Paskal Milo: Kryetari i partisë është “Hamzai i PS-së

607
Sigal

Prof. Dr. Paskal Milo: Në analizën time, Rama është një Hamza për Partinë Socialiste

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka bërë një batutë mbi krizën politike, negociatat me BE-në si dhe për zgjidhjen e krizës që ka kapluar skakierën politike shqiptare.

Sipas Prof. Milos, “Rama është një Skënderbe për “Rilindjen”, por një Hamza për Partinë Socialiste”. Ish-Ministri i Jashtëm Prof. Dr. Paskal Milo, është shprehur se palët duhet të veprojnë në interes të kombit. Sipas Milos do të jetë faktori i jashtëm ai që do të përcaktojë shumëçka për Shqipërinë, porse nga ana tjetër ndërkombëtarët do të shohin me vëmendje se çfarë do të ndodhë me krizën politike në vend. “Unë them që do jetë faktori i jashtëm që do përcaktojë hapjen e negociatave brenda këtij viti. Ajo që do vendosë për hapjen e negociatave do të jetë se si do shkojnë punët në Shqipëri. Ky do jetë shqetësimi i klasës politike shqiptare, si do krijojë kushtet që Shqipëria të stabilizohet politikisht dhe me qëllim që të japë një mesazh që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Duhet menduar shumë. Duhet vepruar në emër të interesit kombëtar dhe jo në interes politik të çastit të njërës apo tjetrës palë politike. Deri tani unë shikoj të prevalojë interesi kombëtar për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave. Nëse kjo nuk ndodh nuk duhet të shpresojmë që do të paraqitemi në sytë e vendeve evropiane si shtet me qëndrueshmëri politike që meriton hapjen e negociatave. Përgjegjësia e klasës politike është t’i thërrasin mendjes në emër të integrimit evropian të Shqipërisë”, tha dje Prof. Dr. Paskal Milo.