Flet Prof.Dr. Fatmir Shehu/ Historiku i naftës shqiptare, investimet para 1990-ës dhe si u shkatërrua kjo pasuri. Dhënia me koncesion të huajve duke shitur interesin e qytetarëve është tradhti kombëtare

1247
Sigal

Intervista/ PROF. FATMIR SHEHU: Nga viti 19… në vitin 1990 janë prodhuar 45,823,935 ton naftë

– Nga viti 1991 deri ne vitin 2004 janë prodhuar 3,060,964 ton naftë

– Këto shifra tregojnë se sa keq ka shkuar industria e naftës mbas viteve 1990

Amet Çollaku

Qoftë e  afërt ajo ditë që edhe ti e shumë shqiptarë që kanë ikur të kthehen këtu e ta duam Shqipërinë siç është e ta bëjmë siç e duam, se mundësitë janë te plota.

Prof. Fatmir Shehu

Specialistin Fatmir Shehu e kam njohur shumë vite me parë, në fillim në Teknikumin e Naftës Kuçovë, më pas në korridoret e bukura të shtruara me mermer të Fakultetit Gjeologji-Miniera të Tiranës. Ne s’kishim shumë gjëra të përbashkëta, ku Rrajca ime dhe ku Mallakastra e tij, po diçka e vogël na tërhiqte… Ne asnjë herë nuk u afruam, sado që unë kohët e fundit kisha shumë arsye të isha afër me të. Kështu në këtë heshtje të gjatë, në këtë kufi si midis shteteve, gjithçka ngeli hermetike, sepse secili pështjellohej në karakterin e vet, pa shkelur piramidat personale.

Fatmir Shehu në rini mbahet mend si xixëllojë, kurse tani si Akademik. Kur ishte i ri, ai ndriste, tani ai është lart, qëndron vetë në memorie, pa kartë memorieje. Ai diti ta mbrojë e zhvillojë karaketrin e tij personal, herë herë të lëshojë shkëndija që ndezën edhe të mëdhenjtë, ndërsa herë herë të lëshohet but si një myzeqar. Jeta e njeriut është një libër me kopertinë hyrëse dhe kopertinë përmbyllëse nga pas, po ai qëndron njësoj i pa ndryshuar, solid në vlera, si në faqen e parë ashtu deri në faqen e fundit.

Te dy jemi naftëtarë po ai që në fillim diti të punojë me veten e tij, të vetë karikohet me valenca shkence dhe pushteti që e ngjiten deri lart. Njihemi prej vitesh, por për kafe u ulem vetëm këto dy vitet e fundit në një lokal të bukur pranë RTSH-së, aty ku pemët e gjelbra bëjnë hije dhe takat e sandaleve të vajzave testojnë pulsin e njerëzve.

Vlera e tij personale bën këdo ta ketë zili

Ai mund të qëllohet nga fati apo nga njerëzit, po ai di të mbrohet. I lindur me një intuitë ekstra dhe tepër inteligjent diti të shmangë rrugët zig-zage, sepse studioi, krijoi plot kurajë dhe… buzëqeshi. Buzëqeshja dhe kurajua çarmatosin këdo, madje edhe vetë Perëndinë. Disa nuk e kuptojnë këtë shfaqje të personalitetit të tij, prandaj e marrin për ironik, mendjemadh apo egoist. Pas romuzeve që i mbaron shpejt, ai bie në trishtim, po këtë lloj trishtimi e kuron vetë ai. “Njeriu është qenie komplekse. Mos ua vërë veshin atyre gjërave pas të cilave njerëzit vrapojnë me njëmijë mënyra.” – thotë Seneka.
Specialisti Fatmir Shehu duhet parë në dy aspekte, si njeri dhe specialist. Si specialist për ta njohur ne mund tërkujmë dhe i kemi të hapura të gjithë fondet dhe arshivat, tuajat, të miat, të Fatmirit. Këto të Fatmirit zënë rafte të tëra. Njerëzit duhet t’i çmosh nga vlerat e tyre vetjake, thotë dikush me të drejtë. E pikërisht këtë do të përpoqem të bëj në këtë shkrim.

Rruga e jetës

Studimet dhe aplikime e ngjiten Prof. Fatmirin drejt piramidës së shkencës. I imët dhe xixëllues, me një humor që zgjohet dhe bie përsëri në dremitje, ai mbahet mend si një njeri dhe specialist ekstra, që di të lëvizë dhe të ecë me shpejtësi përpara, me projekte, kolona, preventiva, solucione, thellësi mendimi dhe idesh…

Prof. Fatmir Shehu e ka ndierë me kohë revoltën time kundër degradimit të industrisë së naftës, ne kemi këmbyer me dhjetëra e-maile, kemi bërë disa intervista. Këto e-maile janë pasuria ime më e madhe. Ai e ka parë naftën nga poshtë dhe nga lart. Prof. Dr. Fatmir Shehu është në krye të elitës së naftës shqiptare, I pa zevëndesueshëm në llojin e tij, sepse ka shumë studime aplikime e aktivitete në shpimet shqiptare të naftës, me puset e cekët dhe ata në thellësi që me arritjet e tyre mund të konkurrojnë në botë. Mos harroni, ai projekton edhe puse horizontalë. Ai lexon, shkruan, në shkrimet e tij, gërshetohen shumë shkenca njëherësh; nafta, filozofia, prakticizmi, revolta dhe thirrja për një moral kombëtar. I keni të gjitha të botuara.

Kujtoj pasuritë e Shqipërisë, grabitur nga të huajt në kohët e kaluara, madje edhe këto tani dhe natyrshëm mendja më  shkon tek heroi ynë kombëtar, Skënderbeu. “Vërtetë të kenë qenë në atë kohë aq trima shqiptarët?” – pyes veten time. Nuk e besoj se, po  të ishte ashtu ne gjykoj se do të ishim trima edhe tani  kur na vidhen gjithë këto pasuri kombëtare. A ka kuptim kjo demokraci apo liri e shtirur, kur nëpërmjet menyve të koncesioneve na  vidhet gjithë pasuria kombëtare? Kjo ndihet  edhe më tragjike për faktin, se këto janë  zbuluar nga vetë ne shqiptarët! Këtu Pikërisht e ka fjalën Prof. Fatmiri, por ai nuk shpërthen më shumë, të dalë hapur kundër maskarenjve. Njeriu s’e tradhëton kurrë edukatën e tij. Kur i kërkova edhe  këtë intervistë, Prof. Fatmiri, nuk ma refuzoi, vetëm më tha, se këto gjëra i kemi thënë dhjetëra here…

 

Prof. Fatmiri për naftën s’ka lënë gjë pa thënë, s’ka më rezerva në zemër e sirtar, ka shkruar shumë, ka dhënë intervista nga të katër anët. Ai duhet dëgjuar me vëmendje, sepse ka një kualifikim që kalon përtej piramidave shtetërore.  Ai nuk ikën jashtë, sepse për të Shqipëria është Thembra e Akilit. Prof. Fatmiri është i butë, tolerant, i saktë, buzëqeshja i varet gjithmonë në buzë, zemra e tij s’ka memorie për urrejtje…

 

Por, në vendin tim nuk ka më vend për  butësi, këtu duhet violencë ndaj armiqve që shtiren  demokratë apo internacionalistë. Këto koncesione janë zinxhirë të robërimit shqiptar.

Diku në një libër gjeta këtë shprehje që na shkon për shtat shumë ne shqiptarëve: “Në qoftë se do që 100 italianë të heshtin, vrit një, po në qoftë se do të heshtin 100 shqiptarë duhet të vrasësh 99.”

 

INTERVISTË

 

  • Zoti fatmir, ҫ’mund të na thoni për historinë e nxjerrjes së naftës shqiptare, lidhur kjo me inteferencën e koncesioneve të para me të huajt?

 

Me zbulimin e naftës në Shqipëri, në zonën e Drashovicës, si dhe nisur nga shfaqjet sipërfaqësore të naftës në disa vende të territorit tonë si në vendin që quhet Gurët e Esë në Kanicë të Mallakstrës, në Kuçovë dhe në shumë vende të tjera ku ka dalje të formacioneve karbonatike, pati një interesim të jashtëzakonshëm të të huajve nëpërmjet kompanivë të tyre të specializuara për marrjen e koncesioneve në Shqipëri. Historia e koncesioneve në Shqipëri mbas vitit 1918 ku u zbula naftë industriale në Drashovicë dhe me vonë, tanimë është e dokumentuar mirë dhe nuk ka nevojë të zgjatemi. Inetresante është që në këtë kohë, në parlamentin tonë të kohës së Mbretërisë, Patrioti – deputet, Luigj Gurakuqi mbajti një fjalim të rëndësishëm në lidhje me ‘Vajgurin e Shqipërisë’. Nisur nga ky fjalim, mund të themi se klasa politike dhe patriotët  e devotshëm shqiptar kanë qenë të shqetësuar dhe të vëmendshëm që kjo pasuri e madhe e vendit tonë që në atë kohë flitej se ishte me perspektivë shumë të madhe, dhe  të përdorej për interesat e vendit duke pasur kujdes në trajtimin e saj. Fatkeqësisht mund të themi se shqetësime të tilla nuk kam dëgjuar që të jene linçuar në parlamentin tonë mbas viteve 1990 aq më shumë që mbas këtyre viteve industria jonë e naftës kishte përmasa më të plota vlerësimi si në rezervat e zbuluara të naftës dhe gazit ashtu dhe në infrastrukturën aktive që lidhej me këtë industri komplekse

 

2-Si e vlerësoi dhe menaxhoi monizmi naftën?

 

Monizmi që për mendimin tim thuhet me një termë jo shumë të saktë ( sepse pavarësisht se vendimet dukeshin sikur  i merrte një njeri, ato diskutoheshin dhe analizoheshin në shumë nivele dhe instanca ku merrte pjesë një numër shumë I madhe aktorësh) pati që në fillimet e bijë një përkujdesje shumë të madhe për industrinë e naftës dhe të gazit. Që në fillim kjo industri u konsiderua pronë e shteti dhe u  manexhua dhe e mbështet totalisht nga shteti. Deri në vitet 1960 në industrinë enaftës shqiptare erdhën për ndihmë, (jo në natyrën e koncesionarëve), specialistë dhe grupe pune nga vëndet e tjera socialiste, kryesisht nga ish BRSS dhe nga Rumania që ndihmuan në zhvillimin e industrisë së naftë dhe gazit si në kërkime, shpime, industrinë e nxjerrjes, të trajtimit e të përpunimit dhe organizimin tërësor të industrisë së naftës. Në një kohë shumë të shkurtër, u përgatitën disa kuadro të specializuara në të gjitha fushat komplekse të industrisë së naftës të cilët filluan punën bashkë me specialistët e huaj ku dora dorës u kualifikuan për punë të pa avruar. Prandaj  duhet thënë që dhjetëvjeçari i viteve 50-të ishte dekada që realizoi maturimin jo vetëm teorik por dhe praktikë të specialistëve tanë gjë që me ikjen e specialistëve sovjetik për shkak të prishjes së mardhënijeve politike të Shqipërisë me kampin socialist në fillimet e viteve 60-të të shekullit të kaluar, industria jonë e naftës kaloi totalisht në dorë të specialistëve tanë. Periudha që përfshihet nga këto vite e deri në vitet e fillimit të dekadës së ëndë të shekullit të kaluar, kur Shqipëria u fut në periudhën demokratike, mund të quhet nga më të arrirat në rezultatet tekniko-shkencore si dhe në atë të prodhimit të naftës dhe gazit . Për të ilustruar këtë konkluzion po japim vetëm arritjet që u realizua në prodhimin e naftës në përiudha të ndryshme të jetës aktive të industrisë së naftës shqiptare, konkretisht:

-Nga viti 1928 deri në vitin 1944 janë prodhuar 984,022 ton naftë;

-nga viti 1945-1960 janë prodhuar 3,876,440 ton naftë;

-nga viti 1961( mbas largimit të specialistëve sovjetik ) deri në vitin 1990 janë prodhuar 45,823,935 ton naftë dhe nga viti 1991 deri ne vitin 2004 janë prodhuar 3,060,964 ton naftë . Këto shifra tregojnë se sa keq ka shkuar industria e naftës mbas viteve 1990, krahasuar kjo me punën kolosale  bërë në periudhën 1960-1990 ku në dorë këtë industri e morën plotësisht vetë naftëtarët dhe specialistët shqiptarë dhe organet përkatëse qeverisëse.

Periudha e socializmit që konsiderohet e monizmit e ndaloi me Kushtetutë dhënien e koncesioneve për të gjitha pasuritë nëntokësore, aq më shumë athtë industrisë së Naftës dhe gazit. Pavarësisht se në fillimet e ardhje së demokracisë në Shqipëri edhe ne kundërshtim me kushtetutën u morën iniciativa nga drejtuesit e fundit të shtetit monist që të bëheshin veprime për dhënien e koncesioneve e, sidomos, në kërkimet e naftës dhe në akuariumin detar ku dhe u bënë kontrata dhe filluan aktivitetet  disa kompani të huaja.

 

3-Ne ç’gjendje ishte industria e naftës në prag të rënies së monizmit?

 

Rënia e sistemit socialist, mendoj, se ka si shkak kryesor konkurrencën  ekonomike, sepse shpesh them që socializmin nuk e rrëzoi disidenca por konkurrenca ekonomike si në Shqipëri dhe në tërë ish-kampin socialist të Lindjes. Me gjithë atë, industria e naftës dhe e gazit në vendin tonë me gjithë problemet shumë pikante që pati mbas goditjes të të ashtuquajturit grupit armiqësor të Lipe Nashit, vit që mund të konsiderohet si fillimi i rënies po thuaj galopante i kësaj industrie, i la trashëgim erës së demokracisë, një sërë asetesh të rëndësishme.

Në radhë të parë duhet thënë se u zbuluan një sërë vendburimesh të reja nafte-gazi dhe gazokondesati si në ranorë dhe në gëlqeror të cilet e çuan prodhimin e naftës në një nivel mjaftë të kënaqshëm, deri në maksimum, 2 milion e katërqind mijë tonë në vit dhe prodhimin e gazit në rreth një miliard normal m3 në vit. U vërtetua konkretisht se formacionet karbonatike ishin naftë gaz-mbajtëse. U zbuluan rezerva jo të vogla gjeologjike për gazin dhe naftën si dhe rezerva industriale. U zbuluan rezerva industriale gazi metan–teknologjik në strukturat pranëadriatike që ishin dhe lënda e parë për prodhimin e plehrave kimike azotike të cilat u prodhuan dhe fatkeqësisht impiantet e prodhimit të tyre i shkatërruan, madje një prej të cilave i sapo ndërtuar, as e vunë fare në punë. U futën në praktikën e kërkimit mjaftë metoda bashkëkohore të sizmo-gravimetrisë, elektrometrisë, gjeokimisë, gjeofizikës kantjerale etj. U shpuan puse (të projektuar dhe të realizuar vetëm nga specialiste shqiptar) në kushte shumë të komplikuara gjeollogo– teknike dhe në thellësi shumë të madhe deri në 6700 m. gjë që aktualisht realizohen nga kompani shumë të specializuara të shteteve të fuqishme. Në kuadrin e problemeve që shtronte teknologjia e shpimit të puseve të thellë e shumë të thellë u bënë studime dhe zgjidhje origjinale në fushën e lëngjeve larëse, çimentimit, mekanikës së shkatërrimit të formacioneve etj. U aplikuan një sërë metoda për intensifikimin e naftënxjerrjes si dhe rritjen e koeficientit të naftëmarrjes si ajo e injektimit të ujit, injektimit të avullit, djegies së nëntokës, shpërthimeve hidraulike,

acidizimeve, injektimit të hollueseve, aplikimit të pompave me burim dhe shpimin e puseve horizontal etj. U ndërtuan rafineri moderne për përpunimin e naftës siç ishte ajo e Ballshit si dhe u prodhuan disa nënprodukte hidrokarburesh që i duheshin ekonomisë dhe mbrojtjes së vendit etj. Edhe në fushën e prapavijës u arritën rezultate të rëndësishme sidomos në remontin dhe mirëmbajtjen e makinerive, në prodhimin e pasjeve të reja si pakera, dalta shpimi, pjesë të ndryshme ndërrimi për sondat, traktorët, maqineri  e deri në prodhimin e sondave shpimi etj.

Po ashtu, ishin në një nivel të lartë studimet shkencore si dhe organizimi I industrisë së naftës ku numroheshin rreth 45 ndërvarje të specializuara nga të cilat dy institute shkencore dhe mjaftë njësi tekniko-shkencore që punonin në kuadrin e ndërvarjeve si dhe mbi 20 mije punonjës të kualifikuar, 5000 teknik të mesëm dhe 1400 specialist të lartë të profilev etë ndryshme deri në shkencëtar të niveleve bashkëkohore në pikëpamjen e njohjes së disiplinave që lidheshin me industrinë e naftës dhe gazit.

 

4-Cilët e shkatërruan këtë degë kryesore te ekonomisë, dhe përse e bënë?

 

Duhet thënë që inteligjenca e naftës që në fillim, nëpërmjet një takimi të veçantë dhe shumë masiv që bëri në fillim të viteve të demokracisë ku mori pjesë si i ftuar dhe Kryeministri dhe Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë që të dy ishin përfaqësues të dy krahëve politik më të fuqishëm të kohës si KS-së dhe PD-së përkatësisht, përpunoi platformën se si duhesh të ecte Industria e Naftës në kuadrin e shoqërisë  demokratike që po fillonte. Por fatkeqësisht as një gjë nuk u zbatua nga ato konkluzione të këtij takimi ku si esencë mund të thuhet se:Nafta është një pasuri e madhe dhe duhet përdorur për fuqizimin dhe zhvillimin e demokracisë qe po fillonte në Shqipëri. As një studim serioz nuk u bë NT specialistët që e njihnin në thellësi këtë industri, si do trajtohej dhe si duhet të ishtë një nga kontributorët më të shquara të ekonomisë demokratike shqiptare. Faktet numerike tregojnë se gjatë këtyre po thuaj tridhjet vjetëve të fundit industria jonë e naftës është përpëlitur në një situatë privatizimi dhe mos privatizimi, copitmi dhe asfiksimi, ku kërkimet e naftës dhe gazit janë lënë totalisht në dorë të kapitaleve dhe shoqërive të huaja, ku rezervat e naftës të gjetura me investime dhe mund kolosale ju dhanë pa llogari të argumentuar kompanive të huaja të cilat në më të shumtën kanë përdorur thënien:’ “erdha, pashë, fitova dhe ika”. Me sipër kemi dhënë shifrën që nën drejtimin dhe adminisdtrimin e specialsitëve shqiptar nga viti 1960- 1990 gati për tre dekada është prodhuar një sasi e konsiderueshme nafte që më çmimin e sotëm është ekuivalent e me rreth 10 miliardë dollar. Nuk e mendoj si të drejtë që vendburimin gjigant, (me përmasa evropiane), atë të Patos –Marinzës ta jepnin me koncesion kur dihet që dhe ata që e morën me koncesion duke u mbështetur në rezervat industriale që kish ky vendburim arritën të sigurojnë kreditë e nevojshme për përpunimin dhe shfrytëzimin e këtij vendburimi. Po kështu mund të themi se vendburimet karbonatike si të Ballshit, Gorisht-Koculiot, Cakranit, Amonicës, Delvinës etj në këto tre dekada kane shkuar dorë me dorë.

E kamë thënë shpesh si fakt argumentues që luftën e Kroacisë me Sllobodan Millosheviçin e mbeshteti kompania shteterore e Naftes INA –NAFTAPLIN. Po ashu jo me pak kontribut ka dhënë industria jonë e naftës në mbajtjen e ekonomisë gjatë sistemit socialist. Nafta është një pasuri e madhe dhe me vlerë të madhe, lumë ai vend që ja ka dhuruar nëna natyrë. Koncepti që nafta jonë nuk është rentable si në shfrytëzim dhe përpunim, se vetëm kapitalet e huaja mund ta zhvillojnë etj, janë koncepte dëme prurëse që janë hedhur dhe mbrojtur nga inkompetentë dhe dëmeprurës. Copëtimi i industrisë së naftës nga ana organizative prishi funksionimin unik të kësaj industrie. Duke ndarë prodhimin nga aktivitete e tjera të kësaj industrie që janë të lidhura si mishi me thuan me njëri tjetrin, mendoj se ishte veprimi më katastrofik i shkatërrimit të industrisë së naftës shqiptare. Albpetroli, ashtu siç e kam dhënë mendimin që në fillim të demokracisë, nëse do futej në kuadrin e ekonomisë së tregut ashtu siç u futën kompani të kësaj natyre në vendet të tjera; si në Rumani, Kroaci, Serbi, Rusi etj., do dilte në tregun botëror dhe me eksperiencën dhe mundësitë që kish dhe do bënte kapitale të kënaqshme në favor të ekonomisë sonë.

 

5-Përse ishte e domosdoshme të bëheshin gjithë këto marrëveshje koncesionare me të huajt?

 

Marrëveshje mund të bëheshin edhe mund të bëhen, por mendoj se çdo marrëveshje duhet të bëhet me palë bashkëvepruese dhe për ne shqiptarët, pala më e specializuar bashkëvepruese, për të cilën është punuar dhe investuar për një shekull, duhet të ishte dhe duhet të jetë Albpetroli, e cila e ka pasur të plotë ekspertizën e veprimeve dhe bashkëveprimeve qoftë duke bërë J-V apo në marrëdhënie me kapitalet e vendeve të tjera të bënte e të bëjë aktivitete të kontrolluara dhe të menaxhuara me kompetencë dhe me interes për vendin. Albpetroli në fakt është një kompani operatore e cila me që është publike duhet që të ndërtoi gjithë aktivitetin e sajë që duke operuar në tregun e huaj dhe në tregun vendas të industrisë së naftës dhe të gazit, të siguroi tregues të kënaqshëm ekonomiko-financiarë, në interes të ekonomisë demokratike të vendit. Albpetroli jo vetëm nuk duhet të shkatërrohet nëpërmjet privatizimit të lakuar gjatë këtyre tre dekadave, por si një aset i rëndësishëm i ekonomisë së vendit, duhet të shërbejë maksimalisht si një gjenerator i fuqishëm i të ardhurave në fushat e ndryshme të kësaj industrie komplekse si në tregun vendas dhe aq më shumë në tregun Botëror ku mundësit janë të pa kufizuara. Këtë e themi se Albpetroli duke u bazuar tek ekspertiza që ka pasur dhe që po i teret me kalimin e kohës, ka mundësi që të shesë mallra të kërkuara (sidomos ato të shërbimit) edhe në tregun Botëror duke filluar që nga shërbimet tekniko-shkencore dhe projektuese që janë një fushë e gjerë dhe e kërkuar dhe që ne kemi specialistë të përgatitur .

 

6- Sa i madh është dëmi i shkaktuar nga këto koncesione?

 

Shqipëria mund të japë kapitaleve të huaja veprimtari në fushën e kërkimeve të naftës dhe gazit si në tokë dhe në det, sepse këtu është risku i madh por edhe këtu këto aktivitete duhet të jenë të bashkëvepruar dhe bashkëmenexhuara nga Albpetroli shtetëror me ekspertizën e tij.                   Pse e themi këtë; sepse kompanitë e huaja me kapitalet e tyre nuk e kanë syrin nga hallet dhe nevojat që ka ekonomia jonë, ata shikojnë dhe mbrojnë interesat e tyre. Një shembull është zbulimi i fundit në Shprag ku kompania SHELL,  po e vonon vlerësimin, konturimin dhe vënien në shfrytëzim të rezervave të gjetura, gjë që do ishte një ndihmë e madhe për ekonominë. Dëmet që shkaktojnë koncesionarët e huaj jashtë kontrollit ekspertë të shtetit tonë janë të dukshme por dhe të pa dukshme që që të dyja janë dëme të mëdha për ekonominë tonë.  Industrinë tonë të naftës, Albpetroli duhet ta menaxhojë totalisht dhe të mbajë përgjegjësi të plotë ndaj ekonomisë tonë, me kapitalet e sajë apo të huaja.

 

7- Cilët duhet të vihen para përgjegjësisë?

 

Në lidhje me përgjegjësitë për këtë periudhë 30 vjeçare ka vend për një ekspertizë të detajuar, sidomos të vendimeve politike të marra, pse jo dhe në drejtime të tjera të abuzimeve e të korrupsionit

 

8-Tani në Shqipëri vendburimet e naftës dhe gazit janë në administrimin e koncesionarëve të huaj, mendon se Shqipëria përfiton?

 

Të japësh një gjë me koncesion kur nuk di ta bësh vetë apo të ndash riskun e humbjes me të tjerët është njëra anë, por të japësh me koncesion të plotë dhe pa pjesëmarrje aktive të ekspertizës shqiptare në to, mendoj se është një dëm shumë i madh për ekonominë dhe një humbje e madhe e të ardhurave që na takojnë të marrim nga pasuritë tona jo të pakta. Ekspertiza shqiptare për naftën dhe gazin është e përqendruar tek kompania Operatore Albpetrol, e cila jo vetëm duhet të trashëgojë ekspertizën 100-vjeçare që ka industria jonë e naftës, por duhet ta perfeksionojë e ta modernizojë atë në përputhje me kërkesat e kohës. Shpërndaja e përgjegjësisë nëpërmjet disa organizmave që janë si mish i huaj në këtë kontrata, është një veprim që ka sjellë deri më sot shumë dëme dhe do sjellë akoma më shumë, nëse lejohet. Prandaj Albpetroli, jo vetëm nuk duhet të shkrihet nëpërmjet termit privatizim, por duhet të mbahet si një entitet ekspert i fjalës së fundit për të tashmen dhe të ardhmen e industrisë së naftës. Për këtë Albpetroli duhet të bëhet një kompani me një ekspertizë të plotë dhe me kapacitete teknike edhe financiare që të përballojë kërkesat e tregut të brendshëm, pse jo dhe të dalë në tregun botëror të industrisë së naftës duke korrur fitimet që ka mundësi t’i korrë në interes të vendit. Nevojën për një industri nafte solide dhe fitimprurëse e ka vetëm vendi jonë, vendet e tjera dhe kompani të tjera, vinë të na marrin atë fitim dhe përfitim që ua lëmë ne për ta marrë në mungesë të përgatitjes dhe mefshtësisë dhe papërgjegjshmërisë tonë. Kur mund ta marrim ne këtë fitim e përfitim, pse ta marrin të tjerët që e kanë emrin koncesionar?!. Edhe Albpetroli ka mundësi të plota që të gjejë në Botë koncesione me fitim që të kontribuojë edhe më shumë në ekonominë tonë. Kam mendimin që Albpetroli me historinë e tij një shekullore, mund të marrë koncesione në shtetet e tjera dhe jo të japim koncesione. Edhe po dhamë duhet që Albpetroli të ketë paketën kontrolluese dhe përfituese!

 

FALEMINDERIT