Universitet austriake japin kuota për studentët e huaj. Dokumentacioni, lista e shkollave, pagesa dhe aplikimi

323

Qytetet kryesore, pagesa, rregullat dhe dokumentacioni

Pasi keni përfunduar një arsim të përgjithshëm ose profesional ju mund të studioni në disa institucione të arsimit të lartë të cilat i ofrojnë:

  • Universitetet publike
  • Kolegje (Fachhochschulen)
  • Fakultetet e shkencave të aplikuara (pas akreditimit të programeve në kolegje)
  • Universitetet private (pas akreditimit)
  • Kolegjet universitare për edukimin e mësuesve
  • Kolegje në fushën e mjekësisë të nivelit të lartë etj

Duke përfunduar një diplomë universitare ju mund të vazhdoni studimet për të marrë shkallën më të lartë të mundshme (ISCED 6), e cila është shkalla e doktoraturës ose PhD.

Për më tepër, ka një numër të institucioneve arsimore të cilat ofrojnë programe studimore të tipit universitar.

Pranimi në institucionet e nivelit të lartë kërkon një diplomë si dëshmi që keni përfunduar shkollën paraprake dhe në varësi të programit në disa raste bëhet edhe provimi pranues. Provimet pranuese janë të nevojshme sidomos për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në studimet e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë dhe psikologjisë ku vendet e studimit janë të kufizuara. Austriakët dhe studentë nga vendet e BE-së aktualisht nuk paguajnë tarifën e shkollimit. Në seksionin e edukimit e keni edhe broshurën e veçantë rreth studimeve në Austri.

Më poshtë kemi renditur universitetet austriake

Wien:

Krems:

Leoben:

Graz:

Linz:

Salzburg:

Innsbruck:

Klagenfurt:

Kostot e qëndrimit në Austri

Tarifat shkollore të studimit në Austri për studentët ndërkombëtarë janë 727€ për semestër, si edhe një tarifë shtesë prej 18€, që i paguhet Sindikatës të Studentëve.

Për sa u përket kostove të jetesës, në qytetet e mëdha si Vjena dhe Salcburgu, kostot mund të shkojnë 850€-950€ në muaj, duke përfshirë banesën, ushqimin, transportin dhe veprimtari të tjera shoqërore.

Qiratë e banesave fillojnë nga 500€ në muaj për një apartament të vogël, ndërsa çmimi i ushqimeve të shëndetshme kushtojnë më pak se sa pritet në vende me standardin e Austrisë, pasi tregu prodhimit vendas është ende i fuqishëm dhe produktet e tyre janë më të lira se ato që gjenden në supermarkete. Nëse studentët tregohen të kujdesshëm me menaxhimin e buxhetit të tyre, është e mundur të studiojnë dhe të jetojnë shumë mirë në Austri.

Megjithatë, duhet marrë parasysh që kostot e jetesës janë më të ulëta në qytete të vogla studentore, si Linci apo Graci, ku kostot mujore shkojnë mesatarisht 600€-840€.