Rajna Kovaçi: Cilat ishin shtrigat dhe magjistaret e Nikolait të II, Stalinit, Brezhnjevit, Gorbaçovit dhe Jelcinit që ushtronin profesionin pranë elitës politike sovjetike

1266
Sigal

Georgi Rasputin, mundi të penetrojë në familjen mbretërore dhe fitoi besimin e Carit, Nikollait të II

-Natalia Llvova ruante Stalinin nga syri i keq dhe nga njerëzit që ishin kundër tij

– Ajo e udhëzoi Stalinin të mos tregonte datën e saktë të lindjes dhe të mos dilte në foto me oponentët e tij

– Evgjenia Davitashvilli, fallxhorja mjeke e Brezhnjevit, Mihail Gorbaçovit por edhe Boris Jelcinit

Maria Orsic, shtriga që ka arritur ndikimin absolut deri tek Hitleri,

  Rajna Kovaçi

 Në historinë e Rusisë ka patur shumë sharlatanë, fallxhore dhe të ashtuquajturat shtriga. Por shumë pak prej tyre gëzonin të drejtën ti afroheshin elitës së lartë qeverisëse. Do ju përmend tre prej atyre që kishin të drejtë të ushtronin “profesionin” e “famshëm” pranë elitës politike ruse. Materiale arkivore hedhin dritë mbi këto tre figura të fshehta, të cilat kanë qenë të lidhura me liderët rus.  

 Mjeku i Mbretit

Georgi Rasputin, emri i të cilit ishte dhe mbetet figurë shumë e njohur, si dhe një figurë shumë kontradiktore, mistike dhe e diskutueshme në historinë e Rusisë. Dhe deri në ditët tona nuk ka një përcaktim të vetëm rreth çështjes a ka qenë ai vërtetë një magjistar, shenjtor, parashikues apo sharlatan-mashtrues.

Lindur në një familje fshatare në Siberi në vitin 1869, Rasputini nuk u pajis me arsimin e duhur, si dhe është vërtetuar se ai deri në fund të jetës nuk mësoj shkrim dhe këndim.  Mbas disa vitesh pelegrinazhi, ai arriti në Shën Petersburg ishte viti 1903 dhe shpejt u bë shumë i  njohur në mesin e aristokratëve të fiksuar pas misticizmit dhe praktikave okulte. Me kalimin e kohës ai mundi të penetrojë në familjen mbretërore dhe fitoj besimin e Carit Nikollait të II, duke ndihmuar djalin e tij Aleksej – trashëgimtari i vetëm i fronit, që vuante nga pneumonia akute. Rasputini çuditërisht arriti t’ja lehtësojë gjendjen shëndetësore.

Kur merrte vendime zyrtare Cari konsultohej me Rasputinin, i cili arriti të ndërhynte aq thellë në politikën e jashtme të oborrit mbretëror, sa që u mundua të bindte Nikollain e II të shmangte luftën me Gjermaninë. Fatmirësisht apo fatkeqësisht përpjekjet e mjekut apo e shëruesit popullor rezultoi e pasuksesshme. Lufta e Parë Botërore filloj në vitin 1914, dhe u shndërrua në një katastrofë totale për vendin, duke I marrë jetën mbi 4 milion rusëve.

Rasputini  parashikoj vdekjen  e vetë dhe porositi Nikollain për kanosje të një rreziku të madh që e priste vendin në të ardhmen. Në letrën që i dërgonte Carit në vitin 1916, ai  parashikonte se Rusia nuk do të kishte paqe për 25 vjet nëse aristokracia ruse do e vriste atë

” Cari rus, Ju do të vdisni nga populli rus dhe populli rus do të jetë i mallkuar dhe do të përdoret si një armë e djallit, duke bërë vëlla vrasje”, i shkruante Rasputini Carit  . “ Për 25 vjet tre herë ata do e shkatërrojnë popullin rus dhe fenë krishtere dhe toka ruse do të shuhet”.

Parashikimet u vërtetuan.  Në 30 dhjetor të vitit 1916 Rasputinin e vranë njerëzit e afërt të mbretit. Pak pas vrasjes Rusia u bë dëshmitare e revolucionit famëkeq. Gjithashtu e vranë gjithë familjen mbretërore në mënyrë çnjerëzore, tamam sipas parashikimeve të Rasputinit.

 

Fallëxhorja e Stalinit

Natalia Llvova. Ka shumë historira për gratë në jetën e Stalinit, por njëra prej tyre Natalia Llvova – ishte shumë pranë liderit, më shumë se të tjerat. Ajo nuk ishte e dashura e tij. Llvova  ishte e bija e një fallxhori të famshëm nga Sant Petersburgu dhe vetë Stalini e thirri në Moskë në vitin 1930. Sipas dokumenteve vërtetohet që Stalini i ka besuar fallxhores dhe forcave të mbinatyrës dhe ndjente ekstrasenset. I besonte bestytënive se ato ishin forca serioze që udhëhiqnin politikat që ai bënte. Sipas Igor Obolenski, Llvova e ruante liderin komunist nga syri i keq dhe nga njerëzit që ishin kundër tij. U vërtetua se, masa për mbrojtjen e tij nga magjia e zezë nga ana e saj ishte Stalini të mos tregonte datën e saktë të lindjes dhe të mos dilte në foto me oponentët e tij.

Magjistari personal i Stalinit

Sipas dokumenteve të ndryshme vërtetohet se fotot janë të dy sozive të Stalinit. Dhe sipas tyre vetëm në një foto është Stalini i vërtetë. Është pak sa i mënjanuar në një anë me sy pak të mbyllur dhe me llullë në gojë. Ajo nuk mund të ekspozohej për shkak të magjisë së zezë, megjithëse atje ai ka dalë me sy gjysmë të mbyllur, ndërsa llulla ishte mjet mbrojtës nga magjia e zezë.  Në të vërtetë Llvova e këshillonte Stalinin edhe për ndryshimin e kuadrove, që për kohën kur bëhet fjalë ishte një gjë shumë e veçantë, por çuditërisht Stalini i besonte shumë asaj, sepse sipas tij ajo kishte përherë të drejtë. Në ditët tona dihet shumë pak për jetën e Llvovës.

Xhuna

Evgjenia Davitashvilli, e njohur me emrin Xhuna, ishte një kuruese popullore që kishte shëruar mjaft njerëz si brenda apo jashtë Rusisë. Atë  e “zbuloi” Leonid Brexhnjev –burri i së cilës mahnitej nga mençuria e saj. Brezhnjevi e mori nga Tbilisi- Gruzi, dhe e stabilizoj në Moskë, jetonte pranë Kremlinit.

Ajo propagandonte përdorimin e bioenergjisë për qëllime mjekësore, dhe u vërtetua se ajo ja kishte përmirësuar gjendjen shëndetësore Brezhnjevit, madje e paska shpëtuar nga vdekja disa herë. Brezhnjevi vdiq disa muaj më vonë pasi Xhuna ishte tërhequr së qeni mjeke e tij personale. Xhuna akoma është objekt i analizës intensive prej rretheve të akademikëve  rus si edhe për aftësitë e saj të veçanta. Ata kanë arritur në rezultatin se, Xhuna ishte në gjendje të vepronte në trupin e njeriut në nivelin molekular, dhe të përmirësonte karakteristikat e qelizave të gjakut. Ajo shpjegonte se çdo njeri ka aftësi bioenergjike, por vetëm pak prej tyre mund të nxjerrin në pah fuqinë dhe aftësinë e tyre aktive për të kuruar sëmundje të ndryshme. Xhuna ndihmoi shumë shokë të partisë gjatë jetës së saj, madje edhe Mihail Gorbacovin por edhe Boris Jelcinin. Ajo ishte vetëm për anëtarët e byrosë politike dhe jo për popullin. Pra në vështrim dukeshim  sikur ishim të gjithë njësoj por sic e dimë edhe ne, nuk është e vërtetë ata përherë kanë patur një trajtim të vecantë në cdo aspect  të jetës, si në kurim, në cilësinë e ilaceve, të veshjes, ushqimit, pra në cdo gjë.

Në intervistën e saj në vitin 2012, Xhuna pranoj se kishte marrëdhënie shumë të mira me Vladimir Putin dhe me Dimitër Mediedev dhe madje e kishin lutur të shëronte ish Presidentin e Ukrainës Viktor Janukovic, por ajo nuk pranoj. Xhuna parashikoj katastrofën e Cernobilit në vitin 1986, parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik. Xhuna vdiq në 2015, dhe madje me optimizëm për të ardhmen e Rusisë. Xhuna nuk mundi ti shpjegonte sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë si dhe krizën ukrainase që ishin probleme shumë të rëndësishme për Rusinë.

Shtriga e Hitlerit
Ka personalitete që, mbeten në hije, por kanë një rëndësi të madhe për rrjedhën e historisë. Kështu që ato asnjëherë nuk janë bërë objekt i vëmendjes së shoqërisë. Shpesh biografia e tyre është aq e mjegullt, saqë bëhet objekt i spekulimeve të shumta, i zmadhimeve si dhe mitollogjizohet. Një individ i tillë ishte dhe  Maria Orsic- ndoshta medium-i më i fuqishëm ose mashtruesja më brilante, do të thoshin skeptikët e asaj kohe. Për arsye të lidhjes së saj me nazistët e nivelit më të lartë, puna me shërbimet okulte naziste dhe ndikimi i saj i konsiderueshëm, që arrinte deri tek vetë Hitleri,

disa madje i atribuojnë fajin  asaj lidhur me fatkeqësitë e shkaktuara nga nazizmi dhe Lufta e Dytë Botërore. Të dhënat e saj rreth origjinës së racës ariane, përmenden nga disa studiues si një bazë e rëndësishme për zhvillimin e teorisë naziste të superioritetit të arianëve me të gjitha pasojat që mbarte kjo teori .

Themelimi i Rrethit Vrill   

Maria Orsic ishte një  medium i njohur, e cila më vonë drejtonte shoqërinë “Vrill”. Lindur më 31 tetor 1895 në Zagreb, i ati kroat, Томisllav Оrsic, takoi të ëmën, vienezen Sabina, gjatë vitit 1894. Ata ranë në dashuri dhe pas një viti ajo solli në jetë një vajzë bjonde me bukuri të rrallë, të cilën e quajtën Maria. Më vonë Tomisllav ndërroi emrin në Tomas. Maria ishte më e bukura nga të gjitha yjet e hollivudit të asaj kohe. Ajo u bë ndjekëse e verbër e lëvizjes nacionaliste, e cila ishte aktive që nga Lufta e parë Botërore, që kishte si objektivin kryesor bashkimin e Gjermanisë me Austrinë. Gjatë vitit 1919 ajo u zhvendos në Mynih pranë të fejuarit. Atje ajo ra në kontakt me shoqërinë “Tule gezellshaft” dhe shpejt ajo krijoi rrethin e saj personal mediumi bashkë me Traute A. Nga Mynihu mori tre shoqet e saj. Zyrtarisht quhej „Alldeutsche Gesellschaft für Metaphysik“,   por më shumë njihej si “Vrill gezellshaft“.Diku këtu , gjërat u bënë të paqarta deri në ekstremitet dhe vlerësimet për shoqërinë apo komunitetin Vrill varionin mes neglizhencës së skeptikëve dhe akuzave për krimet më të larta nga ana e disa ndjekësve.
Vrill-zonjat, të cilat themeluan grupin, u vlerësuan si “Pesë Shtrigat e Shoqërisë Tule”, madje ato ndihmuan në zhvillimin e lëvizjes Pangjermane, dhe përfundimisht, mbështetën fortë, në fund të fundit  shfaqjen e Rajhut të Tretë. Ka fakte që për shkak të rrënjëve të saj kroate, kroatët janë konsideruar si racë arjane. E gjitha kjo duket si spekulim, por një gjë është e qartë, zonjat nga Vrill dhe veçanërisht Maria Orsic kishin lidhje të forta dhe me të vërtetë një ndikim të drejtpërdrejtë  mbi anëtarët e Rajhut të tretë të nivelit më të lartë, deri tek Fyrheri.

Të gjitha zonjat nga shoqëria e mediumeve ishin zonja në moshë të re. Maria dhe Trauge ishin shumë të bukura me flokë të gjata –e para bionde, ndërsa tjetra – me flokë gështenjë- një mënyrë e mbajtjes së flokëve shumë e veçantë për kohën Flokët i mbanin të mbledhura bisht kali ku binin në sy flokë të bukur të derdhur, të rëndë. Ky  model flokësh ishte bërë shenjë e vecantë për gratë, që ishin anëtare të “Vrill”. Ato ishin më të shquarat dhe paraqiteshin si medium dhe Maria ngulte këmbë se kishte rënë në kontakt me qenie ariane mbitokësore, që jetonin në planetin me sistemin Aldebaran. Këta jashtëtokësor paskan vizituar tokën dhe qëndronin në Shumer. Emërtimi  “Vrill” vinte nga fjala e vjetër “vri-ill”/ “si Perëndia hyjnore”/. E dyta mediumi më i rëndësishëm ishte Zigrun, emër i cili lidhej nga ana etimologjike me Zigurne, një nga 9 vajzat e e Votan sipas mitollogjisë nordike. Maria kishte hyrë në kontakt me jashtëtokësorët që në vitin 1917 ose ndoshta edhe më parë. Sipas tyre në vitin 1919, në një rreth të ngushtë ato gjoja kishin bërë një seancë në prani të Marias. Maria kishte marrë sinjal nga “miqtë” e saj jashtëtokësorë  në skript, gjë që përdorej nga templarët, gjë të cilën ajo nuk e njihte. Këto paskëshin qenë të dhënat teknike të një disku fluturues. Të  dhënat kishin qenë të sakta, kështu që kishte filluar një kontakt i rregullt dhe serioz për detajet më të imta të objektit. Për të cilin duhet të shkonin deri Aldebaran për të takuar jashtëtokësorët. Falë aftësive të Orsic dhe mediumeve nga Vrill me mbështetjen e shkencëtarëve nga shoqëria Tule u krijua koncepti për një “shkencë alternative”. Për shkak të pengesave financiare projekti për diskun fluturues  u realizua pas disa vitesh.

Në vitin 1922 pjesë të ndryshme të diskut kishin filluar të krijoheshin pavarësisht nga njëri grup apo tjetri, nga Tule apo Vrill. Ka të dhëna që Maria ka pasur korespondencë të rregullt me Nikolla Teslën që gjendej përtej oqeanit lidhur me projektin e anijes. Kjo korespondencë u zhduk apo u konfiskua, për  klasifikim. Prandaj nuk mund të vërtetohet kategorikisht egzistenca.   

Gjatë vitit 1924 Orsic kishte vendosur lidhje me një fantazëm para zëvëndësit të Hitlerit dhe numrit tre, njeriut më të rëndësishëm të Rajhut të Tretë- Rudolf Hes. Në apartamentin e Hes në Mynih, në prani të themeluesit të Tule, Rudolf Fon Sebotendorf/ me të cilin Orsic punonte në mënyrë intensive, që e propozoi për medium, si dhe personalitete të tjera, ajo thirrur shpirtin e personit që kishte vdekur një vit më parë, që kishte qenë anëtar i Tule një publicist dhe përkthyes i njohur, i quajtur Ditrih Ekhart. Maria ra në ekstazë dhe Hes ishte nevrikosur ndërsa e shikonte dhe i qëndronte përballë.

Por siç thoshin të pranishmit më vonë, ata kishin dëgjuar zërin e Ekhartit të dilte prej saj, kur thoshte, se, duhet të linte ndonjë zë tjetër që të thoshte këtë gjë të rëndësishme. Pas kësaj ishte dëgjuar një zë i çuditshëm, se ishte nga populli sumi – që ishte një vend larg botës tonë, që vinin rrotull orbitës rreth Aldebaran. Hes dhe të tjerët ishin çuditur pa fjalë. Ata kishin dëgjuar edhe shumë fakte të padëgjuara më parë se –sumat kishin pushtuar planetin tokë para 500 miliona vite më parë dhe se mbetjet nga qytete e vjetra e të rrënuara si Shurupak dhe Nipur kanë qenë pjesë e tyre. Ata që kishin mbetur gjallë pas, sipas arkës së Noes, janë paraardhësit e racës Arjane. Arjanët dhe jashtëtokësorët kanë patur lidhje me Hitlerin dhe ai ka qenë në korrent të çdo gjëje që kishte lidhje me ta, por nuk mund të thuhet me siguri qëkur. Zbulimi i Orsic për prejardhjen e Arjanëve korrespondonte me teorinë e nazistëve për racën superiore dhe që sipas tyre kjo ishte raca më e përsosur njerëzore.    

Në këtë linjë spekulimesh, ekzistojnë mendime që fajësojnë drejtpërdrejt Marija Orsic për bartjen e fajit për ngritjen e nazizmit dhe Luftën e Dytë Botërore që pasoi. Këto fakte janë vështirë të vërtetohen, por dihet që projekti i takimit me Aldebarans-at u soll në vëmendjen e Fuhrerit. Qëllimi kryesor i Vrill dhe të ashtuquajturës shoqëria –Tule, ishte të arrinte “Raumflug”- fluturimin kozmik- dhe të provohej aparatura e anijes, që të arrinte të shkonte edhe Anenerbe. Kjo gjë me siguri i forcoi pozitat e lidhjet e Orsic, Vrill dhe Tule me shtetin. Anenerbe ishte pushtuar nga okultet, por kishte një pozitë shumë të rëndësishme në qeverinë e Hitlerit. I rëndësishëm ishte fakti se Anenerbe ishte nën kontrollin e rreptë të personit të pushtuar totalisht nga Hainrih Himlerit.

Gjatë dhjetorit të vitit 1943 Orsic dhe Zigrun ishin në mbledhje në shoqërinë Vrill në Kolberg, që të merrej vendimi për projektin e famshëm. Mediumët kishin marrë informacion të plotë për popullsinë e planetit tjetër rreth Aldebaran dhe kishin planifikuar një udhëtim deri atje. Projekti ishte rishqyrtuar përsëri në 22 janar 1944, mes Hitlerit, Himlerin, shkencëtar nga Vrill nga universiteti teknik i Mynihut. U vendos që aparati “Vrill 7 Ieger” të transmetohej përmes një kanali midis dimensioneve i cili ishte i pavarur nga shpejtësia e dritës. Me përkeqësimin e situatës së Rajhut të Tretë në luftë, aktivitetet e shoqërive sekrete, të ndihmuara nga shteti, me sa duket  filluan të bien dhe projektet madhështore nuk mund të realizoheshin. Zhdukja e vetë Orsic Maria ishte mister.

 Orsic u zhduk pa gjurmë në 1945.

Më 11 Mars, letra e saj u dërgua si një dokument i brendshëm për të gjithë anëtarët e shoqërisë Vrill. Përfundonte me fjalët: “Askush nuk mbetet këtu”. Ky ishte mesazhi i  fundit nga Marija Orsic. U fol shumë për zhdukjen e saj e misterioze se ajo ndoshta ishte  larguar për në Aldebaran. E gjithë biografia e Orsic është aq e mjegullt dhe plot me paqartësi sa asgjë nuk mund të thuhet  me siguri të plotë. Të  dhënat mbi të duken jo të plota dhe fragmentare. Ajo mund të ketë pasur një vajzë të quajtur Yolanda Rafa , por kjo nuk është e sigurt. Disa studiues janë përpjekur të bëjnë supozime të ndryshme për gjenealogjinë e Orsic, por ata vetë pranojnë se nuk ka asnjë informacion të besueshëm për të nga prindërit e saj. Në  dallim nga faktet rreth jetës së saj, informacionin që  mori ajo në  ekstazë të plotë nga qeniet jashtëtokësore me të cilat kontaktoi u përshkrua në detaje.

Sigurisht, skeptikët gjithmonë do të kenë të drejtë të mendojnë se gjithçka në lidhje me aftësitë e Orsic ishte fiction dhe psikozë, por fakti është se ajo  gëzonte besimin e figurave të larta të Rajhut si Rudolf Hess, Heinrich Himmler dhe vetë  Hitleri. Për shkak të ndikimit të saj të pretenduar mbi këtë të fundit, ajo madje u quajt “Hyjneshë e Djallit” ose “Magjistare e bukur e Hitlerit”. Orsic zhduket në një mënyrë që përshtatet me jetën e saj, mbeti mister i  thellë.