Sigal

Sigma Interalbanian VIG, që operon në tregun e sigurimeve feston këtë vit 20-vjetorin e ditëlindjes.

Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Është kjo një nga thëniet më të veçanta të shenjtores së madhe me origjinë shqiptare Nënë Tereza, e cila është e vendosur si epitaf në hyrje të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe nën mikpritjen e kreut të saj z. Ylli Alushi i shkonte për shtat ndihmës, mbështetjes dhe humanizmit që një nga kompanitë më prestigjioze në Shqipëri dhe në botë “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP” u bëri qytetarëve në nevojë të kryeqytetit.

Ndryshe nga shumë individë, kompani, biznese apo edhe vetë shteti, të cilët e promovojnë me të madhe kur ndihmojnë një individ apo një familje të caktuar (por që gjithsesi meritojnë respekt), modestia që ka karakterizuar Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP i kapërcen të gjitha limitet. Dhe këtë gjest human e vumë re dje gjatë një reportazhi në Kryqin e Kuq Shqiptar ku ishin të pranishëm edhe shumë përfaqësues të “SIVIG”, të cilët jo vetëm që krijuan mundësinë e mbështetjes financiare për njerëzit në nevojë, por edhe shërbenin së bashku me punonjësit e Kryqit të Kuq.

Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Zemra jote duhet të jetë e madhe dhe t’i nxërë të gjithë njerëzit, pa dallim. Dhe këtë humanizëm më mirë se kushdo tjetër e pamë të reflektuar tek Drejtori i Përgjithshëm i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group z. Klaidi Çitozi. Në takimin me qytetarët që konsumonin një vakt falas, Drejtori i Përgjithshëm Klaidi Çitozi reflektonte dashuri për këta njerëz në nevojë. Nga sytë dhe shpirti i tyre ndihej urimi për mbështetjen dhe ndihmën që z. Çitozi dhe kompania Sigma e Interalbanian Vienna Insurance Group jep për njerëzit në nevojë dhe të vobektët.

I pyetur për këtë iniciativë, nga më të veçantat dhe më shenjtat që mund t’i bësh qenieve njerëzore z. Çitozi deklaroi se: “Një vakt për njerëzit në nevojë është një mbështetje që jepet nga SIVIG në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Kompania do të mundësojë ushqimin e mbi 60 personave çdo ditë, për më shumë se një muaj e gjysmë ditë pune. SIVIG ka ndihmuar shtresat në nevojë gjatë gjithë aktivitetit të saj, duke bashkëpunuar me organizata të ndryshme si Kryqi i Kuq, Fundjava Ndryshe, etj. Gjithashtu dhe stafi i kësaj kompanie është solidarizuar me nisma të ndryshme në ndihmë të këtyre shtresave dhe kjo do të jetë pjesë e strategjisë dhe vizionit të kompanisë sonë”.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për të shpalosur dhe promovuar vlera dhe shembuj të tillë të humanizmit. Të jesh pranë njerëzve, pa bërë dallime racore, shoqërore dhe fetare, të jesh human do të thotë t’i duash njerëzit, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë, të jesh i dhembshur me ta, t’i urosh dhe të bëhesh pjesë e gëzimeve të tyre. Ajo që na bashkon me të gjithë njerëzit e tjerë, është pikërisht fakti që jemi njerëz dhe qenie humane. Dhe këtë humanizëm më mirë se kudo tjetër e kemi parë nga afër së bashku me kolegët e mediave televizive, dje në qendrën e Kryqit të Kuq të ofruar me shumë dashuri nga kompania Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group.

Ky është një vit i veçantë për Sigma Interalbanian VIG, duke qenë se është viti i 20-të që operon në tregun e sigurimeve. Dhe nuk ka gjë më të veçantë dhe më të bukur në këtë vit jubilar se sa të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i nxë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve. Ajo mendon për një nënë me jetimë, për një nevojtar si ta ndihmojë, për një të moshuar të braktisur, për jetimët në jetimore. Dhe këto vlera njerëzore i pamë të mëshiruara dje tek Drejtori i Përgjithshëm i Sigma e Interalbanian Vienna Insurance Group z. Klaidi Çitozi.

Përgatiti Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

 

Rreth Sigma Interalbanian VIG sh.a

 Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP

Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a (ose “SIVIG”) u themelua në 1999 dhe regjistrua në Gjykatën e Tiranës me Vendimin Nr.20487 me datë 3 shkurt 1999. Aktiviteti i saj rregullohet nga nenet e Ligjit Nr. 9901 me datë 14 prill 2008 “Për shoqëritë tregtare”dhe Ligji Nr. 52 datë 22 maj 2014 “Për aktivitetet e sigurimit dhe risigurimit dhe ndërmjetësimin në sigurime dhe risigurime”, dhe aktet nënligjore të dala në funksion të tij. Enti rregullator për tregun e sigurimeve është Autoriteti Shqiptar i Mbikëqyrjes Financiare. Aktiviteti i saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Në 2004 gjithashtu ­filloi aktivitetin e saj në Kosovë nëpërmjet degës se saj. Gjatë vitit 2014, “Sigma” dhe “Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a. u bashkuan duke përthithur aktivet dhe detyrimet e Interalbanian në aktivitetin e SIGMA. Më 30 shtator 2014, emri i Shoqërisë u ndryshua nga “Sigma VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a në “Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a.

 

MISIONI YNË: Ne jemi sinonim i stabilitetit dhe kompetencës për sa i përket mbrojtjes nga rreziku. Ne përdorim eksperiencën, njohuritë dhe diversitetin tonë për të qenë më pranë klientëve tanë. E konsiderojmë përgjegjësinë tonë që të mbrojmë ato që kanë vlerë për klientët tanë.

VIZIONI YNË: Ne duam të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë. Grupet e interesit na shohin si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Kjo bën të mundur që ne të forcojmë pozicionin tonë si grupi lider në sigurime në Austri, Evropën Qendrore dhe Lindore.

VLERAT TONA

Diversiteti, Marrëdhënia me klientin, Përgjegjësia

PREMTIMI YNË

Ne bëjmë të mundur që klientët tanë të jetojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë sepse ne: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

KAPACITETET TEKNIKE

Stafi i kompanisë, i cili ka një eksperiencë shumë të gjatë në sigurime, ofron asistencë teknike dhe shërbim klienti të shkëlqyer. Njohuritë e marra në trajnimet dhe edukimin e vazhdueshëm të punonjësve, i aplikojmë në punën tonë të përditshme, si në dizenjimin e produkteve të sigurimit, ashtu edhe në mënyrën e përqasjes së klientit apo trajtimit të dëmeve. Menaxherët e portofolëve në bashkëpunim me departamentin e burimeve njerëzore, dhe nën kujdesin e veçantë të bordit drejtues, ofrojnë trajnime periodike për stafin e shitjes, të cilat kanë në thelb trajtimin e çështjeve kryesore për sigurimet, produktet e sigurimit, teknika të shitjes, procedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë si dhe diskutimi i problematikave të ndryshme që hasin gjatë punës së tyre. Shërbimet e kompanisë ofrohen nëpërmjet një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh standarde, por edhe sigurime te hartuara sipas nevojave të klientëve, qofshin ato individë, kompani apo korporata. Ne jemi gjithnjë të kujdesshëm që këto produkte të jenë të qarta dhe të plota, dhe e ndjejmë të arsyeshme që klienti duhet të informohet shumë mirë përpara nënshkrimit të një kontrate sigurimi.