Osman Haxhiu, një atdhetar e patriot i shquar

2647
Sigal

Zabit Ahmetaj, sekretar i Komitetit të Veteranëve, Gjirokastër

Në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe epopeja e Luftës së Vlorës e vitit 1920 që filloi më 5 qershor e mbaroi më shtator të po atij viti është detyrë e historianëve, e publicistëve, e shkrimtarëve, e studiuesve për të ngritur në piedestalin që u takon veprimtarë të shquar të lëvizjes atdhetare e patriote. i tillë është edhe Osman Haxhiu. Ai lindi në 1888-n në Picar të Vlorës. Pasi kreu shkollën qytetëse të Vlorës, vazhdoi shkollën e mesme në Stamboll. Aty u njoh dhe u lidh ngushtë me atdhetarë të shquar, si Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Xhaferr Drasho-vica etj. Veprimtaria e tij ra në sy të autoriteteve turke, të cilët e internuan në Arabinë Saudite. Me ndihmën e atdhe-tarëve shqiptarë u arratis me një anije e vjen në Korfuz e prej andej në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 e gjeti përkrah Ismail Qemalit e atdhetarëve shqiptarë që kryen këtë akt historik dhe dha ndihmesë të çmuar në administratën e shtetit të pavarur shqiptar. Është personi që në krye të komisionit të Vlorës hyri në bisedime me përfaqësuesit e Haxhi Qamilit në Frakull të Fierit, duke shmangur vëllavrasjen. Më pas, u emërua zëvendësprefekt dhe prefekt i Vlorës, detyrë që e mbajti deri në shkurt 1917. Në mars të vitit 1920 u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Vlorës, ndërsa më 29 mars u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare. Gjendja në Vlorë e në krahinat e saj ishte e acaruar. Fillimisht, forcat italiane zbarkuan me 2300 marinsa dhe pastaj me 3 divizione në Vlorë, në Himarë, në Durrës, pastaj drejt Tepelenës e në Gjirokastër. Populli i irrituar në kulm e me urrejtje të thellë italianëve u thurte epitete: breshkaxhinjtë, pipinot, të veshur si arixhinjtë e kur shikonte portin e Vlorës, Sazanin e Pashalimanin të mbushur me anije e vaporë që nga oxhakët e tyre dilte tym e duman e gurra popullore na jep vargjet, na pasqyron me të drejtë ngjarjet e kohës, më gjallë se çdo dokument arkivor, nga ato ngjarje që na shpien në ngjarjet e kohës, vargjet e thurura:

Qaj moj Vlorë e o Sazan,

I shkreti Pashaliman!

U mbush pamporrë e duman

Makarona italianë

I takon Osman Haxhiut, edhe pse ishte i pasur, me çilfligje, ai vuri më parë interesat e atdheut, duke u marrë me orga-nizmin e duke kaluar fshat më fshat e krahinë më krahinë së bashku me Sali Muratin e vargu i thurur i drejtohet Ismail Qemalit, i cili, një vit më parë ishte ndarë nga jeta:

O Qemal të ishte gjallë

Ç’do të kishin parë sytë

Osmani tridhjetë vjeç djalë

Nuk mendoi për çifligje,

Por desh më shumë vatanë

Gjezdis me opinga veshur

Bashkë me Sali Muranë

Gjeneralët e Italisë, megjithëse e kishin fortifikuar Vlorën me tela me gjemba, me istikame, me prozhektor që populli u thoshte alitrika e që italianët i quanin të sigurta e të pakapërcyeshme, na i jep vargu:

Gjeneralët e Italisë

Të tilla trima s’kemi parë

Neve mbretë, këta komitë

S’na peshojnë istikam

E ruajmë me alitrika,

Por na muar kalanë (e Kaninës)

Pas betejës së Vlorës, Osman Haxhiu, në parlamentin e parë shqiptar të vitit 1921, u zgjodh deputet i Vlorës, mbështeti fuqimisht revolucionin demokratiko-borgjez të qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit. Në emër të popullit kryengritës të Vlorës, i përcolli Zogut ultimatumin për tërheqjen nga posti i tij. Ai dha gjithçka për Shqipërinë dhe mbeti atdhetar i zjarrtë. U nda nga jeta, më 12 mars 1937.