​Pochetino i përgjigjet Realit

1493
Mauricio Pochettino është një nga kandidatët që mund të zëvendësojnë trajnerin Zinedine Zidane në Real Madrid
Paraqitjet e dobëta të Real Madridit këtë sezon, kanë bërë që e ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane të mos jetë e qartë në Santiago Bernabeu.
Mediat në Spanjë shkruajnë se pasues i tij mund të jetë trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Argjentinasi i pyetur për mundësin e kalimit në Real, tha se është i lumtur në Tottenham, por e pranoi se ardhmja do ta dërgojë aty ku dëshiron futbolli.
“Real Madrid? Jam i lumtur në Tottenham, por e ardhmja do të më dërgojë aty ku dëshiron futbolli”, tha argjentinasi për Onda Cero.
Sigal