Tropoja feston 75 vjetorin e Brigadës 25 Sulmuese

170

 

U festua me madhështi 75-vjetori i krijimit të Brigadës së 25-të Sulmuese në Tropojë

 

Njësia Administrative Tropojë në mëngjesin e 6 Nëntorit 2019, u zgjua nga këngët, recitimet dhe vallet e nxënësve të gjimnazit të këtij fshati në këtë festë madhështore të 75-vjetorit të krijimit të Brigadës 25 sulmuese Partizane, kishin ardhur dhjetëra ish partizan nga Tropoja dhe Hasi, qindra pasardhës të partizanëve dhe familje të dëshmorëve, të rinj dhe te reja dhe të moshuar Në fillim u vendosën kurora me lule tek lapidari që përkujton formimin e kësaj brigade, në ç’nder te fshatit Tropojë. U bë ekzekutimi I Himnit të Flamurit Në emër të komiteti të veteranëve të nënprefekturës Tropojë, përshëndeti sekretari i këtij komiteti shoku Zeqir Hasanpapaj. Ndërsa në emër të partizanëve të kësaj brigade përshëndeti shoku Vladimir Katana, ish-komandant i Brigadës Tropojë, ndërsa në emër batalionit të Hasit, përshëndeti ushtaraku Sokol Poga, djali i komandantit të këtij batalioni që drejtohej asokohe nga Zmajl Poga. Pastaj fjalën e mori zëvendës kryetari i komiteti te LANÇ-it shoku Asllan Grapasi, i cili solli përshëndetjet e zjarrta dhe vëllazërore të kryetarit të komitetit të Veteranëve Të LANÇ-it shokut Rrustem Peçi dhe me këtë rast dorëzoi edhe certifikatën: “Nderi i organizatës Veteranëve të LANÇ-it” dërguar nga shoku Rrustem Peçi, për Kryetarin e Bashkisë Bajram Curri shokun Rexhë Byberi. Pasi mori këtë mirënjohje të lartë Kryetari i Bashkise Bajram Curri Rexhë Byberi, premtoi se “do të jem në shërbim të veteranëve të Tropojës, të cilët na japin forca, për të kryer të gjitha detyrat që na ngarkon Qeveria, në shërbim të popullit dhe në punën e përgjithësimit të vlerave patriotike, këto të trashëguara në breza. Kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit shoku Abdullah Domi solli përshëndetjet më të ngrohta e vëllazërore e revolucionare në emër të këshilltarëve të Kukësit Hasit dhe Tropojës për çuarjen më lart të traditave shekullore që ka Malësia e Gjakovës, (Tropoja)

Prefekti i Qarkut Kukës shoku Zenel Kuçana tha: Kjo datë do të kujtohet brez pas brezi si dita e krijimit të formacionit më të madh luftarak të krahinës së Malësisë së Gjakovës për çlirimin e kësaj treve , një ngjarje e shënuar, jo vetëm për popullin e Tropojës, por edhe për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë. Data 6 nëntor 1944, është dhe do të mbetet një nga ato ngjarje më të rëndësishme, për arsye sepse i dha një shkëndijë të fortë shpresës dhe besimit, se vendi ynë mund të çlirohej nga pushtuesit.

Hasjanët dhe tropojanët janë shquar në historinë shumë shekullore të popullit shqiptar, për ideale të larta patriotike dhe dashurinë e madhe për atdheun ku kanë dhënë jetën me dhjetëra luftëtarë e patriotë.

Nga gjiri i tropojanëve kanë dalë luftëtarë trima që e sakrifikuan edhe jetën, që nga Mic Sokoli Hero i Popullit, Ali Ibra, Col Delia deri tek Bilbil Breçani e Tahir Sinani ndër dëshmorët e fundit të Luftës së Kosovës, duke kontribuar për këto ditë lirie që jetojmë e gëzojmë ne sot.

Në emër të Prefekturës të Qarkut Kukës dh të kryetarit këshillit ministrave Z Edi Rama ju falënderojmë për organizimin e këtij manifestimi të 75-vjetorit të krijimit të Brigadës së 25-të Sulmuese Partizane, përgëzojmë partizanët që janë në jetë dhe familjaret e tyre, familjet e dëshmorëve dhe ju them atyre, se jeni krenarë me paraardhësit tuaj, ata do të nderohen e respektohen brez pas brezi, për gjakun e tyre të derdhur, për këtë liri që ne gëzojmë sot. Është nder të përkujtojmë protagonistët e luftës antifashiste që ditën ta rreshtonin Shqipërinë në radhët e frontit antifashist. Përulemi me mirënjohje e nderim përpara veprës së 53 dëshmorëve të Brigadës së 25-Sulmuese.

Mirënjohje e nderim për drejtuesit e kësaj Brigade: Komandantin, birin e Tropojës, Veli Niman Doçi dhe Komisarin birin e Labërisë Nuri Arapi; Komandantët e batalioneve Idriz Mulosmani, Ali Brahimi, Mehmet Mulosmani dhe Ismail Poga.

E vërteta e Luftës Nacional-Çlirimtare, e popullit shqiptar, as mund të mohohet, as mund të errësohet.

Asnjë kontribut tjetër nuk mund të sillte çlirimin e Shqipërisë pa luftën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, ishte kjo luftë e partizanëve shqiptarë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe në krahun e aleancës më progresiste të kohës.

Gjaku dhe vepra e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë do të respektohen përherë në kujtesën e brezave që do të vijnë”

Për të pranishmit shtroi drekë tek lokali i shokut Bekim Hajdarmataj në Bajram Curri shoku Rexhë Byberi kryetar i Bashkisë Bajram Curri duke kaluar çaste të gëzueshme, duke ndjekur edhe episode nga Lufta Lavdishme Nacional-Çlirimtare, nga pjesëmarrësit..

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar O.J.F “Mësuesi”

Foto: Pamje nga aktiviteti

Foto: Nxënësit e gjimnazit të Tropojës në aktivitet

Foto: Çaste nga ceremonia e marrjes së mirënjohjes dhënë kryetarit të Bashkisë Rexhë Byberi

Foto: Prefekti i Qarkut Kukës shoku Zenel Kuçana gjatë takimeve. Ibrahim Hajdarmataj