Klik Ekspo Group

602
Sigal

Investimet e Kinës, Japonisë dhe para Shengeni

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, evenimenti i organizuar nga Klik Ekspo Group, një sinergji e gjithë aktorëve ekonomike dhe socialë të vendit, sipërmarrësve, investitorëve, autoriteteve, të rinjve, të cilët i besojnë fuqisë së bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në Rajon.

Arriti në 350 numri i pjesëmarrësve këtë edicion, mbi 30 Autoritete dhe Agjenci shtetërore ndërkombëtare dhe dhoma te tregtisë ndërkombëtare nga Ballkani i afërt, përmes Evropës Qendrore dhe asaj Perëndimore, por edhe nga Azia e largët; HEPA Agjencia Shtetërore për Nxitjen e Investimeve të Hungarisë; RAS Agjencia Shtetërore për Promovimin e Biznesit të Serbisë; Dhoma e Tregtisë e Stambollit; Dhoma e Tregtisë e Malit te Zi; Byroja Ekonomike e Provincës së Anhuit në Kinë; Rajonet Administrative të Italisë si Marche, programet e mbështetjes nga Fondet EU për ndërkombëtarizmin etj;

Mbi 3.500 Vizitorë Profesionistë, segment i rëndësishëm i një publiku të përgjithshëm që sipas regjistrimeve te deritanishme pritet të arrijë mbi 32.000 nga mbarë Rajoni. Vizitojnë Tiranën ne delegacione zyrtare dhe grupe te organizuara nga komuniteti i biznesit në mbi 150 nga Serbia; 80 nga Turqia, 30 nga Hungaria, mbi 100  nga Republika e Kinës, dhe Italia që këtë edicion tejkalon lionshare me mbi 100 kompani ekspozuese dhe të përfaqësuara nga mbarë “Paese del Sole”.

Në katër hollet dhe ambientet e jashtme te Pallatit te Kongreseve, takohen të gjithë sektorët, me arritje konkrete, duke nisur nga Ndërtimi dhe Energjetika, Ambienti dhe Turizmi, Telekomunikacioni, Infrastruktura Rrugore dhe Veprat Publike; Industria e Lehte; Industria Ushqimore; Arti dhe Edukimi; Artizanalja dhe Teknologjia e avancuar. Pjesëmarrje serioze e autoriteteve shtetërore në Sallonin e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe përkujdesje e veçante e kalendarit te evenimenteve nga AIDA – Agjencia e Zhvillimit te Investimeve

Të rinjtë me ide dhe kreativitet të rrallë të Tiranës, të cilët kanë përherë vëmendjen e Klik Ekspo Group, do të prezantojnë produkte dhe do të dëshmojnë live punime të krijuara me përkushtim.

Për vizitorin e përgjithshëm, produkte te rralla nga bota mbarë, degustime, ted-talks, blerje me leverdi, sport dhe këshilla për jetë të shëndetshme. Janë mbi mbi 10.000 metra katrorë sipërfaqe ekspozimi në strukturën simbol të ngjarjeve KULT, Pallatin e Kongreseve dhe segmente të Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Klik Ekspo Grup” sipërmarrës nga Kina, gati të investojnë në Shqipëri

Jo vetëm vendet e Rajonit, por tashmë dhe Kina e largët është pjesë e inkorporuar e panairit “Klik Ekspo Grup”. Sipërmarrës kinezë, të pranishëm me stendat e tyre në panair, pjesa më e madhe e të cilëve vinin për herë të parë në Shqipëri u shprehën optimistë për pjesëmarrjen e tyre në këtë event të rëndësishëm biznesi, të cilin e konsideruan Panairin si urë të rëndësishme për të hyrë në tregun shqiptarë.

Sipërmarrja nga sektori i industrisë së plastikës, pjesëve elektrike, mekanike apo tekstileve, prezantuan produkte nga sektorët që përfaqësojnë me synim për të hyjë në tregun shqiptar së shpejti.

“Kjo sipërmarrje vjen nga një prej zonave me të zhvilluara të Kinës. Në këtë vit në panair kemi prezantuar produktet tona të reja. Produktet tona janë qese plastike që përdoren si shishe , gota apo modele të ndryshme që janë shumë praktike për të mbajtur dhe ruajtur lëngje të ndryshme në udhëtime apo për fëmijët në shkolla. Shpresojmë që së shpejti ta hapim këtë biznes edhe në Shqipëri”, thanë përfaqësues të kësaj sipërmarrjeje .

Ndërsa sipërmarrësit që prodhon produkte elektrike u shpreh se kërkon partnerë vendas për ta sjellë këtë biznes në Shqipëri.

“Ne prodhojmë pajisje elektrike dhe po shfrytëzojmë këtë panair për të gjetur partnerë shqiptarë për ta hapur këtë biznes edhe këtu”, thanë përfaqësues të kësaj sipërmarrjeje

Zgjerim i investimeve në Shqipëri nga kompania japoneze e industrisë mekanike: Këtu shohim të ardhmen tonë

Kompanie 100-vjeçare japoneze “Koyo”, lider botëror në  industrinë mekanike të prodhimit të pjesëve të këmbimit për makineri të ndryshme, synon zgjerimin e biznesit në Shqipëri.

Polaku Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Evropën Lindore në kompaninë “Koyo”, i pranishëm në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, 2019, që është hapur nga data 23-26 nëntor në Pallatin e Kongreseve, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh optimist për mundësitë dhe lehtësitë që ofron klima e të bërit biznes në Shqipëri

“Unë jam drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore për kompaninë, që ka origjinë japoneze . Produkti jonë është kushineta, dhe këto prodhohen Japoni. Distributori ynë në Shqipëri është kompania “TASE”  dhe kjo është stenda e kësaj kompanie. Është një histori e gjatë. Kompania “Koyo” i ka fillesat e saj që në vitet 1920, pra jemi afër përvjetorit të 100-të në historinë tonë.  Ne kemi marrëdhënie shumë të gjata bashkëpunimi me klientët tanë. Kompania jonë është shumë e madhe, një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të kuzhinetave në botë sot për sot”- tha Chmaj.

“Për ne tregu shqiptar është me shumë interes”- theksoi ai.

“Shqipëria është një treg në rritje, veçanërisht sa i takon këtij lloji produktesh. Kështu që ne jemi këtu këtë vit së bashku me distributorin tonë dhe po shpresojmë shumë për një të ardhme të suksesshme. Më e rëndësishmja është të kemi marrëdhënie të fortë me klientët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Kjo është e ardhmja jonë. Kështu që ne kërkojmë të bashkëpunojmë me  distributor vendas dhe veçanërisht kemi zgjedhur kompaninë shqiptare dhe e shohim të ardhmen tonë këtu”- deklaroi Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Evropën Lindore në kompaninë “Koyo”.