Rrëfen Osman Murati

1335
Sigal

Kujtimet e OSMAN MURATIT, ish- Kryetarit të Inspektimit të Shetit: Si mora e detyrën e Kryetarit të Inspektimit të Shtetit dhe roli i Mihal Bishës dhe Adil Çarçanit

Pse do hiqej tërësisht oborri kooperativist dhe si u bë tufëzimi i bagëtive në të gjithë vendin

  Themie Thomai, Muho Asllani dhe unë do mbronim idenë në kryeministri se kjo nismë ishte e parakohshme

-Adil Çarçani mbrojti mendimin tone, ndërsa Mehmet Shehu dëgjoi dhe heshti

-Na befasoi heshtja e ish-zëvendëskryeministrit Manush Myftiu

– Fryma dualiste që u formua ndërmjet Qeverisë me Mehmet Shehun dhe ish-Byrosë Politike që drejtohej nga Enver Hoxha.

Një provë e vështirë

Mbasi kaloi një javë më thërrasin ne aparatin e KQ në sektorin e kuadrit dhe një sekretarët e KQ më komunikoi vendimin e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së të transferimit, për të filluar punën në detyrën e Kryetarit të Inspektimit të Shtetit.

Në këtë takim kam njohur dhe takuar për herë të parë ish-përgje- gjësin e sektorit të kuadrit të Komitetit Qendror të Partisë, Mihal Bishën, i cili njihej në rrethet intelektuale, sepse merrej me gjithë biografitë e kuadrove në instancat e larta të partisë dhe shtetit. Mihali ishte një njeri i zgjuar, i prehtë, i thjeshtë dhe mjaft i matur.

Në takimin e parë që bëra me të, me një buzëqeshje e thjeshtësi m’u drejtua mua dhe më këshilloi duke më thënë: “Osman, mos u shqetëso, urime, kështu e kanë këto punë, ti ke aftësi e profesiona- lizëm, por askush nuk arrin në jetë ta njohë vetveten, prandaj të njohim ne dhe çdo lëvizje bëhet vetëm për të mirën tënde.” Ai më porositi që të paraqitesha tek Zëvendëskryetari i parë i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, i cili do të më instruktonte si do të veproja për të marrë në dorëzim detyrën që m’u komunikua. Në atë çast më uroi edhe një herë Mihali, duke më thënë, gjithë të mirat dhe se do të takohemi përsëri. Natyrisht përgjigja ime ishte “Do të punoj atje ku e gjykon partia”.

Prezantimin me aparatin e këtij institucioni, si drejtues i tij, e bë- ri shoku Adil Çarçani, i cili mbasi më bëri një karakteristikë të shkurtër timen, shtroi përkatësisht disa detyra se ku duhet të përqendrohemi në punën e kontrolleve ndaj organeve shtetërore dhe ekonomike, duke vënë theksin në energjetikë, bujqësi, shërbime e në dëgjimin dhe verifikimin e ankesave të popullit. Përballë kësaj gjendjeje jo të kënaqshme në mjaft kooperativa bujqësore, nga disa kuadro drejtues të ashtuquajtur “shkencëtarë” të çështjeve sociale dhe të bujqësisë, shtrohej problemi, se faktori kryesor që pengon zhvillimin e bujqësisë në kooperativat bujqëso- re ishte bërë mosdalja në punë e fshatarëve, tendenca për të kër- kuar largimin nga kooperativa në punë me rrogë shteti. Ne fakt, një pengesë serioze, për mosdaljen në punë të kooperativistëve ishte fakti, që një pjesë të kohës së punës, ato e shpenzonin duke u marrë me problemet e oborrit kooperativist sidomos në kooperativat bujqësore dhe kodrinore dhe malore. Me togfjalëshin “oborr kooperativist” përfshihej një sasi toke dhe bagëti me një limit të caktuar që u ishte lënë fshatarëve për të plotësuar disa nevoja personale te familjeve të tyre.

Tufëzimi i bagëtive

Nga diskutimi i këtij problemi në instancat e partisë dhe të pushtetit, aty nga mezi i viteve 1980, u shtrua një detyrë nga Komiteti Qendror i PPSH-së, siç thuhej me propozime nga baza, për të hequr tërësisht oborrin kooperativist dhe për të bërë tufëzimin e bagëtive në të gjithë vendin. Mbi këtë bazë, fshatarit kooperativist, duke i u hequr toka dhe bagëtitë e oborrit kthehej në një konsumator të prodhimit nga prona kooperativiste. Ky problem ishe shumë i ndjeshëm për fshatin në tërësi, veçanërisht për zonat kodrinore e malore, sepse prodhimi bujqësor dhe blegtoral i kooperativave bujqësore nuk ishte në gjendje të plotësonte kërkesat e popullsisë së fshatit dhe të popullsisë së qytetit me këto produkte jetike ushqimore.

Për kryerjen e kësaj reforme në bujqësi në ballë të punës vihej Ministria e Bujqësisë.

 Kjo reformë e thellë në fshatin kooperativist, të asaj kohe, ka një zanafillë që nga gjashtëmujori i dytë i vitit 1980. Për të qenë sa më objektiv në studimin e këtij orientimi të Partisë, paraprakisht u krye një studim gati për tre muaj, me një grup pune ndërqeveritar që do të kryesohej nga ish Kryetari i Inspektimit të Shtetit dhe konkretisht prej meje, me një ekip specialistësh dhe ekspertësh të bujqësisë. Në këtë grup pune medoemos do të ishin edhe Ministri i Bujqësisë dhe një Ministër pranë Këshillit të Ministrave që merrej me çështjet e bujqësisë. Këtë detyrë e caktoi Mehmet Shehu, ish-kryeministri i asaj kohe. Situatën e bujqësisë të oborrit kooperativist dhe marrëdhënien e kooperativistëve me pronën unë e njihja mirë, sepse, në radhë të parë, kisha kryer detyrën e kryetarit të koeperativës përveç studimeve që kishim kryer në Institutin e Studimeve Ekonomike dhe kontrolleve të kryera në Inspketimin e Shtetit. Për më tepër, mua më favorizonte fakti se vëllai im me familjen jetonte në fshat, në kooperativën bujqësore të Lurës, i cili e zotëronte mirë këtë situatë. Kryerjen e kësaj detyre të ngarkuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, dhe në tërësi studimin e këtij problemi e kam ndjerë dhe përballuar me një gjendje mjaft emocionale e me stres të paparë. Në të vërtetë, po studionim një problem që paraprakisht e paragjykonim se do të bëhej faktori varrmihës i sektorit kooperativist dhe i të gjithë bujqësisë në tërësi. Në bazë të orientimit të dhënë, domosdo do të fillonim nga puna. Për këtë qëllim krijova grupin e punës me bashkëpunëtor të Insp- ektimit dhe me specialistë e kuadro të bazës. Akti i parë dhe më i domosdoshëm ishte konsultimi me organet e pushtetit në bazë, si dhe me mjaft kooperativistë në veri dhe jug të Shqipërisë. Mendimet për kryerjen e këtij studimi “famëkeq” si në organet qendrore dhe atij të bazës morën dy drejtime të kundërta:

Së pari, mjaft burokratë dhe servilë, teknicienë, miopë dhe ndo- një person që mbante familjen nga rrogat e punës në shtet mbështesnin “orientimin” e Partisë për ta bërë “tufëzimin” e bagëtive, sepse, sipas tyre, si parcela e tokës dhe bagëtia e oborrit ishin bërë pengesë për zhvillimin e kooperativave bujqësore. Ky ishte një mendim i cili predominonte në nivelet e disa kryesi- ve të kooperativave bujqësore, në disa komitete ekzekutive të rre- theve e deri në aparatin e KQ të PPSH-së. Me plot bindje mund ta them se kjo kategori njerëzish, me dashje apo pa dashje, hapnin hendekun midis vijës së partisë me pushtetin dhe popullit, që në të vërtetë bënin punën earmikut.

Së dyti, në këtë çështje madhore, renditej masa e kooperativistëve e kuadrove dhe specialistëve, të studiuesve të sektorit të bujqësisë dhe mjaft kuadrove me peshë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, të cilët e shihnin me mjaft skepticizëm këtë orientim të kupolës së partisë dhe të pushtetit… Kishte zëra që shpreheshin hapur duke thënë se: Fshatarit po i more tokën dhe bagëtinë që shteti i ka lënë me një limit të caktuar, do të përbënte disfatën ka- tastrofike për popullsinë e fshatit dhe do të shoqërohej me pasoja për gjithë ekonominë. Dhe në fakt kështu ndodhi. Debatet dhe mendimet pro dhe kundër, të trajtuara me masat e popullit në fshat, do t’i paraqitnim në konkluzionet e përfundimit të këtij studimi, i cili do t’i kalonte Qeverisë dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së për miratim. Ky studim me konkluzionet përkatëse më shkaktuan në atë kohë, një stres të jashtëza- konshëm. Roli i Ministrisë së Bujqësisë ishte mjaft i dyzuar dhe indiferent, aq sa u vu në pozitë të vështirë se në cilin krah po anonte, sepse kishte edhe ndonjë zë të fortë që e kish propozuar një mendim të tillë, deri në Komitetin Qendror të PPSH-së.

Zëri i masës

Megjithatë zëri i masës në bazë qe shumë i ashpër dhe kundërshtues dhe kjo ministri ishte e detyruar të bashkohej me mendimin e grupit të punës që drejtohej nga Kryetari i Inspektimi i Shtetit. Më në fund si grup pune të ngarkuar për kryerjen e kësaj detyre dhe Ministria e Bujqësisë me institucionet përkatëse, i unifikuam mendimet dhe konkluduam se ky veprim është i parakohshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhej bërë tufëzimi i oborrit kooperativist.

Si përfundim, konkluduam prerazi me mendim unik se tufëzimi i oborrit kooperativist i duhej lënë një periudhe të mëvonshme, mbi ba- zën e kushteve më të përshtatshme që do të krijoheshin në fshatin kooperativist. Ky përfundim do të mbrohej në Këshillin e Ministra- ve nga shoqja Themie Thomai, ish Ministrja e Bujqësisë, Muho Asllani, ish-Ministër pranë Këshillit të Ministrave dhe unë si Kryetar i Inspektimit të Shtetit dhe si kryetar i grupit të punës për kryerjen e këtij studimi. Paraprakisht unë isha konsultuar për konkluzionet e këtij studi- mi me ish zëvendëskryetarin e parë të Këshillit të Ministrave, i cili mbulonte edhe Inspektimin e Shtetit si institucion. Ai, mbasi më dëgjoj mua për konkluzionet paraprake të studimit që po përgatisnim për Këshillin e Ministrave u shpreh plotësisht dakord me mendimet e grupit të punës. Mbas një jave studimi prej 7-8 faqesh u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Mbledhja me Mehmet Shehun

Më kujtohet si sot që në atë mbledhje të muajit nëntor 1980, ministrat shihnin njëri-tjetrin dhe nuk flisnin fare. Ish-kryeministri Mehmet Shehu sapo filloi mbledhja për diskutimin e këtij studimi “Mbi tu- fëzimin dhe oborrin kooperativist” shtroi pyetjen, se kush ka vërejtje dhe diskutime për studimin e paraqitur. Shoku Adil Çarçani që e mori fjalën theksoi që “Unë jam konsultuar paraprakisht me grupin e punës dhe jam dakord me konkluzionet e paraqitura”. Po kështu edhe Muho Asllani dhe Themie Thomai. Si përfundim, nuk u bë asnjë diskutim dhe në heshtje Qeveria ishte e mendimit që mos të bëhej tufëzimi sipas konkluzioneve të paraqitura në studim. Vlen për të theksuar se ish-zëvendëskryeministri Manush Myftiu, kishte një karakteristikë të veçantë në mendimet e tij. Sa shtrohej në Qeveri ndonjë pikë e nxehtë për t’u diskutuar dhe miratuar që kishte të bënte me orientimet e partisë, ai gjithnjë fliste dhe jepte mendimin e pavarur të tij, nëse ishte dakord apo jo, duke dhënë edhe argumentet përkatëse. Në këtë rast shoku Manush nuk foli fare, me sa duket ruajti mendimet e tij për t’i shfaqur në Byronë Politike të Partisë. Mbasi sundoi heshtja për analizën dhe shqyrtimin e këtij studimi në mbledhjen e Qeverisë, ish-kryeministri nuk u prononcua, por dha porosinë që materiali të shkurtohej ne 4-5 faqe dhe t’i paraqitej për diskutim mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH.

Pra, sipas meje konkluzioni ishte i qartë, në heshtje miratohej varianti i paraqitur që të mos miratohej tufëzimi i oborrit të kooperativistëve, sepse ishte një orientim partie i parakohshëm. Në të vërtetë, kush ka marrë pjesë në atë mbledhje Qeverie me përfundimin e shqyrtimit të këtij studimi u shpenguam dhe u qetësuam nga një gjendje stresante që na ishte krijuar, sepse edhe në pushimet që bënin dhe bisedat e ngushta midis ministrave, nuk ngurronin të thoshim se çfarë ishte ky budallallëk që po kurdisej në kurriz të fshatarëve.

Nga mesi i dhjetorit 1980 (nuk e mbaj mend saktësisht) këtë studim e ka marrë në shqyrtim Byroja Politike e KQ të PPSH, tashmë të paraqitur nga Këshilli i Ministrave të nënshkruar nga Mehmet Shehu. Në këtë mbledhje kanë qenë thirrur dhe ish-Ministrja e Bujqësisë Themie Thomai. Me datën 14 dhjetor 1980, e cila përkonte me datëlindjen time, (40-vjetorin e lindjes), shoku Muho Asllani, si anëtar i Byrosë Politike, në darkën e shtëpisë që kisha përgatitur me këtë rast, sapo hyri në derën e shtëpisë time, duke më uruar më tha: “Të uroj për datëlindjen, shëndet e suksese, bashkë me tufëzimin e oborrit kooperativist, që do të bëhet, mbasi sot u vendos ne Byronë Politike!”. Madje për këtë qëllim ai vazhdoi duke thënë se për kryerjen e tufëzimit të oborrit kooperativist që u vendos në Byronë Politike, do të organizohej një aktiv kombëtar dhe do të zbërthejë orientimin përkatës kryeministri Mehmet Shehu. Ky lajm për mua qe mjaft i hidhur në atë ditë të shënuar. Në të vërtetë unë dhe u çorodita për pak minuta, saqë dhe njerëzit e shtëpisë u trembën se mos pësoja ndonjë atak kardiak. Mbas pak minutash e mblodha veten dhe, njëkohësisht më shkoi ndërmend një thashetheme, e cila qarkullonte në disa mjedise të mbyllura, sikur është krijuar një frymë pak a shumë dualiste, ndërmjet Qeverisë që drejtohej nga ish-kryeministri Mehmet Shehu dhe ish-Byrosë Politike që drejtohej nga Enver Hoxha. Mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dëgjuam me “llafe pazari”, se të dy udhëheqësit kryesorë të partisë e të shtetit, sikur kishin debatuar paraprakisht për këtë problem. Mendja ta do se ish-kryeministri do të mbronte studimin e paraqitur ne Komitetin Qendror të PPSH-së…

Mendimi i Enver Hoxhës

Më vonë Enver Hoxha, para se të fillonte diskutimin e këtij “studimi” ka tërhequr vëmendjen për një sqarim, nëse janë pyetur kooperativistët për këtë problem ose jo. Përgjigjen e dhënë kësaj pyetjeje nga pjesëmarësit, nuk e di se kush e ka dhënë, sepse unë nuk isha i thirrur në këtë mbledhje. Po, sipas mendimit tim, e detyruar për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ka qenë Themie Thomai si Ministre e Bujqësisë, e cila ka marrë pjesë në atë mbledhje si e ftuar dhe, padyshim, duhet të këtë thënë mendimin e saj. Një përgjigje të tillë mund ta kishte dhënë edhe Mehmet Shehu, i cili ishte shumë i azhurnuar për këtë problem jetik për fshatin dhe gjithë popullin shqiptar. Por me sa duket atij i ishte “mbyllur goja”. Jam i bindur, se tufëzimi i oborrit kooperativist e preku fshatarësinë në pikën më nevralgjike të saj. Fshatarësia kooperativiste në atë kohë që përbënte mbi 2/3 e popullsisë, nga ky moment, që u vendos “me dëshirën e tyre” heqja e bagëtisë së oborrit, në rrugë e forma të ndryshme, hodhi dyshimin dhe mëdyshjen te vija politike e Partisë së Punës të Shqipërisë. Ajo drejtësi dhe liri demokratike që u luftua për çlirimin e vendit nga nazifashishtët dhe kolaboracionistët e vendit tonë, ajo punë vetëmohuese që u karakterizua për ndërtimin e vendit, u kthye me këtë akt të padrejtë, në një kundërshtim të heshtur, dhe si rrjedhojë edhe fshatari gradualisht iu kthye dyqanit të shtetit për t’u furnizuar me ushqimet jetësore. Ish-presidenti Ramiz Alia, në daljen e fundit ne një bisedë televizive, para çasteve te fundit të jetës se tij, në pyetjen e bërë nga gazetarët për këtë çështje ka theksuar se “tufëzimi i bagëtive në fshat ishte një mëkat”.