1 javë nga takimet e fundit të Champions League

598
Sigal

12 skuadra kalojnë turin, 4 të tjera presin ndeshjet e fundit

Liga e Kampioneve ka mbyllur  ndeshjet e pesta në grupe duke zgjidhur edhe pak enigma të tjera sa i përket kualifikimit të mëtejshëm të skuadrave në turne. Deri tani janë mësuar emrat e 12 skuadrave Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Barcelona, Porto,  Shalke, Bajern, Ajax, Mançester Siti Real, Roma Juventus, Mançester Junited të cilat kanë kaluar turin, ndërsa 4 ta tjerat do të mësohen në ndeshjet e fundit. Ndërkaq, është përcaktuar edhe në cilën vazo do të jenë disa prej ekipeve, por gjithçka do të bëhet më e qartë në ndeshjet e fundit pasi ka shumë kombinime rezultatesh në lojë.

Në vijim, situata grup pas grupi e skuadrave sa i përket kualifikimit të mëtejshëm në fazën me eliminim direkt, kur shorti  vë përballë skuadrat e kualifikuara të parat, me ato që renditen të dytat:

GRUPI A

Atletiko Madrid dhe Borusia Dortmund  të kualifikuara
Ndeshjet e fundit do të kenë rëndësi vetëm për renditjen  e vendit të parë dhe të dytë, sepse  Atletiko Madrid dhe Borusia Dortmund janë kualifikuar.

GRUPI B

Barcelona e kualifikuar
Barcelona është kualifikuar si e para në grup, Totenhem dhe Inter luajnë në ndeshjen e fundit për të mësuar se kush do vazhdojë me tej.

GRUPI C
Grupi i “ferrit”, asnjë skuadër nuk ka prerë biletën për turin tjetër. Napoli, PSG dhe Liverpul janë të tre në garë për të vazhduar, java e fundit do përcaktojë gjithçka.

GRUPI D

Porto  dhe Shalke të kualifikuara
Porto është kualifikuar si e parë në grupin e saj me Shalken të dytën.

GRUPI E

Bajern, Ajax të kualifikuara
Bajern është kualifikuar, mbetet të mësojë në ndeshjen e fundit nëse do të vazhdoj të jetë i pari në grup, apo do t’i lëshojë pozicionin Ajaksit që është kualifikuar gjithashtu.

GRUPI F

Mançester Siti i kualifikuar
Mançester Siti është kualifikuara, por nuk është caktuar ende në cilin vend. Olimpik Lion dhe Shakhtar Donjeck garojnë për vendin tjetër.

GRUPI G

Real, Roma të kualifikuara
Real Madrid fiton grupin dhe kalon turin bashkë me Romën në vendin e dytë.

GRUPI H

Juventus, Mançester Junited të kualifikuara
Juventus dhe Mançester Junajtid janë kualifikuar, u mbetet të mësojnë se cilën radhë do të kenë në renditjen përfundimtare të grupit dhe shortin e 17 dhjetorit.