“Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”

919
Sigal

Universiteti Mesdhetar do të jetë organizatori i Konferencës Shkencore në Tiranë, në datat 28-29 tetor 2019. Pjesëmarrja në këtë sesion do të jetë e nivelit të lartë politik dhe akademik. Ja tematikat kryesore

“Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në Tiranë do të jetë organizatori dhe mikpritësi i sesionit plenar që do të zhvillohet, në Hotel Tirana International, në datat 28 – 29 tetor 2019 nga 10:30 – 13:00. Ideatori i këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm në situatën, të cilën po kalon Ballkani Perëndimor është Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Angjeli. Përvoja e gjatë e Prof. Angjelit si pedagog i auditorëve universitare, politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe ministër i rëndësishëm në Ekonomi dhe Financa do të gjejë pasqyrim në këtë aktivitet nga më të rëndësishmit e këtyre 29 viteve të demokracisë në vend. Vizioni i këtij sesioni plenar do të jetë: “Politika e Jashtme e SHBA në një Botë që Ndryshon”, ndërsa tematikat kryesore që do të trajtohen kanë të bëjnë me politikat e jashtme amerikane në një sistem ndërkombëtar dinamik, ndikimit të historisë dhe sfidave aktuale në rajonin Ballkanit, vlerësimit kritik i politikës së jashtme amerikane për rajonin dhe bashkëpunimit SHBA-BE për integrimin evropian të Ballkanit. Pjesëmarrja në këtë konferencë shkencore është e nivelit shumë të lartë politik dhe akademik duke filluar nga Akademik Anastas Angjeli, Thomas A. Shannon, Jr., Ambasador Karriere por që ka shërbyer edhe si Nën Sekretar i Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-ve, Kryeministri Edi Rama, Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me pune në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Prof. Daniel Serwer (Ph.D., Princeton) që drejton Programet e Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara John Hopkins, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, rajoni dhe profesorë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ja programi dhe disa të dhëna për pjesëmarrësit kryesorë të kësaj konference: