarja franceze u pa në shoqërinë e Pier Henrisë, Luka Martinit dhe më pas me Benzhamin Stasiluis. Tani ajo ka një marrëdhënie me Frederik Buske, ish-kolegune saj në Rrethin e Notarëve të Marsejës. Laura Manodu dhe Frederik Buske jetojnë së bashku në Marsejë dhe kanë një vajzë të vogël, Manon, të lindur në prill të vitit 2010.

 2

Princi Albert i Monakos dhe Sharlena

 Fillimi  romancës midis Sharlenë Vitshtok, ish-notare afrikanojugore dhe Albertit II të Monakos, një ish-specialist i sportit dimëror të rrëshqitjes me slitë, bobseigh, daton ën vitin 2006. Ata u takuan për herë të parë së bashku gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Torinos, në vitin 2006. U fejuan në qershor të vitit 2010, dhe u martuan më një ceremoni madhështore, më 2 korrik 20111, në oborrin e pallatit mbretëror të Monakos.

 3

Mari-Zhoze Perek dhe Sebastien Fukras

 Ish-kampionia e trefishtë olimpike Mari-Zhoze Perek dhe Sebastian Foukras, specialist i kërcimeve akrobatike në vitet 1990, formojnë një çift prej më shumë se një duzinë vitesh. Ata i kanë dhënë jetë në mars të vitit 2010 në djali të vogël të quajtur Nolan. Mari-Zhoze u bë nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare.  Çifti ka qenë shumë i angazhuar për promovimin e sportit në një format të gjerë.

 4

Maria Sharapova dhe Sasha Vujacic

 Tenistja bukuroshe Maria Sharapova dhe basketbollisti slloven, Sasha Vujaviç, kanë qenë çift në midis viteve 2010 dhe 2012. Duket se distanca dhe mospërputhja e kalendarëve të aktiviteteve të tyre sportive i dha fund marrëdhënieve të tyre. Në fillim të vitit 2013, thashethemet bëjnë fjalë se Sharapova ka gjetur rehatin në krahët e tenistit bullgar, Grigor Dimitrov. Aktivitet e përbashkëta ua lejojnë atë.

 5

Kristina Aron dhe Bennzhamin Kompaore

 Specialistja e sprintit, Kristina Aron, është bërë çift me një tjetër atlet francez, Benjzhamin Kompaore, ky i fundit ushtron kërclin trehapësh. Romanca midis dy kampionëve ka nisur që nga viti 2009. Dhe nëse Aran vendosi të bëjë një pushim në karrierën e saj në vitin 2012, kjo ishte për shkak të lindjes së bebes, fryt i dashurisë së saj me Kompaorenë. Ngjarja e lumtur ndodhi në muajin maj 2013.

 6

Samir Nasri et Tatiana Golovin

 Lojtarja bukuroshe e tenisit dhe futbollisti i Arsenalit dhe më pas i Mançester Sitit kanë qenë të frekuentuar midis viteve 2008 dhe 2011. Revistat e modës kanë publikuar shpesh fotot e tyre duke u përqafuar në rrugët e Parisit. Vajza do të kishte më pas një aventurë me basketbollistin francez Hoakin Noah. Përsa i përket Nasrisë, ai a qëndruar tepër i mbyllur në jetën e tij private.

 7

Radek Shtepanek dhe Nikol Vaidisova

 Në janar të vitit 2007, Martina Hingis bëri të ditur se do të martohej me Radek Shtepanekun, një viti më pas ky i fundit e la numrin 1 të botës në tenis për një tjetër teniste, Nikol Vaidosovën. Në vitin 2010, Vaidisova e la sportin kur ishte vetëm 20 vjeç dhe dy të dashuruarit u martuan me një ceremoni madhështore. Radek Shtepanek është sot 34 vjeç, në fund të karrierës së tij, por është gjithsesi midis pesë më të mirë në botë.

 8

Andre Agasi dhe Shtefi Graf

 Çifti është formuar në vitin 1999, përpara se Andre Agasi të divorcohej nga aktorja Bruk Shilds. Dy legjendat e tenisit nuk u vonuan aspak për të blerë një shtëpi në San Françisko dhe të martoheshin në tetor të vitit 2011 në Las Vegas. Katër ditë më pas, Shtefi Graf bëri të ditur lindjen e fëmijës së parë, Xhejdën Gil. Sot, çifti kalon më shumë kohë me operacionet e bamirësisë përmes fondacioneve dhe aktiviteteve promocionale.

 9

Rozher Federer dhe Mirka Vavrinec

 Është padyshim një nga çiftet më stabël në sport. Midis Rozher Federerit dhe Mirka Vavrinecit, idili i dashurisë nisi në Lojërat Olimpike të Sidnejit, në vitin 2000. Zvicerani priti ditën e fundit të Lojërave për të deklaruar “flakën” e tij për ish-lojtaren e tenisit të renditur në “Top 100”. Qysh atëherë, Miroslava Vavrinec është shndërruar në agjenten e tij. Çifti është martuar në prill të vitit 2009 në Bazel, qyteti i lindjes së Federerit dhe tashmë presin një fëmijë.

 10

Kim Kjajsters dhe Brajan Lynç

 Tenistja e famshme belge dhe baskebtollisti amerikan janë takuar për herë të parë në qershor të vitit 2005. Qysh nga 14 shkurti i vitit 2007, ata janë zyrtarisht burrë dhe grua. Ish-numri një i botës në tenis e takoi Brajan Liçnin në Bri, qytetin e saj të lindjes, ku ai do të luante me ekipine basketbollit, në divizionin e parë belg. Kim Kljaster i dha fund tenisit në vitin 2012, ndërsa Brajan në vitin 2009 dhe sot është bërë trajner basketbolli.