Kur të marrët i kemi në derë, janë e keqja e dhimbshme e shtëpisë, kur ata kapin qoshen e atdheut bëhen fatkeqësi e Shqipërisë!

963
Sigal

Ylli Meçe

 

Nuk është as e re, por dhe as e papritur që në mjedisin e trazuar të kohës që po kalon Shqipëria, të dalë dikush, i cili ka qenë bashkëpuntor i fashizmit dhe pjestar më armë në dorë në organizatat tradhëtare që bashkëpunuan me armikun të hartojë lista “kriminelesh”, partizanësh, komandantësh e komisarësh të formacioneve tona partizane etj. Sigurisht, me këtë veprim ata, jo vetëm do të justifikonin vetveten, se ishin seriozisht kundër Luftës partizane Nac-Çl, por me listat e hartuara do të vërtetonin edhe një herë, bashkëpunimin e tyre me okupatorin duke u dhënë të gatshme në dorë të gjithë veprimtarinë e lëvizjes së formacioneve partizane, por edhe veprimtarinë ilegale të organizuar nga qarkori komunist, në qytete të ndryshme të vendit.
Këtu, nuk është puna se Agron Tufa, si veprimtar i përmbysjeve radikale dhe flamurtar i revizionimit të historisë së popullit shqiptar e veçanërisht të epopesë më të lavdishme të tij, sikurse është periudha e Luftës Na- Çl, apo se ai na atakoka figurat qëndrore të saj. Jo aspak! Sepse në ngeltë historia e jonë në dorë të një Tufe “Agnost”-ësht, na mori lumi! Fundja, në atë kolibe ku e kanë lidhur i takon të buisë, për aq sa kocka i hedhin. Po pse dhe ku e gjen kurajën ky farë “trimi” që me pallë xhveshur, vret e pret në të majtë e në të djathtë “kriminelët e komunizmit”?!..
Tufës së tij të “agnost”-tëve, terrenin e përshtatshëm ia ka krijuar i gjithë sistemi aktual, i cili është i ngritur, mbi tërsinë e pikëpamjeve politike, ekonomike, ideologjike, shpirtërore e kulturore nga ku, përparësi tashmë marrin, jo vlerat por antivlerat, jo dija por antidija, jo dashuria por antidashuria, jo realja por irrealja e kështu më rradhë. Tufat e para të batalionëve të “nihilistëve” dhe “Agnos-sticistëve” ( mohuesve dhe mosnjohësve) nuk i solli Agron Tufa, joooo, aspak! Ai për këtë s’mund të fajësohet, kur ne e dijmë shumë mirë, se ai, këto i gjeti midis nesh, teksa çmontonin kudo bustet e Enverit, teksa hiqnin prej Shkodre “Heronjtë e Vigut”, teksa në Drashovicë e plagosën për së dyti në këmbë Hysni Kapon (një herë në luftë e një herë në bust). Kur natën ata çonin me barrelë në burg legjendën Shevqet Peçi e ditën inaguronin bustin Zogut, riabilitonin kryeballistin tradhëtar të Atdheut, birin plangprishës Mithatin e frashëllinjve patriotë. E si të mos mjaftonte kjo, Nishani ca vite më parë merrte “nishan” ku të hidhte firmën për t’i treguar opinionit të brendshëme të jashtëm, se cubat e natës dhe diversantëtët e Hamit Matjanit na ishin shndërruar në martirë të demokracisë së bashku me disa veladonë të zinj që nga qilarët e kishave, shpërndanin armë kundër pushtetit të popullit!
Për të përligjur këtë kthesë, tradhëtia e madhe me nxitim, veshi dhe ushtarakisht derivatin e parë Zogollinjëve, Lekën, që babai i tij ligjor na vodhi floririn dhe lekët, duke e vendosur të parakalonte me kobure dhe bomba në brez në mes të Tiranës si triumfator. E gjithë kjo maskaradë e organizuar prej kllounësh të politikës antikombëtare ishte produkt historik dhe jo një ndodhi e rastësishme.
Përmbysja klasore, do të kërkonte domosdoshmërisht jo vetëm përmbysjen e marrëdhënieve ekonomike por dhe shkatërrimin deri në qelizë të të gjithë pronës socialiste, e cila para se të ishte e tillë, ishte një pasuri e madhe kombëtare. U godit rëndë jo vetëm shpirti liridashës i shqiptarit, por edhe vetë puna dhe të mirat materiale që baballarët e tyre i patën ngritur me mund e sakrificë për gati gjysëm shekulli. Jetohej koha e marrëzive më të çuditëshme, sepse nën maskën e vendosjes së “Demokracisë” u sulmua e ashtuquajtura “Diktatura” komuniste, u atakua Lufta Nac-Çl, u deningrua Komandanti i saj Enver Hoxha dhe personalitete të tjerë, u atakuan heronjtë dëshmorët e Luftës e të Punës, ku çdo mendim përparimtar, përballej me inkuzicionin shqiptar të partive të majta e të djathta, që kishin marrë në dorë “ luftën e shenjtë kundër mortajës komuniste” si në “makartizmin e viteve ’50” të shekullit të kaluar në USA. Marrëzitë e kohës bënë që përballë busteve për heronjtë Bajram Curri, Avni Rustemi, e Hasan Prishtina të lartësohej në përmendore Zogu, ai që i vrau ata, ngritëm buste e monumente për Cucat e Malsisë, për Ndrec Ndue Gjoken e Bardhok Bibën teksa në krahun tjetër firmosej për ribilitimin e atyre që na i vranë këta luftëtarë të së resë duke i shpallur kriminelët “Martirë të demokracisë”

Por bijtë e dalë boje dhe “tufa e banditëve shqiptarë” harrojnë se këtë luftë, këtë epope të lavdishme, që është njëkohësisht dhe faqja më e ndritur e historisë së vendit tonë e kanë njohur edhe fuqitë e mëdha si URSS-ja, Britani e Madhe, USA dhe vendet e tjera të koalicionit antifashist, pavarësisht se edhe atyre nuk u pëlqente forma e regjimit të Tiranës. Ata, në të gjitha dokumentet e tyre e, sidomos në Teheran më 1943 apo dhe në Konfrencën e Jaltës shkurt 1945 e patën theksuar dhe shkruar “mbas lufte të drejtën e popujve për të vendosur vetë, për fatet e tyre dhe formën e regjimit”

Deomos, që Amerika, Rusia por sidomos dhe Anglia, kishin dijeni dhe informcion të detajuar për të gjithë veprimtarinë luftarake të popullit shqiptar, sikurse kishin dijeni dhe kush e udhëhiqte Luftën dhe kush i bashkoi masat e gjera të popullit në këtë luftë, sikurse kishin dijeni edhe për organizatat tradhëtare dhe gjithë pseudopatriotët, të cilët i shërbyen më shumë fashizmit se sa popullit. Ata e dinë mirë, bile më mirë se Agroni, që gjeneralin anglez Devis pranë Shtabit të Përgjithshëm, te gjermanët e dorëzoi ballisti Azis Biçaku, sikurse edhe “Heroinën e popullit” Qeriba Derri, te gjermanët e spiunuan ballistët e Vlorës dhe këto dokumente janë ende në arkiva, sikurse janë edhe listat e 118 kriminelëve të Luftës bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit që duart i lyen me gjakun e popullit e që Qeveria e asaj kohe ua ka dërguar shumë Qeverive evropiane mbas çlirimit. Meqënëse analisti Gone, i cili na qenka vendosur për t’i bërë “vetingun”, gjithë historisë gjysëm shekullore popullit shqiptar nga një palo organizëm, ai i rishikimit të krimeve të komunizmit, le t’u dërgojë më parë një letër, ish-Aleatëve të mëdhenj me firmë të Berishës-Nanos-Ramës-Lulit-Gramozit që lista e dërguar nga Enver Hoxha, për kriminelët e Luftës anullohet, sepse ne po ju dërgojmë një tjetër listë, atë “kriminelëve komunistë e partizanë që bënë Luftën dhe e fituan atë”.

Të mjerët ju! Të mallkuarit ju! A nuk kuptoni se po merrni vulën e turpit, e cila do t’ju shoqërojë deri në fund të jetës tuaj?!

Por, ti Agron s’ke shumë faj, sepse “Institutin e krimeve të komunizmit” nuk e ngrite ti dhe ato 70 milionë të akorduar për të, nuk i paguajnë diversantët dhe as ballisto-legalistët e sërës tënde, jo! Ato do i paguajë populli fukara por dhe familjet e dëshmorëve.

Të flasësh për ata komandantë e komisarë, të cilët vazhdimisht i bënin thirrje këtyre orgnizatave pseudo-patriote, që ta braktisnin rrugën e turpit dhe të krimeve dhe këtë pastaj; pa pikë ndjenje përgjegjësie ta quash se këta komandantë, komisarë, partizanë, pra bijtë e bijat tona heroike paskan qenë kriminelë… është një paradoks i madh. Agroni duke dalë hapur dhe me hapin që bëri ai atakon dhe denigron tërë Luftën Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar, duke iu bashkangjitur dhe qyqarëve të tjerë si Kaçi i Myftarajve apo dhe Kaçi i Dervishajve. Kjo tufë, e kupton fare mirë, se të hartosh lista për krimet e komunistëve, është akt i përligjshëm përderisa i gjithë llumi tradhtar është rehabilituar. Tashmë në Shqipëri, po krijohet një situatë e rëndë dhe e turpshme për kombin, sepse tradhtarët po na dalin martirë demokracie dhe heronj ndërsa dhe heronjtë nuk është çudi që një ditë të shpallen tradhtarë, teksa bota përparimtare qesh me ne, qesh me rrugën ku po ecën Shqipëria.
Ajo që të bën të ngresh dhe më shumë supet nga habia, qëndron te fakti se vet “vrëngëroshët” Rama e Balla të cilët një sy e hedhin majtas e një hap djathtas, na paskan propozuar Kuvendit një vit më parë, që të rishikojnë titujt dhe dekoratat e dhëna sidomos për Enver Hoxhën. Ore miqtë e mi lexues, po ju pyes ju se mbase nga ndonjë emocion i çastit mundet dhe të gaboj. Po a ka të drejtë ky Kuvend, Ky Ballë, Ramë, Berishë apo dhe Ruç të diskutojnë krismat e armëve që na sollën lirinë? Ku e gjejnë ata, atë të drejtë dhe ku e mbështetin t’i heqin nderet, titujt dhe dekoratat njerit prej luftëtarëve më të mëdhenj sikurse është Enver Hoxha dhe bashkëluftëtarëve të tij ? Nëse kjo gjë do të duhej i takonte Kuvendit Popullor, i cili tashmë nuk është më, por jo këtij Kuvendit të tanishëm, ku shkojnë e shurrojnë (dhe mirë ja bëjnë) se nuk është më i popullit. Për më tepër nëse këtë propozim do ta bënte Urani i Butkajve apo dhe Adritiku i kryemëdhenjëve edhe mund të justifikohej, por Balla dhe Rama ?!

Në rrethana të tilla, ata nuk e kanë aspak të drejtën t’i heqi titujt gardat dhe dekoratat askujt që i ka dhënë Pushteti i popullit . Bile as vet Rama, për babain e vet nuk e ka atë drejtë t’ja heqi ato dekorata sepse ja kemi dhënë ne e jo ai. Mos ooo zot , mos u shkoftëndër mendje të vendosin dhe për Skënderbeun t’i heqin shpatën parzmoren dhe më keq akoma, mos i heqin vendim Parlamenti dhe kalit, atë trastën poshtë bishtit !
Kështu që profesori i nderuar Sevo Tarifa dhe unë bashkë me të e dijmë fort mirë, se falngat fashiste janë kundër çdo lirije. Agron Tufa është megafoni i dramës që vazhdon të luhet mbi ndjenjat shpirtërore liridashëse të shqiptarit. Kjo nuk mbaron këtu dhe as nuk ka për të mbaruar sa të kemi mbi krye bastardë e gagarelë. Ajo do vazhdojë edhe në të ardhëmen sepse.Tufa e megafonëve do na çajë daullen e veshit( për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër) se ne gjoja s’kishim as Parti Komuniste, ngaqë na e formuan të tjerët, ne s’kishim Hero Qemal Stafë se e vramë vet, ne s’kishim formacione partizane, por kishim vetëm nacionalistë , se luftën nuk e udhëhoqi PKSh-ja, por jugosllavët, se ne s’bëmë luftë ngaqë gjermani iku vet,( se ç’na u desh dhe ne që e ngacmuam ?! ) bile bëri dhe gabim të madh që iku, se do ishim me kohë në demokraci, se ne nuk i dhamë luftës 28 mijë dëshmorë, se ne nuk ndërtuam por shkatërruam ,se ne nuk mbrojtëm nga që nuk kish kush të na sulmonte, se ushtrinë e kishim kot, se ata diversantë që erdhën bënë shumë mirë që erdhën dhe nuk duhej t’i kishim dënuar, nga që ata e kishin kuptuar me kohë se duhej vendosur demokracia perëndimore etj,etj,etj. Kanë hak që bilbilosin kështu. Nuk do jetë e largët dita, që sikurse Berisha vendosi për të gjallët të famshmin ligj 24/1, pse të mos bëjnë dhe hapin e dytë për të rënët , heronjtë e dëshmorët e luftës e të punës duke miratuar ligjin tjetër 24/2 ?!

Kur të marrët i kemi brenda një dere, janë e keqja e dhimbshme e shtëpisë, por kur ata kapin qoshen e Atdheut, bëhen fatkeqësia e Shqipërisë !

Dhe populli duhet të rrijë e të vështrojë ?!