Ministri mjedisit Blendi Klosi: Në të gjithë vendin filloi aksioni më paqësor “100 ditë për pemët”. Fëminët të mbjellin pemët e tyre

447
Sigal

Në Ditët e Pemëve, 1-2 mars, siç ishte parashikuar në planin “100 ditë për pemët” të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, nxënësit nga më të vegjlit tek më të rriturit, mësuesit, punonjësit e strukturave të mjedisit, zonave të mbrojtura dhe mijëra e mijëra qytetarë po krijojnë oksigjenin e tyre në të gjithë vendin! Në Tiranë aksioni i mbjelljes nisi me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, për të rehabilituar lulishten pas stadiumit “Qemal Stafa”, ku i pranishëm ishte edhe ministri Klosi, i cili, ndër të tjera tha: Sot në të gjithë Shqipërinë ka filluar një aksion që unë do ta quaja, mbase më miqësori me natyrën dhe që ka përfshirë njerëzit më të dashuruar me natyrën që janë fëmijët. Në të gjithë vendin sot nën drejtimin e ministrisë së Arsimit, drejtoritë arsimore, drejtoreshat e shkollave kanë organizuar orët e Mjedisit me nxënësit që nga klasa e parë deri në klasë të nëntë dhe pastaj shkollat më të larta, janë futur në një operacion për mbjelljen e mijëra fidanëve. Do donim shumë që këto Ditët të Pemëve, dt 1-2 mars të jenë edhe për qytetarët që të vazhdojnë të mbjellin 5 pemët e tyre dhe në aksionin tonë të madh “Të krijojmë oksigjenin tënd” dhe shkolla “Jeronim De Rada” ka zgjedhur që të vijë këtu në këtë park në mes të qytetit për ta transformuar atë në një park me shumë më tepër pemë. Nxënësit i kanë zgjedhur vetë fidanët e tyre dhe po marrin pjesë që nga fëmijët e vegjël deri te nxënësit e klasave të 9-ta në gjithë këtë proces, duke i dhënë një shtysë shumë të madhe, të gjithë operacionit tonë. Si shkolla “Jeronim De Rada” në të gjithë vendin Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka përcaktuar parqe publike, zona pyjore, zona pranë lumenjve, apo zona në rehabilitim, në zona rekreative në qytete për të mbjellë pemë. Sot kemi informacion se të 12 prefektët organizojnë këtë aksion kudo në Shqipëri për të mbjellë mbase mbi 1 milion pemë. Do të doja shumë që ky operacion të mos ishte vetëm një –dy ditë por nxënësit ta kenë këtë pjesë të edukimit mjedisor. shkolla “Jeronim De Rada” është shembull i qartë kryesor sesi angazhimi i kolektivit mësimor së bashku me prindërit sot po bëjnë një aktivitet që, mendoj se, në qoftë se do të vazhdonte gjithmonë do të ishte një aktivitet shumë pozitiv në botëkuptimin e fëmijëve me dashurinë për natyrën. Po ashtu Ministria e Mjedisit në shkallë vendi ka ndërmarrë edhe disa operacione që kanë të bëjnë me shumë më tepër pyllëzim në zonat e mbrojtura dhe shumë më tepër se kaq, por kërkojmë që ky operacion të mos jetë vetëm pjesë e strukturave të Mjedisit apo të prefektëve, por të jetë si sot me nxënësit e shkollave me qytetarët që të mbjellin 5 pemët e tyre. Nesër është data 2, ne do të kemi përsëri të njëjtin aktivitet dhe nesër ia kemi lënë ditën shoqërisë, njerëzve të lirë, të cilët mund t’i mbjellin këto pemë në oborret e tyre, mbase edhe në bahçet e tyre, në hapësira publike dhe të kemi mundësi që të kujtojmë njerëz të dashur, të mbjellim për familjarët tanë, të mbjellim për natyrën, për fshatin e qytetin siç po bëjnë sot fëmijët e shkollës “De Rada”. Shumë faleminderit që ju u përfshitë me kaq shumë fëmijë të vegjël, pasi thelbi ynë është që fëmijët e vegjël të jenë ata që mbjellin pemën e tyre, e rrisin e mbajnë dhe se çdo fëmijë që sot mbjell një pemë gjatë gjithë jetës së tij zor se do të presë një pemë tjetër.