Rukie Aliaj (Gjoça) i jepet titulli: “Qytetare Nderi” e Gjirokastrës

1125
Sigal

Liria është imja dhe shqiptarëve, plumbi nazist më shoqëron përjetë!

Mehmet Miho

Qarku i Gjirokastrës i jep titullin “Qytetar Nderi” Rukije Aliaj (Gjoça), për veprimtarinë atdhetare, si partizane në LANÇ. Rukije Aliaj Gjoça është nderuar edhe me medaljen “ E TRIMËRISË: dhe shumë të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, për pjesëmarrjen e saj në Luftën e madhe patriotike të popullit shqiptar kundër nafifashizmit. Rukije Gjoça lindi në Zhulat në familjen e Nebi Gjoçës, një nga fiset më fisnike të Kardhiqit.

Thellë në Labëri rrethuar mes malesh është fshati Zhulat i përmendur në histori për përpjekjet e banorëve për liri e pavarësi. Aty janë mbajtur kuvende e janë marrë vendime historike atdhetare. Zhulatasit nuk e kanë ndarë pushkën dhe ndjenjat atdhetare e liridashëse dhe nuk e kanë kursyer gjakun nëpër beteja. Më së miri duket në luftën e Lëkursit të Sarandës, që morën pjesë shumë nga djemuria e këtij fshati dhe dhanë jetën 46 trima zhulatas të udhëhequr nga komandantët Idriz Alidhima e Rakip Gjoça. E rrjedha e historisë ka nxjerrë prijësa e organizatorë që rritën krenarinë kombëtare e bashkimin e vëllazërimin e fshatarëve dhe rrethinat e tij e më gjerë që edukojnë brezat në shekuj. I tillë ishte Idriz Sulli, që me krenarinë, atdhetarinë e mençurinë e tij, përcolli eksperiencat e luftërave për liri e ekzistencë. Ai ishte prijës i madh, ligjvënës si hartues i Kanunit dhe burrë i shquar i trevave të Labërisë. Krahas kësaj plejade historike qëndrojnë dhe veprimtaritë e shumë grave të Zhulatit, që sakrifikuan për lirinë e mbrojtjen e vatanit. Ato kanë dhënë një kontribut të çmuar në të gjithë kohërat. Në qendër të fshatit, në Baltëzën historike në trupin e rrapit shumëshekullor është gdhendur nga djali i talentuar i këtij fshati Murat Kërra monumenti madhështor i Idriz Sullit. Përballë ndodhen shtëpitë e fisit të nderuar Gjoça. Ky fis ka pasur fatin e madh për mbiemrin që gëzojnë e trashëgojnë brez pas brezi. E një nga këta pjesëtarë të këtij fisi ishte edhe Nebi Gjoça, i cili ka marrë pjesë edhe në Luftën e Vlorës në 1920. Në këtë familje u lind më 18 mars 1924, vajza e tij Rukie Gjoça, që bëri emër në luftë për lirinë e vatanit. Por cila ishte Rukie Gjoça (Aliaj) kjo partizane shëmbëlltyrë e vajzës trime labe? Ajo u rrit në shtratin e një familjeje me tradita të hershme patriotike si nga ana e babait dhe nga nëna, nga fisi i Aliko. Rukije Gjoça ishte nga shëmbëlltyrat e para të krahinës së Kardhiqi për trimërinë, guximin, mençurinë si dhe thyerjen e tabuve për femrat që të realizohej ëndrra e lirisë së Atdheut. Familja e Rukies, nëna e saj Nurie Aliko (Gjoça), ishte motra e dëshmorit Alush Aliko dhe u bë baza e kryesore e Luftës Nacional Çlirimtare në krahinën e Kardhiqit. Edhe Nurie Gjoça (Aliko) është nderuar nga Presidiumi I Kuvendit Popullor në 1976 me medaljen “E trimërisë” për shërbime të shquara patriotike në LANÇ.

Rukije Gjoça ishte femra e para në Krahinën e Kardhiqit që rreshtohet në radhët e luftëtarëve për lirinë e Atdheut. Që në fillin në batalionin “Perlat Rexhepi” në Brigadën e VIII Sulmuese krahas shoqeve të saj Nevro Çarçani etj. Rukile Gjoça (Aliaj) mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi njësia luftarake që bënte pjesë. Ndërsa vetë me armë në dorë morri pjesë në të gjitha luftimet e njësive partizane, ku u rreshtua, familja e saj vihet e tëra në shërbim të luftës për liri, shtëpia e saj bëhet spitali partizan. Me dhjetëra ishin luftëtarët e lirisë që u mjekuan e u kuruan me mjetet e pakta të atëhershme. Ky spital partizan shërbente dhe si bazë për të plagosurit rëndë e për t’u transportuar në spitale partizane të tjera më të specializuara për mjekimin dhe kurimin e plagëve të rënda të marra në luftime me pushtuesit. Këtë spital, e ndihmonin banorët zhulatas se atje mjekoheshin dhe kuroheshin bijtë e bijat e lirisë, vëllezër e motra të zhulatasve. Historia ngriti në piedestal këto përpjekje për liri dhe independencë të zhulatasve dhe të gjithë shqiptarëve. Mishërim për këtë lavdi është edhe lapidari për të rënët e këtij fshati në qendër të fshatit. Në veçanti partizania Rukie Gjoça u shqua në betejën për çlirimin e Lushnjës e në të gjithë itinerarin e njësisë partizane të Brigadës VIII Sulmuese, ne Shqipërinë e Mesme. Në betejën për çlirimin e Lushnjes në krah të kësaj vajze burrëreshë bie heroikisht Qemal Shabani, fshatar i Rukies. Dhimbje dhe hidhërim e urrejtje pa kufi për okupatorin. Kurajë dhe asnjë mëshirë deri në çlirimin e plotë të Atdheut dhe popujve nga bisha më egër e historisë. Kjo ngjarje e kësaj beteje do linte gjurmë në kujtesën e luftëtares për të mos kursyer asgjë në funksion të lirisë së Atdheut. Në rrugën heroike të luftimeve të Brigadës pati luftime të përgjakshme me okupatorët dhe ato mbetën të pashlyera në zemrën dhe kujtesë jo vetëm të atyre që sakrifikuan, por në ndërgjegjen e kujtesën e gjithë shqiptarëve si plejada ku shumë njerëz nuk kursyen as jetën e derdhën gjak për një Atdhe të lirë dhe si një faqe e ndritur e historisë së popullit shqiptar. Pjesë e luftimeve të intervenimit luftarak të Brigadës së Tetë Sulmuese ishte dhe lufta dhe qëndresa heroike dhe vendosmëria për çlirimin e Tiranës. Gjatë kësaj beteje një plumb i mallkuar i bishës naziste plagos rëndë vajzën e re njëzet vjeçare Rukije Gjoça dhe i dëmton rëndë organet jetësore. Afër iu gjendën shokët e shoqet e llogoreve, shokët që nuk u ndanë kurrë nga jeta dhe betejat. Me shumë vështirësi e transportuan në spital për t’u kuruar. Asnjëherë nuk e harroi në jetë gjatë kurimit në spital kur i thoshin: “Plagët shërohen më shpejt këtu, lufta kërkon njerëz të sakrificave pë lirinë.” Vullneti dhe vendosmëria e vazhdimit të luftës për liri mposhtën vdekjen dhe shëndeti të merrte kthesë të mirë. Në Zhulat erdhi lajmi, është plagosur rëndë në betejën e Tiranës, Rukia. Dhimbje njerëzore për vajzën dhe motrën e tyre, për një trimëreshë shqiptare nga një fshat trimash të Labërisë. Eh, si vdesin njerëzit që janë pjesë e historisë në vite dhe shekuj?: Nuk vdes Rukia, trimat nuk vdesin, ajo ishte trim e jo trime e Gjoçajve dhe si e tillë ajo vetëm r ngrihet.” Po ashtu është dhe do të jetë ajo, e ringritur në beteja e shekuj, bie për një Shqipëri te lirë dhe demokratike. Mjekët nuk ndërhynë dot për të nxjerrë plumbin trupi i saj e ky plumb e shoqëroi në mëlçi gjatë gjithë jetës së saj, si kujtim i luftës për liri. Ai ngeli si kujtim i hidhur për jetën e Rukies, por edhe si prova e krenarisë se pashembullt e përpjekjeve për liri, si dhimbje dhe lot të shkaktuara nga bisha naziste. Komandat eprore urdhëruan të qëndronte në Tiranën e çliruar, por Rukija nuk pranoi, e refuzoi me vendosmëri dhe ju bashkëngjit bashkëluftëtarëve për të ndjekur këmba -këmbës bishën naziste edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, Mal të Zi, Vishegrad, Bosnjë Hercegovinë. Fjala e saj ishte: “Liria është imja dhe shqiptarëve, plumbi nazist më shoqëron për jetë”. Në beteja këmbë për këmbë me gjermanët në Mal të Zi, Bosnjë- Hercegovinë dhe syri nuk ju tremb fare në betejën disa ditore për çlirimin e Vishegradit. Pas kthimit nga ndjekja e bishës naziste jashtë kufijve të Shqipërisë së lirë martohet me një nga luftëtarët e shquar të pa epur të trevave të Vlorës, gjeneralin trim, Temo Aliaj, ku lindën dhe edukuan fëmijët dhe dhanë se bashku kontributin e tyre në ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit. Kur në Zhulat flitet për trimat dhe trimëritë flitet me respekt te thellë për bijën e tyre Rukien, për vlerat e bëmat e saj dhe shtëpisë saj në shërbim të përpjekjeve për lirinë e Atdheut.