Skënder Mustafaj: 13 shatori, Çlirimi i qytetit të Beratit

130

Lufta për çlirimin e qytetit bëri që të bien në fushën e betejës 28 partizanë e 30 të plagosur

13 Shtatori çlirimi i qytetit të Beratit

 

75 vjet më parë,forcat partizane çliruan qytetin e Beratit. Kjo ishte një ngjarje e shënuar për mbarë popullin Beratas,që tashmë ishte i lirë. Kjo ishte një fitore strategjike për të ardhmen e tij.

Pushtuesit gjermanë të mbështetur nga tradhtarët e vendit,ballistët e zogistët,me gjithë insistimin e tyre për ta mbajtur të pushtuar Beratin,nuk ja arritën qëllimit. Ishte lufta heroike e partizanëve tanë trima,I mbështetur nga mbarë populli , qytet e fshat që bënë të mundur fitoren. Ishin sakrificat e tyre ndaj pushtuesve,ishte gjaku që u derdh që u arrit kjo fitore,që u arrit liria. Kjo datë do të mbetet e shënuar në historinë e Luftës Çlirimtare.

Periudha Maj,Qershor Korrik Gusht e vitit 1944,për pushtuesit Nazist e tradhtarët e vendit,ishte periudhë goditjesh,betejash të forcave partizane,kundër pushtuesit, të cilët pësuan dëme në njerëz dhe në teknikën luftarake .Gjate kësaj periudhe ishin vrarë nga pushtuesit, Heroina e Popullit Margarita Tutulani, Kristaq Tutulani, Kristaq Capo, Ajet Xhindole. Hakmarrja partizane qe e fuqishme. Goditjet në zonën e Vërtopit, Nahijen e Beratit, Qafë Kiçok, Paraspuar, Tërpan, Zhitom e Drobonik, krijuan premisat për çlirimin e Beratit. Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Na Cl ndiqte me vëmendje zhvillimin e mësymjes së përgjithshme mbi okupatorin dhe tradhtarët. Ajo dha udhëzime konkrete për mënyrën e zhvillimit të luftimeve, për çlirimin e Beratit. U vendos të sillej dhe Brigada e VIII-të,për të përforcuar forcën goditëse,kundër nazistëve e tradhtarëve. Pas përgatitjeve që u bënë Brigada e VII-S u vu në lëvizje dhe u vendos në afërsi të qytetit të Beratit, të gatshëm për të zënë pozicionet e sulmit. Shtabet e batalioneve e të kompanive morën të gjitha urdhëratë dhe detyrat nga shtabi i brigadës. Rëndësi ju kushtua bashkëveprimit me dy batalionet e Qarkut të Beratit, Tofik Lapani dhe Riza Cerova.

Në orën 22 të datës së 11 shtatorit, duke filluar nga Qafa e Kalasë, Bregu i Shën Thanasit, Uznova, Gorica, Murat Çelepiasi e Burdulliasi, si dhe nga kodrat në të hyrë të qytetit të Beratit shpërtheu sulmi i partizanëve kundër nazistëve e tradhtarëve të vendit. Qyteti dhe periferia e Beratit u ndriçuan nga flakët e armëve. Artileria dhe mortajat partizane dhanë goditje të vazhdueshme mbi objektivat e armikut. Pas 20 minuta luftimesh të gjithë batalionet u afruan së tepërmi pranë pozicioneve të armikut, me bomba dore partizanët u hodhën në llogoret e armikut. Betejat u ashpërsua në Qafën e Kalasë, në Kodrat e Shën Thanasit, Burdullias, Uznovë, Goricë dhe Murat Çelepie… Luftimet qenë të ashpra. Batalioni i tretë i Brigadës VII hyri në lagjen Goricë.

Në orën 10 të datës 12 shtator, situata ishte në duar të partizanëve. Nazistët filluan të sulmonin me aviacion, armikut filluan t’i vinin ndihmat nga Kuçova nga Ura e Hasan Beut. Forcat e Batalionit të parë dhe një Batalion i Qarkut bënë qëndresë heroike. Artileria do të godiste kazermat gjermane. Forcat e Brigadës VIII ishin të përqendruar në Therepel e Zhitom ne pritje për sulm.

Batalioni i parë do të vepronte në drejtim të kalasë dhe lagjes Murat Çelebi.

Batalioni i dytë në drejtim të kodrave të Shën Thanasit. Batalioni i tretë në drejtim te Goricës. Një kompani tek Ura e Hasan beut lufta u ndez në të katër anët, gjermanët vazhdonin të rezistonin në portën kryesore të kështjellës, partizanët sulmonin drejt kalasë. Në afërsi të shtëpisë së tij vritet partizani Thoma Arbëri, po këtu bie mitraljeri Sami Kuçi dhe Dine Jaubashi, kalaja ra në duart e partizaneve. Rreth orës 3 të datës 13 Shtator lagjja vakëf ra në duart e partizanëve. Në gdhire te 13 shtatorit forcat gjermane morën drejtimin drejt Kuçovës. Më 13 Shtator të vitit 1944 agoi dita e bardhë e lirisë. Këtë ditë e sollën nga malet partizanët tanë trima sakrificat e tyre, duke i shkaktuar armikut mbi 200 te vrarë, mjaft të plagosur e shumë material luftarak. Lufta për çlirimin e Beratit, bëri që të bien në fushën e betejës 28 partizanë e 30 të plagosur. Ranë për të mos vdekur kurrë Abedin Qafoku, Nexhip Mukli, Feçor Hoxha, Çerçiz Zyberi, Ismail Zyli, Asim Toska, Ismail Xhoxhaj etj. Berati ishte një ndër qytetet e para që u çlirua. Kjo përbënte një fitore me rëndësi për brigadën e 7 s dhe forcat partizane të Qarkut të Beratit,por dhe për mbarë popullin shqiptar. Çlirimi i qytetit të Beratit forcoi dhe më shumë besimin ndaj fitores përfundimtar, të Luftës sonë LANÇ .

Bashkia e Beratit duke pasur mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve ka hartuar programin që këtë ngjarje ta kremtojë  me madhështi

Skënder Mustafaj

Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve  Berat

 

Kush është Berati…

Berati (quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve) është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52’24”; Jug 40 gradë 29’30” (qyteti 40 gradë 41’06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10’51”; Perëndim 19 gradë 44’30” (qyteti 19 gradë 56’40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror). Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Βουλγερολις (qyteti bullgar, sllv. Belgrad) në shekullin e X[. Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës.