Prof. Bernard Zotaj: Shtabi i përgjithshëm i UNÇSH dhe roli i tij

162

(Në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut)

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

 

U përdorën forma qëndrese të ndryshme

Populli shqiptar e priti pushtuesin me armë, nëpërmjet një qëndrese të paorganizuar të disa formacioneve të ushtrisë mbretërore, të cilat dhe në bashkëveprim me vullnetarë popullorë, shprehën urrejtjen ndaj pushtuesit. Kështu u dha sinjalin se populli nuk do pranonte pushtimin e vendit. Për të mbajtur në këmbë regjimin pushtues, Forcat e Armatosura italiane në Shqipëri, i kaluan me shpejtësi të 100 mijë ushtarë. Këto u organizuara në struktura, u pajisën me armatim dhe teknikë luftarake të shumëllojshme. Ndaj këtij pushtuesi të fuqishëm gjendej një popull i vogël, pa Forca të Armatosura dhe me një prapambetje ekonomike. Populli shqiptar nuk u dekurajua, por shpejt masat e gjera popullore u ngritën kundër pushtuesit. Ai filloi të organizohet dhe të përdorë forma qëndrese të ndryshme si: manifestime, greva, demonstrata, sabotime, veprime të veçuara të armatosura etj. Kështu nisi faza e parë e luftës, e cila do të mbyllej më datë 10 korrik 1943. Në periudhën midis viteve 1939-1941, qëndresa dhe organizimi ishin të paktë dhe spontan. Me krijimin e forcës politike Partisë Komuniste Shqiptare, filloi të propogandohej ideja e luftës së armatosur kundër pushtuesve, përpunoi një strategji me vizion të qartë, që e përsosi me rritjen dhe zgjerimin e luftës. Prandaj kryerja e detyrave, organizimi i formacioneve, përcaktimi i formave dhe metodave të luftës, drejtimi i veprimtarisë luftarake në kushte e vendit, kërkonte kapërcimin e vështirësive. Rruga më efektive përballë tyre, u përcaktua përdorimi i një strategjie aktive. Kjo strategji kërkonte nisjen e menjëhershme të aksioneve luftarake me formacione të vogla e të thjeshta. Kështu nisën veprimtarinë e tyre njësiteve guerrile, embrionet e para të krijimit të ushtrisë. Nga fundi i vitit 1941 dhe gjatë gjithë vitit 1942 këto embrione morën një shtrirje të gjerë në qytete dhe në zona fshatare. Paralel me njësitet guerrile, u dukën dhe u organizuan e nisën të vepronin dhe çeta partizane. Këto ishin të thjeshta, të vogla, të manovrueshme dhe me një organizim në bazë fshati apo krahine. Këto dinin të përdornin taktikën e luftës partizane dhe vepronin në çdo lloj terreni. Duke u mbështetur në përvojën luftarake të popullit, çetat u vlerësuan formacionet më të arrira për fazën e parë të luftës.

Konferenca e Pezës ndezi zgjerimin e luftës

Konferenca e Pezës e mbajtur më 16 Shtator 1942 ndezi fuqishëm zgjerimin e luftës së armatosur. Platforma pluraliste e kësaj konference, ndikoi pozitivisht e cila e vendosi theksin … për një organizim të shëndoshë të gjithë shqiptarëve, të vërtetë, pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike… Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, mbështetur në këtë platformë, me thirrjen e parë i drejtohet popullit shqiptar që … pa dallim krahine, feje, rryme politike, duhet të bashkohet me LANÇ-in. Vllazërimi i tij duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kundër armikut e shenjtëron bashkimin. Krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar hodhi themelet e bashkimit politiko-ushtarak të popullit në luftën e armatosur. Rëndësi në planin ushtarak kishte ideja e Konferencës për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe rruga që do të çonte në formimin e tij. Prej lufte dhe në luftë, theksohet në rezolucionin e Konferencës, kanë për të dalë dhe Shtabi Madhor…

Vendimet e Konferencës së Pezës bënë që të rriten ndjeshëm njësiteve guerrile në qytete dhe çetat partizane e territoriale në fshatra. Fillimi i vitit 1943, numri i çetave partizane në vend shkonte në 40. Kryengritja e armatosur po rritej, kështu që Konferenca e Parë e vendit e PKSH, në mars 1943, diskutoi dhe orientoi çështjen e organizimit ushatarak dhe krijimin e Ushtrisë NÇ. Pranvera dhe vera e vitit 1943 sollën krijimin e batalioneve partizane, gjë që shënonte shkallën më të lartë të organizimit ushtarak në fazën e parë. Batalioni i parë partizan në zonën e Pezës me një efektiv prej 250 luftëtarësh, u krijua në mars 1943. Më tej vijoji krijimi i mjaft batalioneve në qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Beratit, etj. Risia e kësaj strukture përbënte një eveniment të rëndësishëm dhe ndikoi në pjesëmarrjen e gjerë të masave popullore në Lëvizjen NÇ. Kështu që krijimi i disa batalioneve brenda një qarku shpuri në krijimin e shtabeve të qarqeve dhe drejtimin e formacioneve brenda qarkut. Vera e vitit 1943, numri i forcave partizane në formacionet e rregullta arrinte në 10.000 luftëtarë, në 22 batalione dhe në numër të madh me çeta. 20.000 luftëtarë vepronin në çetat vullnetare e territoriale, si dhe njësite guerrile të qyteteve e krahinave të pushtuara. Përmirësimet e ndjeshme në organizimit ushtarak, ndikuan në fushën e luftës së armatosur. Taktika e luftës partizane mori përparësi në këtë kohë. Veprimet luftarake patën karakter sulmues dhe u bashkrendua në shkallë qarku e midis qarqeve. Grupimi i mjaft forcave partizane dhe të drejtuara nga një shtab operativ bëri të mundur plotësimin e detyrave të rëndësishme luftarake në veprime mësymëse, në mbrojtjen e bazave partizane, në ndalimin e operacioneve të armikut. Zonat e lira të vendit, ishin baza të fuqishme në mbështetjen dhe zgjerimin e Luftës NÇ. Në zonat si Peza, Mesapliku, Kurveleshi, Skrapari, Gora, Mallakastra, Opari, Shpiragu, Çermenika, Shëngjergji, Martaneshi, Dibra, Tropoja, mbi Shkodra etj., pushteti i Këshillave Nacionalçlirimtarë ishte vendosur. Këto rezultateve në organizimin ushtarak, në veprimtarinë luftarake, bënë të mundur arritjen e qëllimit strategjik në fazën e parë dhe ngritjen e bazave për kryengritjen e përgjithshme të armatosur që çuan në organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte domosdoshmëri

Nga 4-10 Korrik 1943 u zhvillua mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Mbledhja analizoi gjendjen politike të brendshme e të jashtme, veprimtarinë e këshillave nacionalçlirimtarë, dhe gjerësisht u ndal sidomos në analizën e luftës të popullit shqiptar kundër pushtuesit. Mbledhja pas një analize të gjendjes, arriti në përfundim se ishin kushtet për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në përfundim të mbledhjes më 4 Korrik 1943, vendosi formimin e tij, …si një qendër organizative, politike e operative e të gjitha fuqive të armatosura antifashiste. Ky organizmim i rëndësishëm për LANÇ-in, bëri që Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe Shtabi i Përgjithshëm të shpallnin një proklamatë drejtuar popullit shqiptar më 10 Korrik 1943. Kjo ditë ka shënuar dhe krijimin e Ushtrisë NÇSH, dhe ka hyrë në histori si një ditë historike që duhet përkujtuar. Organizimi i Shtabit të Përgjithshëm të Fuqive të Armatosura Nacionalçlirimtare, thuhej në proklamatë, është një përgjigje flakë për flakë që po i japim armikut. Kjo proklamatë, e cila ishte përmbledhja e diskutimeve në mbledhjen e 4 Korrikut, zbërthente dhe analizonte faktorët që shpunë në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Analizë e hollësishme u bëhej rrethanave e kushteve të brendshme dhe të jashtme.

Zgjerimi dhe zhvillimi i vrullshëm i luftës së armatosur, vlerësohej në planin e brendshëm, si faktori kryesor që kushtëzonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në analizën e faktorit të brendshëm, rëndësi e veçantë ju kushtua perspektivës së zhvillimit të luftës. Para Shtabit të Përgjithshëm, si organ ushtarak, dolën këto detyra parësore: përsosja e organizimit ushtarak të UNÇSH-së; përpunimi i taktikës së luftës dhe udhëheqja strategjike operative e luftës së armatosur. Plotësimi i tyre do të bënte arritjen e misionit strategjike dhe duke respektuar ligjet e rregullat e luftës. Në proklamatë për faktorin e jashtëm theksoheshin goditjet dërrmuese që kishin marrë hitleriane nga aleatët; beteja e Stalingradit dhe fitoret e arritura nga forcat anglo-amerikane në Afrikën e Veriut e në Siçili.Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare, si pjesë përbërëse e luftës së madhe antifashiste botërore, nuk mund të bashkërendohej si duhej me luftën e shteteve e të popujve pjesëtarë të kualicionit botëror antifashist pa një shtab drejtues të posaçëm në shkallë kombëtare.