Një lamtumirë për Masar Krasniqin

711
Sigal

Masari arriti të bashkohet me shumë grupe të ndryshme të Diasporës Shqiptare në Zelandën e Re, Australi e kryesisht në Amerikë

Nga: Dr Zekri Palushi-Gold Coast, Australia / Gazeta “Dielli”

– Në vitin 2002, me propozim të Qeverisë Zelandeze, Mbretëresha Elizabeth, i dha Medaljen “QUEEN’S SERVICE MEDAL”, që ishte një nderim i madh për Masarin, familjen e Tij, e çdo shqiptar.

-Masari arriti të bashkohet me shumë grupe të ndryshme të Diasporës Shqiptare në Zelandën e Re, Australi e kryesisht në Amerikë, ku personalitetet kryesore të Shoqërisë “VATRA” organizonin aktivitete të vazhdueshme në lidhje me Çështjen Shqiptare, përfshi atë të Kosovës. Ai pati bashkëpunim edhe me kongresistin me gjak shqiptar, arbëreshin Joseph DioGuardi. Besoj se kushdo që e ka njoftë, apo ka ndigjue për kët burrë të urtë e fisnik, do të dëshpërohet nga ky lajm i hidhur. Masar Krasniqi ndrroj jetë, me 8 gusht 2019, në një nga  spitalet ma të sofistikume e modern të Gold Coast-it, në Australi. Megjithse në mëgrim, -88 vitet e jetës së Tij,  Masar Krasniqi ja përkushtoj atdheut të Tij, e Çeshtjes Shqiptare.  Ai e la Kosovën, -ku lindi, në duart e komunizmit Sllav, dhe Shqipërinë -Nanë, në duart e komunizmit barbar,-Sllavo-Shqiptar, ku Enver Hoxhës ju garantue posti ma i lartë në Partinë Komuniste Shqiptare, nga zyrat e Beogradit, ashtu siç edhe Ali Pash Tepelenës, që ju pat garantue Pashallëku nga Otomanët. Këto qenë dy rastet ma të këqija në Historinë e Shqipërisë, që megjithëse kanë ndodhur në  rreth 200 vjet distancë kohore, -kanë një ngjajshmëri të madhe, -kushtet që pranun kto dy kriminelë shqiptarë për t’i “merituar” këto poste,  ishin pothuajse të njëjta: – “Terror t’vazhdueshëm mbi popullin Shqiptar”. Për t’ushruar praktikisht këtë terror, Enver Hoxha përdori taktikat ma të egra komuniste, të diktuara nga Stalini dhe Jugosllavët e Titos. Motot komuniste,- “Përça dhe Sundo”, dhe “Lufta e Klasave”, – qenë mjetet më të përshtatshme për t’arritur qëllimet e caktuara si: shkatërrimni dhe zhdukjen e historisë, kulturës, folklorit, zakoneve, identitetit, integritetit, patriotizmit, krenarisë dhe pamvarësisë kombëtar, të cilat nuk mund t’eleminoheshin plotësisht pa eleminimin e shkatrrimin e plotë të atyre burrave e grave shqiptare që dalloheshin për një patriotizëm t’veçantë, kishin kryesisht një edukim perëndimor, dhe kishin luftuar shumë për zbulimin, dokumentimin, publikimin dhe ruajtjen e ktyne vlerave. Terrorin, -komunistët e kishin filluar herët, nëpërmjet guerrileve të tyre, por CELEBRIMET zyrtare të “Fitores” mbi Shqiptarët, i filluan me terrorizime në fusha të ndryshme, menjëherë, pas kësaj “fitorje”, më 29 Nandor, 1944. Sigurisht, kto terrorizime ishin shumë ma “mirë” t’organizuara, “të rregullta”, e çdo-ditore. Ndër të tjera, ç’varrimi i eshtrave të t’ Madhit,-  Patër Gjergj Fishta,-këtj gjigandi t’kulturës, fjalës e mendimit shqiptar, -ishte një paralajmërim tepër ogurzi e i tmerrshëm, që do t’i përcjellte shqiptarët në përgjithësi, përgjate 50 viteve të pa- mbarimta.  Pra, – në këto kushte të jashtzakonshme, e tepër të rrezikshme, -Masar Krasniqi, u detyrue të largohej me zemër të plasur nga vendlindja, njerëzit, dhe Atdheu i Tij i dashur, -por jo pa provue turturat që ja kishte ba një nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit, në Portin e Durrësit….

Zelanda e Re,-ky vend i bukur, ju ba Masarit, atdheu i Tij i dytë. Ai e deshti, e rrespektoi dhe e nderoi deri në fund të jetës së Tij,- këtë vend të bekuar, ku Masari shijoi plotësisht, dhe vlerësoi në maksimum,- Lirinë dhe demokracinë e vërtetë që ky vend demokratik i ofronte të gjithë qytetarëve të tij, pa përjashtim. Por edhe Zelanda e Re e nderoi dhe respektoi ndershmërinë, sinqeritetin, punën e palodhshme, dhe kontributin e madh që Masari ja përkushtoj këtij vendi, për ma shumë se 50 vjet, kështu, në vitin 2002, me propozim të Qeverisë Zelandeze, Mbretëresha Elizabeth, i dha  Medaljen “QUEEN’S  SERVICE MEDAL”, që ishte një nderim i madh për Masarin, familjen e Tij, e çdo shqiptar. Masar Krasniqi që në ditët e para të arritjes në Zelandën e Re, nuk priti që ti jepeshin Ndihma Sociale nga Shteti, Ai iu nënshtrue punëve të ndryshme, dhe Mësimeve të Jetës, -krijoj familjen e Tij, dhe e mbajti vlerat shqiptare që i përcolli edhe tek fëmijët e Tij, të cilët flasin rrjedhshëm gjuhën Shqipe, adhurojnë popullin dhe traditat shqiptare dhe ndjehen krenarë për babën e tyre të mrekullueshëm, dhe trashëgiminë Shqiptare që ai u la.

Me punën e tij të pa lodhun, Masar Krasniqi krijoj një jetë të ndershme e të rahatshme për familjen e tij, por njëkohësisht Ai nuk kurseu djersën e Tij për të sensibilizue Botën Perëndimore në lidhje me krimet barbare të Serbëve në Kosovë, dhe Komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Jo pa mundim, përkushtim, urtësi e shpenzime personale, Masari arriti të bashkohet me shumë grupe të ndryshme të Diasporës Shqiptare në Zelandën e Re, Australi e kryesisht në Amerikë, ku personalitetet kryesore të Shoqërisë VATRA organizonin aktivitete të vazhdueshme në lidhje me Çështjen Shqiptare, përfshi atë të Kosovës.  Masari ishte një nga aktivistat, organizuesit dhe sponsorizuesit kryesorë të ksaj Lëvizje, Ai shfrytëzoj pozitivisht miqësinë personale me ish-kongresmenin Amerikan me origjinë Arbëreshe,- Joseph DioGuardi, -i cili në vetvehte, kishte trashëguar, dhe ruante një atdhedashuri të largët për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pra, personaliteti, lidhjet dhe njohjet e DioGuardit, në nivelet ma të larta zyrtare Amerikane e ndërkombëtare, u përdorën si një levë e rëndësishme në sensibilizimin dhe publikimin gradual të “Sëmundjes Kronike Shqiptare”,- që zente fill që nga pushtimi Otoman (për t’mos thanë, që nga dyndjet sllave), -me kulminim, -pushtimin komunist të Shqipërisë, -shoqëruar me atë të aneksimit dhe pushtimit komunisto-Serb të Kosovës. Nëpërmjet kësaj pune “t’pa dukshme”,-Masar Krasniqi, me shumë atdhe-dashamirës të tjerë të Vatrës, ishin në kërkim të vazhdueshëm të gjetjes së një “mjekimi”, që do të mund të shëronte, si Nanën Shqipëri, ashtu dhe bijën e saj,- Kosovën. Si rezultat i kësa pune dhe të këtij aktiviteti shumë-vjeçar, u ba e mundur, që shumë udhëheqës të Kosovës dhe Shqipërisë (si Ibrahim Rugova, Sali Berisha…), të takoheshin e bisedonin drejt-përsëdrejti, me autoritetet ma të larta të shtetit,–përfshi edhe Presidentin Amerikan.

Shpesh kam bisedue me këtë Burrë Krenar e të Urtë Shqiptar, në lidhje me rrjedhjet e ngjarjeve;- pas 1991 në Shqipëri, dhe pas,- 1999 në Kosovë, …., dhe gjithmonë i mbyllnim bisedat me dashamirësi, -duke konkludue se “Prap asht ma mirë se ka qenë”.  Unë kam pas rastin fatlum për t’u njoft personalisht me këtë Njeri të Mirë, pas Fitores së Partisë Demokratike,- në vitin 1992, kur unë punoja si Këshilltar i Kryeministrit të Shqipnisë. Lëvizjet e Tij trupore, fytyra, sytë dhe buzëqeshja e tij e kandshme, -në një harmoni të plotë,- shprehnin një gëzim t’pa masë për Fitoren e Demokracisë, si dhe flisnin shumë për personalitetin e Tij të sinqertë dhe vlerat njerëzore që përcjellnin. Nga ajo ditë, ne mbetëm miq të përjetshëm. Patëm rastin të gëzoheshim së bashku në manifestimet e 80 vjetorit të Pamvarësisë që u organizue në Vlorë me 28 Nëndor 1992, – ku patëm edhe rastin që të shoqëroheshim e bisedonim pak, edhe me Presidentin e Parë të Shqipërisë Demokratike, -Sali Berishën.  U takuam përsëri në Tiranë, në vitin 1993, kur Papa Gjon Pali dhe Nanë Tereza vizituan Shqipërinë, e çuditërisht, Nanë Terezës ju kujtue fytyra e tij, dhe e pyeti se ku e kishte pa. Masari ju përgjigj: ‘Nanë, m’ke pa në Zeland të Re, në vitin 1972’.  Në vitin 1995, për arsye personale, dhe me inkurajimin e Masarit, unë me familjen time emigrum në Australi, dhe që nga ajo kohë e deri në frymën e fundit të këtij burri fisnik, -ne mbetëm miq të ngusht personal e familjar.  Kujtimet e shumta, respeti i veçantë, dhe atdhedashuria e këtij Njeriu t’shkëlqyer, do të na ngacmojnë gjithmonë memorien tonë.