Ylli Asllani: Edhe 100 Kadare ! Në vend të urimit në 84-vjetorin e lindjes. Gjirokastra në historinë e Shqipërisë ishte qyteti që kishte një kontribut për qytetarinë fine nga Kadareja, Çabej, Mysine Kokalari etj.

679
Sigal

Edhe 100 Kadare! Në vend të urimit në 84 vjetorin e lindjes.

Kronika e një jave në vendlindje

Ylli Asllani

Në vitin 2000 shkrimtari Ismail Kadare u rikthye në Gjirokastër i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e mirënjohur Helena. Si kryetar bashkie kisha gati me kohë një ftesë për ciftin më të famshëm gjirokastrit.Ky gjest në të tjera rethana mund të tingëllonte pa kuptim! Pasi nuk i kërkohet kërkujt, sa do me emër qoftë të vizitojë vendlindjen e vet…
Por në ato caste ne kishim shumë nevojë për grupin e qytetarëve ekselentë. Ne duhej të kujdeseshim të gjithë për kthimin ndaj vlerave të vërteta dhe angazhimin e tyre në jetën e qytetit.
Per dekada me rradhe diktatura kishte vendos një raport absurd me bijtë e saj më të shquar. Në hierarkinë qytetare vendin e tyre e kishin zënë figurat nga më groteske të kohës …
Për mua Kadare ishte bashkëqytetari famshëm, shkrimtari i preferuar, një talent i pranuar gjerësisht si dhe për koicidence një prej nxënësve të tim eti. Por mbi të gjitha ai përbënte një potencial mbështetje për qytetin e lashtë në mbijetesën dhe ambicjet e tij në shekullin e ri.
Viti 2000 ishte momenti i shkëmbimit të viteve dhe mijëvjeçarëve. Ndofta vizita e Ismailit në këtë përkim të rallë do të ishte një ogur i mbarë për Gjirokastrën.
Në fakt Kadare kishte shumë vjet pa ardhur. Gjatë kësaj kohe qyteti kishte përjetuar shumë ngjarje dramatike. Në një dekadë kishin ndodhur transformime, përmbysje dhe revanshe të pazakonshme. Ishte tronditur dhe riformësuar gjithcka në raportet shoqërore, normat dhe sjelljet qytetare. Vetë arkitektura e famshme monumentale ishte shpërfityruar dhe ndodhej para rënimit.
Aq më tepër në këtë rrokopujë flakët kishin përfshirë edhe vetë shtepinë e shkrimtarit. Përkundrejt kësaj skene apokaliptike dukej se çdo gje do të duhej të rifillonte nga e para.
Në këtë kuadër bashkëpunimi me potencialet intelektualë të qytetit dhe Kadarenë në veçanti ishte një nga përparësitë e politikave tona.Vetë Kadare nuk kishte qëndruar indiferent për asnjë cast. Më kishte telefonuar pas çdo momenti traumatik të trazirave të vitit 1997 por edhe më vonë. Interesimi tij për qytetin e tij ishte prekës, por më i vlerësuar ngelej inkurajimi, përkushtimi dhe mbështetja që ofronte.
“ Më thuaj se çfarë mund të bëj për të ndihmuar qytetin tim”, më thoshte shpesh.

Rikthimi në vendlindje

Guida e tij në vendlindje u hartua me shumë kujdes për të tingëlluar sa më njerëzore. Gjithcka ishte detajuar deri në imtësi. Ishte një projekt i Qendrës Kulturore i titulluar “ Java Kadaresë “. që kulmoi në dy ngjarje dhe një seri aktivitetesh mjaft mbresëlenëse.
Si bashkëqytetarë nuk na shkonte sjellja zyrtare ndaj tij megjithë emrin e madh që mbarte. Aq më tepër kur behej fjalë për Kadarenë dhe fobinë e tij për ceremonitë…Por përtej sterhollimit tonë ishin vetë qytetarët e thjeshtë të cilët ju drejtuan kudo si njeriut te tyre, “ Hë mo Ismail si je? duke shëmbur kështu ngërcin që krijonin barrierat e kohës apo të lavdisë së tij…
“Nuk e kam pare ndonjëherë Ismailin kaq të emocionuar dhe kaq të lumtur “, do të më thoshte vecmas Helena.Java e qëndrimit të tij rrodhi e thjeshtë dhe me mjaft emocione. I ofruam kuzhinë tipike gjirokastrite, shëtitëm bashkë nëpër rrugët e kalldrëmta ku ai u përshëndet me dashuri prej bashkëqytetarëve, takoi miq të vjetër e të njohur. U përqafua me mall me shokë të fëminisë, gurëgdhëndësa, letrarë, piktorë, mjekë e zanatcinj si Polo Kocollari etj. Shkuam në Liceun e qytetit,. U cmall me shkollën ku formua, me mësues e nxënës. Këta të fundit e donin ta kishin edhe më gjatë. Gëzohej nga fakti që po shihte shumë të rrinj, por nga ana tjetër shikonte trishtueshëm mbylljen e librarive…
Më pas pershkruam sokakun e të marrëve dhe po i afroheshim shtëpisë së tij tashmë të rrënuar. Disa plaka të vjetra pranë shtëpisë së tij e pyetën për prindërit e motrën, si thonë për të gjallë e për të vdekur. U shtang kur në oborin e Kako Pinos pa një pemë të sapo prerë. Ende vazhdonte një zakon i vjetër i kësaj familje kur ndronte jetë një mashkull i shtëpisë. Ditën tjetër me Landi Bejkon një kafe në Lazarat. Thënia e tij atje se njerëzit që ndërtojnë nuk shkatrojnë. Takimi aty edhe me mikun dropullit, të mirënjohurin Kosta Kuruni. Miqësia interesante mes dy kombësive.
Momente të vecanta do të ishin prezantimi i projektit të parë të rindërtimit të shtëpisë së Kadaresë nga ark. Latif Lazimi si dhe shpjegimet plot pasion dhe profesionalizëm të Ark. Agron Doracit për një projekt edhe më të plotë, më me kujtime e mbresa dhe më të detajuar. Një projekt i cili në vitin 2005 do të fillonte përfundimisht të ndërtohej. Po ashtu dhe prezantimi portretit të tij, i derdhur realisht me mjeshtëri nga artisti merituar Stefan Papamihali. Ky portret do të vendosej në memorialin i cili do të ngrihej, pas kësaj për figurat e shquara të qytetit. Ishte një portret i cili sikurse bënim humor me Stefanin do ti përshtatej tipareve të shkrimtarit gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës…Kështu Panairi parë Kombëtar i Librit ishte madhështor. Dhjetra Shtëpi Botuese, me të ftuar special Kryetarin e Parlamentit z. Arbnori. Ku për detaj, vetëm brenda 60 minutash u shitën mbi 250 libra te Kadaresë…,Po ashtu ceremonia fine e dekorimit të Ismailit me titullin ” Nderi Gjirokastrës” ishte e vecantë. Fjala e tij brilante për qytetarinë, apo dritën e brendshëm të njerëzvë në këtë qytet do të ishte një sintezë e paharueshme..

Lobimi për UNESKO
Paraprakisht së bashku ia dolëm të botojmë një nga guidat turistike më të famshme të tij për Gjirokastrën. Një revistë me pamje mbresëlënëse të dy reporterëve francezë dhe me dicitura nga vepra e Ismailit. Kjo ishte kartvizita e parë, tepër dinjitoze në krah të kërkesës sonë për pranimin në Unesko.Bashkëpunuam ngushte në projektin tonë për të përfshirë Gjirokastrën në pasurinë kulturore te njerëzimit. Pranimi në UNESKO do të ishte një vlerësimi më dinjitoz për mrekullinë arkitektonike të qytetit. Ai do të shërbente edhe si e vetmja mundësi për të sensibilizuar donatorët, dhe pasionantët e monumenteve si dhe për të nxitur turizmin ndërkombëtar.
Kështu në vitin 1998 pregatitëm dosjen “ Gjirokastra SOS” për gjithë trupin diplomatik të UNESKOS. Organizuam së bashku takimin e famshëm në Pallatin e Burbonëve me krejt ambasadorët e saj. Kjo falë edhe rakordimit me ambasadorin Jusuf Vrioni si dhe me shoqaten e miqësisë Francë – Shqipëri.Ndikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një lobues i paparë dhe një bashkëpunues tepër fisnik. Projekti ynë dhe kërkesa jonë gjeti mbështetje unanime të krejt përfaqësuesve të UNESKOS. Por ai nuk do të mjaftohej me nisjen e procedurave, por do ti thoshte pas disa kohesh presidentit te UNESKOS, japonezit Macura: – “ Mos na beso ne por shko shikoje me sytë e tu qytetin tim” … Projekti ynë i Gjirokastrës në UNESKO fitoi disa vjet më vonë pas një ripunimi shkencor të dosjes falë kembënguljes së tij të pandërprerë dhe diplomacisë së shkëlqyer të Tatjana Gjonajt,
Nderi Gjirokastrës për Kadarenë, Cabejn e Musine Kokalarin.
Idea për të rikuperuar pozitivitet ndaj disa prej qytetarëve më të shquar kishte kohë që qarkullonte në rrethet intelektuale dhe rininë gjirokastrite. Kuptohet jo për revansh, por për një lloj krenarie të ndrydhur nga koha.Ndër vite ishte krijuar një raport i pakuptueshëm, i ftohtë për të mos thënë denigrues i qytetit me këto figura tashmë emblematike. Tribunat e përfaqësimit ishin okupuar nga qytetarë mediokër. Nqs kjo mund të justifikohej në kohën e diktaturës, tashti në demokraci nuk na falej.
Gjirokastra në historinë e Shqipërisë ishte qyteti i cili kishte një kontribut të pamasë në prodhimin e qytetarëve finë. Megjithatë idhujt pa vlerë të epokës moniste ende daraviteshin hera herës në mendjet e vjetëruara.Kështu titulli lartë “ Nderi Gjirokastës “ për bijtë e vet më të shquar si Kadare, Cabej, Musine Kokalari ishte një lajm i mirë. Ai po e vendoste qytetin në kahun e bashkësisë së vlerave reale dhe civilizimit… Aq më tepër që propozimi u aprovua me dashamirësi prej të gjithë këshilltarëve bashkiak Figurat e tyre të derdhura në bronx më pas u vendosën në memorialin e ngritur në hyrje të pazarit historik krahas busteve të Cercizit dhe dy heroinave Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima.
Rindërtimi i Shtëpisë së Kadareve
Djegja e shtëpisë vite më parë e kishte goditur në shpirt, por nuk e përkuli. Dhe për më tepër ishin shkrumbuar nëpër të dhe disa valixhe kujtimesh me antikuare e sende të fëminisë me vlere të pallogaritshme shpirtërore. Kjo e kishte lënduar pa masë…
Por jo vetëm ai, ashtu kishte shtangur gjithë qyteti. Dukej se një dorë e padukshme po rrëmbente një kurorë të lavdisë së tij. Pavarësisht se shkak ishte thjesht një pakujdesi. Një fond emergjence nga qeveria Meta ishte ndërprerë me po atë shpejtësi që u akordua.nga Kryeministri që e zëvëndësoi…Kontaktova me Ismailin. . I tregova maketin e posa përfunduar që pregatitëm me ngut.. I shpreha vullnetin për ta ringritur banesën dhe i thashë se nëse, ju na jepni leje, bashkia ka marrë vendim të ndërtojë aty Bujtinen Etnografike Gjirokastrite. Një qendër multidimensionale kulturore e letrare që do të shërbente në të ardhmen si një atraksion per turistët dhe miqtë e shumtë të qytetit.
I pelqeu shumë ky gjest, dhe siguroi se pas këtij vendimi banesa do të falej bashkisë për këtë destinacion që i shërbente të gjithëve.Tani pas kaq vitesh kur kjo ëndër ka përfunduar ndjehem i lumtur që bëmë të mundur të bënim dicka për qytetin dhe atë që na fali botën… Rri mendoj shpesh në këtë epilog peripecitë dhe vështirësitë që kemi kaluar të gjithë bashkë për ta realizuar… dhe përsëris shprehjen, “ E mundëm “ Kanunin “, por sytë cna panë!
Ishte e natyrshme… Përmasat e Kadaresë tërheqin shumë miq, ithtarë e dashamirës, por zgjojnë shpesh edhe mosdakortësinë e një pjese me këndvështrim të ndryshëm filozofik dhe sidomos ithtarëve të diktatorit. Kështu rindërtimi banesës u shndrua në një makth më vete. Filloi në 2006 për të përfunduar pas 10 vjetësh. … Një kalvar i vërtetë që sipas miteve ballkanike nuk mund të ndodhte ndryshe.Vite me rradhë, me debate, me ndërtime, prishje, gjyqe pa fund, kujtime, pleksje personazhezh të veprës së tij me ato të kohës së sotme, ndërthurje interesash meskine, shpronësime, VKM, pretendimet e fqinjëve, fallsifikatorë, dashuri e urrejtje nga politika, Perplasje opinionesh dhe përkrahësish. Betejë me pasuesit e diktatorit në emërtimin e rrugës para sokakut që të con në banesë Ta quajmë Kadare apo Enver Hoxha…!! Në fakt i kishim llogaritur të gjitha, madje edhe se do të vinte një ditë që me këtë ndërtim do të lëvdoheshin pikërisht ata që ndofta e kishin penguar…Në fund ja ku jemi. Tashmë shtëpia është ringritur. E hjshme dhe nga më të bukurat. Pikërisht në lartësinë e një asambli multifunsional të etnokulturës gjirokastrite.Në këtë sukses vlen të vlerësohet vizioni, qytetaria dhe disponimi i Ishkryeministrit Berisha për të gjitha fondet e akorduara dhe shpronësimet e nevojshme pa të cilat do të ishte i pamundur realizimi i veprës. Nuk ishin pak, por 360 mije $ të ofruara me shumë dashamirësi. Gjithashtu vecohet pasioni, talenti, këmbëngulja dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i projektuesit Ark. Agron Doraci i cili me këtë vepër ndërtoi edhe historinë e suksesit të tij më të madh.
Vlen të përmendet supervizimi nga specialistët e UNESKOS Po ashtu ndihma dhe kontributi i ministrave Fino, Leskaj, Pango, Bumci, Drejtorit rajonal Spartak Drasa, Prof. Apolon Baces së Institutit të Monumenteve të Kulturës, teknikut Mufit Kurti. Do vlerësoja disponimin e stafeve në vite të Bashkisë si dhe aktualisht të kryetares Zamira Rami e Ministres Kumbaro për finalizimin dhe këndvështrimin perspektiv të saj.Rindërtimi i banesës Kadare u krye në sfondin e një ndërhyrje pilot të qeverisë shqiptare. Në harkun e viteve 2006 – 2013. Në këtë program u restauruan kështjella, mbi 60 dyqane ne pazarin historik si dhe mbi 20 banesa karakteristike të fiseve Angonate, Gurgaj, Çabej, Babaramo, Fico, Kikino, Kokobobo, Zigaj, Bendo, Kabili etj. Një mdërhyrje që i dha frytet jo vetëm në rruajtjen e monumenteve, por edhe në gjallërimin dhe shtimin e turizmit në Gjirokastër. Restaurimi i tyre rezultoi i sukseshëm dhe unë shpresoj se do të vazhdojë edhe më tej.
Epilog
Sot është 84 vjetori ditëlindjes së tij. Në vitin 2000, kur Kadare po fluturonte drejt vendlindjes ne dolëm ta prisnim fillimisht tek aeroporti. Isha bashkë me nenkryetarin e bashkisë Dhimitraqin dhe një grup miqsh të shkrimtaritj.
Helikopteri u çfaq në horizont dhe ndërsa po afrohej për një moment më shëmbëlleu me aeroplanin e madh, të cilin vetë Kadare kishte përshkruar në një nga tregimet e tij për fëmininë. Pasi ai preku token u ndjemë realisht të pushtuar.
Por këtë radhë nga dëshira per ta patur ” okupatorin ” sa më pranë dhe natyrisht sa më gjatë!