Pse hesht qeveria për 75-vjetorin e Çlirimit ? Sevo Tarifa

795
Sigal

 

Mbrojtja e LNÇ, në radhë të parë është detyrë e PS-së, sidomos në qendër

 

75- vjetori i Çlirimit në faqet e shtypit të ditës

Nga Sevo Tarifa

Kjo festë e madhe, jubilare, popullore, mbarëkombëtare, po afron. Është nisur nga nëntori 2018, është në udhëtim dhe kulmi i saj do të jetë, 29 Nëntori 2019. Në kuadrin e saj zhvillohen veprimtari atdhetare, sidomos nga Organizata e Veteranëve, e Familjeve të Dëshmorëve, e Shoqatave të Invalidëve të Luftës, e Ushtarakëve të Liruar dhe në Pension e të tjera me profil atdhetar e kulturor, krahas të cilave janë në lëvizje edhe organe të pushtetit vendor ku drejtojnë socialistë. Po organet e shtypit?

“Ç’ka ndjen zemra, atje shkon mendja”

Modelin e punës propagandistike me shyp për 75-vjetorin e Çlirimit e gjejmë në gazetën “Telegraf” dhe në “Kushtrim Brezash”, organ i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar.

Në gazetwn “Telegraf”

Gazeta “Telegraf” boton vazhdimisht shkrime nga vitet e zjarrta të LANÇ, i dërgohen nga firma të ndryshme aq shumë, sa lë prej tyre edhe pa botuar, në rate të tilla përkatësisht autorët ua dërgojnë gazetave të tjera dhe shohin dritën e botimit. Gjatë këtij viti janë botuar në këtë gazetë 12 shkrime si: “Edhe fëmijët ranë dëshmorë me armë në dorë”; “Plumbi shpoi gjoksin dhe librin e partizanit”; “Jaho Gjoliku, kryertrim me fletë”; “Jeta partizane ndriçohej nga cilësi të larta”; “Heroizmi dhe gjaku i dëshmorëve të LANÇ mbeten të pavdekshëm në altarin e lirisë”; “Ku shkoni, o shqiptarë?”; “Ata shkruanin për dëshmorë dhe binin vetë me armë në dorë”; “Nga unë s’keni për të mësuar gjë, nuk e trtdhtoj Atdheun”; “Invalidët që i dhanë atdheut gjak dhe pjesë nga trupi i tyre!”; “A do veproje dhe ti si Kastrioti, nëse do gjeje para në rrugë?”; “Dita e veteranit, simbol i heroizmit partizan”.

Në faqet e “Kushtrim Brezash”

Në faqet e “Kushtrim Brezash”, javë për javë e numër për numër pasqyrohen njëri pas tjerit shkrime nga jeta dhe lufta partizane, nga aksionet luftarake çlirimtare. Shkruajnë veteranë e kuadro të formacioneve partizane, janë shtuar firma të reja nga pasardhës, nipa e mbesa të dëshmoëve, përfaqësues të bazave të luftës etj. Përmes shkrimeve të tyre të botuara përfitohet nga zjarri i LANÇ, nga betejat dhe fitoret e saj, nga virtytet e luftëtartëve të lirisë, nga përvoja e organizatave të veteranëve, të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës e të pasardhësve. Duke lexuar shkrime për LANÇ, duke ndjekur në emisione e filma televizivë, atij që ka qenë partizan i duket vetja në formacon luftarak, herë në marshim, herë rreth zjarrit partizan, por emocionet e përshkojnë tejpërtej kur është në llogore, pret thirrjen “para partizanë!” dhe hidhet në sulm, në zjarrin e betejës! Kulmi i emocionve të tij është kur në krah i vritet shoku, deri trup me trup në ndeshje me armikun! Shkon vrap drejt tij. I hidhet në qafë. E takon. E nderon me grusht. Lot në sy të tij nuk shquhen, se “trimat nuk qahen, por iu këndohet” dhe bashkëluftëtarit i pikon në zemër! Kur sheh se aty afër tij plagoset shoku dhe urgjent i shkon në ndihmë bashkëluftëtarit që ka pranë, i cili heq shpejt këmishën e tij dhe i lidh plagën për t’i shpëtuart jetën! Kjo gazetë, tribuna e luftëtarëve të lirisë me shkrimet dhe autorët e tyre është bërë e dashur, tërheqëse, e këndshme. Vështirë të gjesh veteran e pasadhës që të mos e lexojë. Lexo, reflekto, përfytyro, kujto, frymëzohu!

Kur ndiqet shembulli i mirë,
ushqehet zemra e dëlirë”

Edhe ai gazetar që mund të ketë lexuar qoftë dhe një shkrim në “Telegraf”, apo “Kushtrim brezash” në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit, besoj se është nxitur të shkruajë edhe në gazetën ku është vetë efektiv, s’ka nguruar po ka mirëpritur të botojë edhe nga firma të tjera. Kështu, nga autori i këtyre radhëve, këtë vit, janë botuar në gazeta 51 shkrime.

 Veteranët, rrugës me gazeta në dorë

Kur del në mëngjes nga shtëpia sheh veteranë, pasardhës e lexues të tjerë që ecin rrugës me gazetë në dorë dhe ulen në kafene e lexojnë. Ndër të tjera këto dy gazeta ndiqen me kujdes nga lexues dhe kanë mirënjohjen e tyre për shkrimet që botojnë. “E mira duhet “ujitur”, e keqja duhet goditur”. Gazetat mësojnë nga njëra-tjetra, konkurojnë dhe pasurojnë përvojën e tyre. Të shkruarit për LANÇ, sidomos në përvjetorë jubilarë si ky 75-vjetor, do të mirëpriteshin edhe nga organe të tjera të shtypit, nga lexuesit e tyre dhe nga luftëtarë bashkëkohës. Meqë është fjala për Luftën më të madhe fitimtare që çliroi Atdheun, këtej del se edhe kush shkruan për këtë temë kryen një detyrë fisnike, atdhetare, pavarësisht se shtypi është privat. Edhe gazeta që ka një profil të caktuar, kjo nuk do të thotë të mos botojë asgjë për LANÇ, pa të cilën s’do të kishim Shqipëri të çliruar, por të coptuar, të zhdukur edhe nga harta! Nuk është mirë kur s’ka vetveprim, nismë nga vetë redaksitë për të shkruar, po sidomos kur dërgohen materiale të gatshme nga të tjerë, qoftë edhe pa kërkuar, del pyetja: Pse vonohen e, aq më keq, pse s’ botohen?!

 Eefekti i leximit të tyre është shumë edukativ, psikologjik dhe patriotik

Përfytyron partizanin që i fal Atdheut kush kokën dhe bie dëshmor e kush pjesë të trupit dhe mbetet sakat për tërë jetën, “dëshmor i gjallë”. Nuk është pak të shkosh vullnetarisht partizan, të luftosh e të mbetesh pa të dyja ose pa një këmbë, duke i prerë me sharrë të druve e pa narkozë!; të mbetesh pa sy ose pa një krah, pa duar, me nofëll të coptuar e pa sy! Lexon për ta dhe prekej në ndjenja. Kush i ka pësuar këto fatkeqësi, kush i ka parë e jetuar, kush i shkruan, kush i boton dhe i lexon sot, nuk mund të mos jetë patriot dhe njerëzor, “se s’mund të jesh patriot, pa qenë njerëzor”.

Janë gati, por ka rrezik të mbeten pa botuar…

Është një cikël i tërë prej 12 shkrimesh me bosht për LANÇ, do të ishte mirë që të mos mbeten pa botuar. E kuptoj vështirësinë: Shtypi i përditshëm dhe ai periodik “bombardohet” nga shumë firma e probleme të ndryshme. Nuk është lehtë të zgjedhësh e të përzgjedhësh për botim. Kërkohet kujdes për temën, përmbajtjen, aktualen, radhën, cilësinë, variantin, mospërsëritjen etj. Gjithsesi na duket se nuk është mirë të mbetet cilado gazetë, edhe ajo që e quan veten, të pavarur, pa botuar nga zhvillime të LANÇ. Është një e metë e madhe. Pse ndodh kjo? Kësaj pyetjeje më mirë i përgjigjen vetë redaksitë… 75-vjetori i Çlirimit është datë dhe festë historike: e sakrificave popullore të atyre viteve të stuhishme të Luftës Çlirimtare, e atyre dimrave të egër që kanë kaluar partizanët maleve, në dëborë e në shi, pa bukë e me mungesa në veshmbathje, në përgjim e në luftim, duke dhënë jetën 28 mijë dëshmorë, që skuqën tokën mëmë në çdo kilometër katrorë. Festë, të cilën e presin me gëzim jo vetëm ata që morën pjesë me armë në dorë, familjet e farefisi i tyre dhe bazat e luftës, por i gjithë populli atdhetar, i cili përmes dallgëve të saj ka kontribuar në mënyra të ndryshme për fitoren e kësaj luftë të madhe çlirimtare. LANÇ, nuk e duan por përkundrazi e urrejnë kundërshtarët politikë, humbësit e saj, të cilët përpiqen ta mohojnë, ta quajnë “Luftë civile”, se paskemi “vrarë zero pushtues italianë, zero gjermanë”, paskemi vrarë njëri tjetrin si shqiptarë, “është luftë vëllavrasëse”! etj…

Temën e LANÇ-it e kërkon koha politike

Temën e LANÇ-it e kërkon koha politike, rigjallërimi i neofashizmit dhe i neoballizmit. Vlerësimi dhe mbrojtja e LANÇ-it është vërtet kryedetyrë e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve, e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, të Shoqatës Kombëtare të Invalidëve, e Shoqatës së Usharakëve të Liruar e në Pension, por nuk është monopol i tyre, është detyrë e të gjitha partive politike që e quajnë veten “të majtë”, në radhë të parë e PS-së, sidomos në qendër, që është larg kësaj detyre specifike të saj, e partive dhe shoqatave të tjera atdhetare e progresiste, e forumeve të shtetit e të pushtetit në qendër, personalisht e titullarëvë të tyre. Mbrojtja e idealeve dhe e vlerave të Luftës kërkon besnikëri, vendosmëri, përkushtim, veprim aktiv, kundërpropagandë ndaj propagandës mashtruese anti-LANÇ të partive të djathta, sidomos të PD-së e ballistëve e zogistëvë dhe kundër shtrembërimeve e falsifikimeve të gjoja-historianëve, që flasin e shkruajnë të pavërteta. Por kundërshtarët politikë ta dinë mirë, se LANÇ është një mal i madh! Për baltosjen e saj dhe të dëshmorëve, që derdhën gjakun me okë për këtë tokë, nuk mjaftojnë milarda lopata!