Venizellos takon Widin, dhe lidhja e Esat Pashës me rusët

606
Sigal

Gazeta Serbe “Stampa” shkruan se Esat Pasha punon  me ndihmën e Rusisë pwr pushtet

Si u bë takimi i Venizelos me princ Weidin sipas dëshirës të perandorit të Gjermanisë

Botuar gazeta “Shqypnia e Re” 1914 – (botohej në Shkodër)

Princ Weid e Venizelos

“Shqypnia e Re” 19 Fruer 1914

Gazeta ruse, “Ruskoie Sllovo” jep prej Berlinit kët lajm, të cilin, ne, ndonëse i moçmë, po e botojmë me qëllim për të treguar karakterin dhe energjinë e regjentit tonë: Madhërisë Tij Wilhelm Wied.

Simbas lajmeve që fliten e vërtetohen prej qarqeve të oborrit mbretëror, takimi i Venizelos me princ Weidin u bë simbas dëshirës të perandorit të Gjermanisë. Biseda u fokusua mbi të ardhmen e Shqipërisë  Jugore. Prej këtij bisedimi Venizelos mbeti i pakënaqur sepse, princi Weid i tha atij  “Në këtë çështje Shqipëria nuk ka me pëlqye asnjë shart(kusht) sepse, ajo është e zonja me e shtërngue Greqinë me i nderue vendimet e konferencës të Londrës”.

Shtypi i huaj mi Esad Pashën

“Shqypnia e Re” 19 Fruer 1914

Gazeta ruse “Deny” shkruan: “Esad Pasha synon që princi Weid ta marë sundimin e Shqipërisë prej dorës së tij, e jo prej Ismail Qemalit, ose prej Komisionit të Kontrollit. Këtë gjë Esad Pasha e bën për sy qëllime. Si mysliman ai dëshiron të thyejë fuqinë e të gjithë krerëve myslimanë, si dhe do që ti dëftej regjentit të ri fuqinë që ai ka mbi vartësit e tij mysliman. Po këtë punë,  me të njëjtën fuqi, mundet me e ba edhe Ismail Qemali. Për këtë shkak Esad Pasha  dëshiron me e kapërcye(Ismailin), dhe punon  me dëshirë e i shpenguar, por jo i vetëm, apo pa këshilla. Përveç kësaj, qëllimi i dytë i Esatit është për me mbrojt edhe interesat e zotnive të mylqeve(pronave të patundëshme) kundra të pamylkut demokrat Ismail Qemali”

Fleta(gazeta) sërbe “Politika” shkruan: “Sa më shumë qeverina të jenë në Shqipëri aq më e madhe dhe më e rreptë do të jetë lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Midis këtij kaosi Esad Pasha është njeriu më i interesuar. Ditët e fundit e kanë provuar se ai punon me të holla austriake, për me mujt e me sjellë intervecion të ushtrisë austro-hungarëze.”       

Gazeta Serbe “Stampa” shkruan se: si duket Esat Pasha punon  me ndihmë të Rusisë.

Në gazetën Rumune “Universul” Faik Konica jep një intervistë, në të cilën flet mbi të ardhmen e Shqipërisë duke thënë  se, do të kalojnë edhe disa vite derisa Shqipëria të mbrijë në një shkallë si duhet. Duke folur për Ismail Qemalin dhe për Esad Pashën ai thotë se, këta të dy janë anëtarë të  partisë reaksionare konservatore. Esad Pasha është një prijës lufte si ata të kohës të Mesjetës, të cilit, i mungon dija e metodave të reja që janë të nevojshme për një njeri të shtetit.

Universiteti Popullor.

“Shqypnia e Re” 10 Kallnuer 1814

Të dielën që shkoi u mblodhën disa vetë në mësonjtoren popullore, për me themelue një universitet popullor

U zgjodh edhe një komision për me krye kanunin( ligjin) dhe rregulloren e këtij universiteti. Filip Kraja, kryetar; Palok Kurti e Kel Kodheli këshilltarë; Cin Llupi shkrimtar.

Një Fabrikë Birret Në Shkodër

“Shqypnia e Re” 22 Kallnuer 1814

    

Bashkëpuntori dhe miku i jonë Mark Kakarriqi bleu prej Beledijes(Bashkisë) nji vend 12.000 metra katërçipta të Fujletat e Puntorëve, për me ngrehun një fabrikë birret.

Kjo është e para   fabrikë që po themelohet në Shqipëri.

Mikun tonë e përgëzojmë për  këtë punë që nisi edhe i dëshirojmë punë të mirë e të mbarë.

Austria Ngreh Nji Ambasadë Të Sajën Në Shqipëri

“Shqypnia e Re” 18 Kallnuer 1914

Korespondenca shqiptare lajmëron: Themelimi i një ambasade të austro-hungarisë në Shqipëri do të marë fund ndër këto ditë. Qeveria austro-hungareze zgjodhi si ambasador Zotninë e Tij Dr. Heinrich Lowenthal Von , i cili ishte këshilltar i ambasadës në Stamboll; si zëvendës Z. T. Egon Berger Freiherr Von Waldenger, i cili ishte  këshilltar i seksionit në ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë; si dragoman(përkthyes) të parë Z. Dr. Gjergj Pekmezin, që ishte profesor i gjuhës shqipe në Akademinë Orientale në Vienë.

Lajm Gazmor

Shqypnia e Re 6 Marc 1914″

Me gaz të madh u prit lajmi që u lirua nga dora e armikut Grek, Korça e Gjirokastra. Trupat e xhandarmërisë shqiptare në të hymen si zot të vendit u pritën prej popullit me një gëzim të madh. Shpresohet se për së shpejti do të lirohen edhe të tjera vise të  shenjtueme të Shtetit tonë.

*   *   *

Pergatiti Nasho Bakalli.