Tërmetet,jo panik por kujdes

1762
Sigal

Flasin ekspertët e sizmiologjisë: Kush janë gjashtë llojet e tërmeteve: Vithisure, vullkanike, tektonike, artificiale, natyrore dhe aktiviteti njerëzor. Klasifikimi i tërmeteve, intensiteti dhe dëmi i shkaktuar. Tërmeti i fundit në Tiranë dhe Durrës, si përllogaritet fuqia, forcat që veprojnë në koren e tokës dhe presioni i lëngjeve. Matja e madhësisë së një tërmeti, duke përdorur termin ballë, shprehje e energjisë sizmike të lëshuar nga tërmeti

TERMETET, Jo panik por kujdes!

Agustin Pepkolaj

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar , i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Ai matet me ballë. Ballë quajmë njësinë për të matur tërmetet.
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi “tërmet” përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

  • Llojet e tërmeteve
    o .1 Tërmetet vithisure
    o .2 Tërmetet vullkanike
    o .3 Tërmetet tektonike
    o .4 Tërmetet artificiale
    o .5 Tërmete me origjinë natyrore
    o .6 Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor
    o Shkalla MERKALIEVIT (Klasifikimi i tërmeteve)
    Llojet e tërmeteve
    Tërmetet vithisure
    Tërmetet vithisure janë ato tërmete, të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokës. P.sh. kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kanë rreze veprimi prej afro 100 km. Vetëm 3 % e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.
    Tërmetet vullkanike
    Zakonisht paraprihen nga shpërthimet vullkanike. Pra, janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve tektonike. Rreth 7 % e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
    Si shkaktohen tërmetet vullkanike:
    Magma për shkak të trysnisë hidrostatike ngjitet lart duke dalë në formën e llavës. Për shkak të shpejtësisë së madhe në dalje ndodhin shpërthime të mëdha.
    Tërmetet tektonike
    Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në zonat me rrudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të shpeshtat, rreth 90 % të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.
    Tërmetet artificiale
    Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftëra, ushtrimeve ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e eksplozivit të përdorur.
    Tërmete me origjinë natyrore
    Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonike. Litosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga shumë pllaka tektonike, të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëherë çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjetik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. Sizmiologët, për të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin teorinë e çlirimit elastik.
    Shumica e tërmeteve tektonike e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetëra kilometra nga sipërfaqja e tokës. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike quhen tërmete ndërpllakësore (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen tërmete brendapplakësore (intraplate).
    Në pikat ku korja e tokës është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë zonave të zhytjes aty ku pllakat tektonike zbresin në mantelin e tokës. Këto lloje tërmetesh quhen tërmete me qendër të thellë. Ka mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që ekzistojnë në këto thellësi.
    Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
    Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj furtunë tërmetesh, ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me pasgoditjet, por të cilat ndodhin vite më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse. Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në Turqi në shekullin XX, gjatë një gjysmë duzine tërmetesh të mëdha që goditën Neë Madrid gjatë periudhës 1811-1812, dhe mendohet se i njëjti fenomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra jonormale të tërmeteve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mojave Desert (shkretëtirën Mojave).

Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor
Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e tokes, thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës, aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.
Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të ujit në liqene artificiale, si për shembull Kariba Dam në Zambia, Afrikë, dhe me injektimin ose nxjerrjen e lëngjeve në koren e tokës (për shembull në rastin e disa centraleve të energjisë gjeotermike, dhe në Rocky Mountain Arsenal). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që veprojnë në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e gazit natyror nga depozitat nën sipërfaqësore, për shembull në pjesën veriore të Holandës. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras perëndimore në Indi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6,3 sipas shkallës Richter. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6,8 sipas shkallës Richter.

Shkalla MERKALIEVIT (Klasifikimi i tërmeteve)

Intensiteti Dëmi i shkaktuar
1- I regjistrojnë vetëm disa sizmografë.
2- I vërejnë vetëm personat që gjenden në ndërtesa të larta.
3- Lëkunden vetëm sendet e varura dhe mund të vërehet nga njerëz të ndryshëm.
4-Disa mure plasin, lëkunden tavolinat, i vërejnë njerëzit që janë në objektet e tyre kurse ata që janë jashtë nuk i vërejnë.
5-Thyhen dritaret, dhe vërehet nga të gjithë njerëzit pavarësisht se ku janë.
6- Dëme mesatare nga sendet e rëna, mobile të zhvendosura.
7-Bien muret e godinave të ndërtuara keq, bien oxhaqet, ndërtimet e veçanta i përballojnë, është vështirë të qëndrohet në këmbë.
8-Dëme të vogla në ndërtesat që i përballojnë tërmetit, rrënim i pjesshëm, bien mure.
9-Rrënohen të gjitha godinat e ndërtuara keq, dëme të theksuara të shtëpive të ndërtuara fort.
10-Dëme shumë të mëdha në dhe rrënime të objekteve të forta, shtrembërohen binarët e hekurudhave.
11-Rrënohet të gjitha objektet pavarësisht ndërtimit.
12-Shkatërrim i tërësishëm, relievi ndryshon, dhe sende të ngritura në ajër.[1]

Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një bombë bërthamore me fuqi 50 megaton me emrin kod Ivan e shpërthyer nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1961 krijoi një ngjarje sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth tokës Në përpjekjet e saj për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh sizmometrash të lidhur njëri me tjetrin, duke pasur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.
Tërmeti si fenomen është pasoje e zhvendosjes se Plate Tectonics (supozohet qe shtresa e siperme e tokes, lithosphera consiston disa pjese, pllaka apo pjata te ndara nga njëra tjetra, nëse mund ta quajme keshtu, te cilat jane ne levizja graduale. Lithosfera eshte shtrese e ftohte dhe eshte si te thuash lëvozhga e Tokës. Asthenosphera eshte shtresa e nxehte. Llava metalike, e cila është shtrese midis lithosferes dhe kores (berthames) dhe qe perben rreth 82 % te volumit te tokes dhe 68 % te masës së saj, përhapet nën shtresën e sipërme të tokës duke leëvizur në mënyrë graduale oqeane dhe kontinente. Shpejtësia e kësaj levizjeje është disa centimetra në vit apo e njëjte me shpejtësinë e rritjes së thonjve. Forma e re e lithosferese se krijuar ftohet me kalimin e kohërave dhe bëhet tepër densitive deri sa krijon shembje. Lëvizja e Plate Tectonics paraqitet ne tre forma : extensional, transform, dhe compressional!
Me se matet madhesia e nje termeti ?
Sizmiologet përdorin Ball (Magnitude) për të shprehur energjinë sizmike të çliruar nga tërmeti. Ja ca nga efektet e tërmeteve të madhësive të ndryshme.
• Më pak se 3,5 ballësh… në pergjithësi nuk mund ta ndjesh, por regjistrohet.
• 3,5 deri në 5,4 ballësh… shpeshhere ndjehet por në raste të rralla mund të shkaktojë dëmtime.
• Më pak se 6 ballësh… shkakton dëmtim të vogël në ndertesat me strukturë të forte, dhe dëmton shumë godinat me ndertim të dobët.
• 6,1 deri në 6,9 ballësh… mund të jetë shkatërrues në zonat e populluara që shtrihen deri në 100 km larg epiqendrës.
• 7,0 deri në 7,9…ballësh Termet i madh! Mund të shkaktoje dëmtime serioze në zona të mëdha.
• 8 ballësh e lart… Katasrofal! Mund të shkaktojë dëmtime tepër serioze në zona që shtrihen qindra kilometra larg epiqendrës.
Edhe pse çdo tërmet ka një masë unike ballësh pasojat varen shumë nga largësia e epiqendrës, struktura e ndërtesave dhe terreni.

Vladimir Peza

Një njeri me dije të kufizuara për tërmetet, duhet të bëjë dallimin midis shkallës Rihter të intensitetit të tërmetit dhe shkallës Merkali të demit të tërmetit.
Shkalla Rihter është një tregues fizik dhe më shkencor që përcakton intensitetin, amplitudën dhe frekuencën e lëkundjes, kurse shkalla Merkali që quhet BALLË lidhet me perceptimin njerëzor, sa e ndjejmë ne forcën e tërmetit dhe çfarë dëmesh shkakton në një vend të caktuar.
Afërsisht diferenca është 2 deri në 2,5.
Pra, kur themi tërmet 8 ballë, ai është 5, 5 deri 6 ballë sipas shkallës Rihter.
Pra, tërmeti i parë i sotëm me epiqendër në det, ishte 5,8 gradë Rihter ose 8 ballë Merkali.
Po në Tirane?
Sigurisht më i ulet.

Ihsan Prushi

 

7.8 – 8.3 Merkal!
Deri ne 1979-81 Tirana konsiderohej me 6 ballë Merkal. Nga viti 81 e prapa konsiderohej me 7-8 ballë Merkal. Kjo sipas kushteve gjeologjike të zonës.
Kjo u reflektua në kushtet teknike të projektimit dhe masa konstruktive shtesë në raport me mëe parë, me para vitit 1981!

 

 

Vladimir Peza 5,8 Rihter ose 7,8 Mercali është në det, neë epiqendër ing.
Në Tiranë nuk e di sa është por jo më shumë se 5 Rihter ose 7 Mercali.
Rrezik i madh për Durrësin, sepse sipas të dhenave historike të dy mijë vjetëve është fundosur 3 herë. Në Tiranë nuk ka panik për tërmete shkatërrues, sepse është platformë ranore qymyrgurore me ujë që i amortizon lëkundjet.