Morava: “Koment mbi procedurën penale”- libër pë çdo jurist

230

Libri “Koment mbi Procedurën Penale”, i autorit Dhimitër Lara, – botuar nën kujdesin e Shkollës së Magjistraturës – pason një trajtim të mëparshëm të bërë prej tij të dispozitave të procedurës penale, që tashmë, materiali prezantohet si një i tërë, në formën e Komentit mbi dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Puna e autorit dhe libri janë voluminoze. Në tekst janë përdorur referenca nga 23 autorë të ndryshëm të huaj, botime kryesisht në gjuhën italiane, 4 autorë shqiptarë, si dhe vepra të tjera, në botimet pas vitit 2000. Në tekstin e komenteve janë përfshirë edhe shtesat dhe ndryshimet e fundit të bëra me ligjin nr. 35/2017, gjë e cila e shoqëron tekstin përgjatë gjithë përmbajtjes se tij. Një gjë e tillë tregon synimin, dëshirën dhe vullnetin e autorit për të ezauruar përmbajtjen e Kodit nëpërmjet komentimit të tij, çka përbën një ndërmarrje të lavdërueshme. Një zgjedhje interesante e autorit është edhe mënyra e prezantimit te përmbajtjes se pjesëve te kapitujve e cila, që në pamje të parë, krijon një kërkesë për vëmendje nga ana e lexuesit. Në përgjithësi, struktura e tekstit i përgjigjet programit mësimor të lëndës përkatëse në trajnimin fillestar të Magjistratëve. Ky libër mendoj se do të jetë me interes për juristët të cilët do të duan të fokusohen dhe kualifikohen në të drejtën procedurale penale si dhe të thellohen në trajtimin e instituteve të kësaj fushe duke zgjeruar njohuritë e tyre. Fragmente nga recenca e z. Arben Rakipi & z.Ilir Panda

Titulli: Koment mbi Procedurën penale

Autor: Dhimitër Lara

Nr i faqeve: 1727

Çmimi: 6000 lekë