Treshja e madhe në penën e diplomatit Shaqir Vukaj

1001
Sigal

Nga Kadri Ujkaj

Ditën e enjte, më 11 prill 2019, në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, ku pata nderin të jem i ftuar, u promovua libri, që po shihni, i studiuesit, intelektualit dhe diplomatit të mirënjohur malësor, z. Shaqir Vukaj. Në këtë eveniment të rëndësishëm për jetën e autorit dhe të letrave shqipe, sidomos studimeve tona historike nga jeta dhe veprimtaria e personaliteteve madhore të historisë botërore, si Treshja e famshme, Ruzvelt, Stalin, Churçill, morën pjesë dhe kontribuan me fjalën e tyre studiues, diplomat, krijues dhe veprimtarë shoqëror, përfaqësues të shoqatës “Sofra e Malësisë”e kryesuar nga z. Xhemal Brahja, familjare, shokë e miq të autorit, filluar nga Prof. Dr. Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, shkrimtari dhe diplomati, Besnik Mustafaj etj. Fjalën e hapjes së veprimtarisë e mbajti rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Anastas Angjeli. Siç e theksoi në fjalën e tij Prof. Dr. Ksenofon Kristafi, autor i parathënies, ky libër prej mbi 750 faqe dhe krejt elitar nga pikëpamja e shkallës së lartë të origjinalitetit të informacionit të jashtëzakonshëm, që i ofrohet për herë të parë lexuesit shqiptar, të thjeshtë dhe atij të kualifikuar rreth veprimtarisë madhore të Treshes së Madhe, që kryesoi Koalicionin Antifashist Botëror, Ruzvelt, Stalin, Churccill, kundër Nazifashizmit, ku patëm fatin të rreshtohemi edhe ne me investimin tonë total. Ky libër njëherësh vjen edhe si një pasuri më vete në 75-vjetorin e Luftës sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në fjalën e tyre të gjithë diskutuesit vlerësuan punën shembullore për përkthimin mjaft profesional të një sërë takimesh mes Treshes së Madhe, prej të cilave në ditët tona, me shumë dinjitet, vjen mesazhi:

Jo vetëm që nuk ka vend për dehje apo abuzim me entuziazmin modern, sidomos për popujt e vegjël si yni, por kryesorja arritja e kompromiseve të pas Luftës II Botërore, që na dhuroi fatin e një populli të ndarë në 5 shtete, ishte produkt i kompromiseve tejet të vështira, në emër të ruajtjes së ekuilibrave mes Fuqive të Mëdha, prandaj nuk ka asnjë moral, në ditët tona. Abuzimi nga politikanë apo historianë, thjesht për interesa partiake, me Epopenë e Lavdishme të Luftës sonë Antifashiste Nacional Çlirimtare, aq më pak të kultivohen përkëdhelje, po për këto interesa, të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, në kurriz të dinjitetit të moralit partizan dhe drejtuesve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, veçmas te figurës së Enver Hoxhes, “i cili me qëndresën e tij arriti të fusë Shqipërinë në hartën e botës, njëherësh edhe ndër dy burrat e shteteve bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë”. Sipas J. Hallay “Shqiptari dinak”, fq.37 dhe 197. Lexoni librin në fjalë të Vukajt dhe do të befasoheni nga thënia cinike e Stalinit “Çfarë ka bërë Shqipëria që të barazohet me Amerikën?!”, po aq nga mbështetja me çdo kusht e popujve të vegjël nga Ruzvelti.

I kritikuar më vonë për lëshimet e bëra ndaj Stalinit dhe për sakrifikimin e interesave amerikane, sikurse nga fakti që ndërkohë që Rusisë i jepet edhe një vend i vogël si Kaliningradi me 2-3 milionë banorë. Edhe pse nuk kishte pikë takimi kufitar me Rusinë, po aq ndarja në 5 shtete e Gjermanisë si dhe vendimi për të zhdukur çdo gjë gjermane, që lidhej me strukturat politike, ushtarake, arsimore etj., naziskine, duke filluar nga zhdukja e partisë naziste, por duke mos cenuar qytetarët gjermanë, gjithçka nën diktatin e gjeopolitik të Fuqive të Mëdha. Një mesash shume aktual kur të gjithë jemi dëshmitarë të një gjallërimi jo të zakonshëm, në ditët tona, madje edhe si trend drejt pushtetit në shumë shtete evropiane të ekstremit të djathtë, filluar nga Gjermania,Franca etj., krahas miopisë politike, nën kurthin e kult-koniunkturës të një inkurajimi moral dhe politik të ish-bashkëpunëtorëve të nazifashistëve në vendet e Evropës Lindore, nën kompleksin dogmatik apo kult-pragmatist të antifashizmit. Po ashtu është shumë domethënës fakti që, nëse vendet e Ballkanit u zunë në gojë me dhjetëra herë gjatë takimeve të Treshes së Madhe, për Shqipërinë dhe popullin tonë nuk u fol asnjë fjalë gjatë atyre tre konferencave, përjashtuar një rast të vetëm, në Podzdam.

Madje Shqipëria nuk nuk do të ftohej as në Konferencën themeluese në San Francisko, edhe pse kontributi i saj në Luftën Antifashiste i jepte të drejtën e ligjshme, që edhe ajo të ishte aty përkrah vendeve të tjera. “Në Jaltë dhe Podzdam, në frymën e marrëveshjes që kishte bërë Cherchilli me Stalinin, në tetor 1944, në Moskë,-nënvizon autori Vukaj,- do të pranohej dominimi i influencës ruse në Ballkan“. Në këtë kontekst gjeopolitik kuptohet se cila do të ishte zgjidhja e drejtë e çështjes sonë kombëtare, nën diktatin rus, i njohur si mbështetësi me besnik i fqinjëve tanë grabitqarë, ndryshe jo rastësisht Kosova, Çamëria etj., do te mbeteshin jashtë territorit shqiptar. Madje ia vlen të kujtojmë që, ndërkohë që po bëhej KONFERENCA E JALTËS, BEOGRADI URDHËRONTE SHPALLJEN E GJENDJES SE JASHTËZAKONSHME NË KOSOVË DHE TRESHJA E MADHE VENDOSTE ( qetësisht) QË JUGOSLLAVIA TË KTHEHEJ NË KUFIJTË E MËPARSHËM TË MBRETËRISË SË KARAGJERGJEOVIÇËVE, DUKE I LËNË SHQIPTARËT, një popull i vogël, që derdhi aq shumë gjak, si askush tjetër në glob, kundër nazifashizmit, PËRSËRI NËN ZGJEDHËN E MËPARSHME SERBE. Në mbyllje të promovimit u dëgjua me shume respekt, fjala e autorit dhe u shtrua një koktej.