Miho Gjini :Ngazëllimi i mësuesit

506
Sigal

Miho Gjini, ish-pedagog-kritik arti

Të kesh qenë mësues apo pedagog dhe kur kalon vite e dekada me nxënës e studentë, kënaqësinë më të madhe të komunikimit me ta e ke vetëm kur e ndjen veten të njësuar me shpirtin e tyre, me moshën, me dëshirat e aspiratat që ata kanë. Dhe më pas, kur ata rriten e nuk do t’i njohësh më, befas si burra, baballarë dhe gjyshër dhe ti i thinjuri a flokërënë nuk ke për t’i njohur më, po kujtesa, mirësia e fisnikëria e tyre do të të ndalë në rrugë për të ta rikthyer të shumëfishuar vlerën e dashurisë e të thjeshtësisë tënde, – ky është e mbetet ngazëllimi më i lartë për çka ke investuar për ta. Ca më tepër akoma kur vërteton ligjin e pashkruar se, jo pak herë, nxënësi a studenti ia kalon edhe mësuesit të dikurshëm. Ndaj edhe 7 Marsi është i mbushur edhe me befasi të tilla të këndshme, krahas urimeve, luleve e mirënjohjeve të pafundme që shpërndahen në këtë ditë të shënuar e shumë të bukur!