Flet “Piktori i Popullit”, Skënder Kamberi

1292
Sigal

Po punoj me projektin gjigant të shqiptardashësit më të madh të kohërave, Xhorxh Washington. Piktura më e dashur, ajo e Skënderbeut. Mehmeti donte të më fuste në burg, por më shpëtuan pikturat në shtëpinë e Enverit

Intervista/ Flet ‘Piktori i Popullit’ Skënder Kamberi

01-Po bëj një portret gjigant të shqiptardashësit më të madh të të gjitha kohërave Xhorxh Uashingtonit

 

02- Për Xhorxh Uashingtoni mendohet libri “George Ëashington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”

03- Xhorxh Uashingtoni si luftëtar imitoi Skëndërbeun.

 

04- Piktura e dytë që më ka lodhur është e Skënderbeut të cilin Evropa sot ja di për nder se e mbrojti nga Turqia

 

05- Enver Hoxhën e kam pikturuar 5 herë dhe një pikturë në shtëpinë e tij më shpëtoi nga burgu

06- Mehmet Shehu sipas spiunëve donte të më burgoste piktura tek Enveri më dha lirinë

07- Sot shohim se kjo Shqipëri duket si e goditur me thika

08- Titullin e kam marrë që në kohën e partisë, rreth viteve 1970 me pikturën ‘Buka e duarve tona’.

09- Odise Paskali: Shiko se çfarë ka bërë Skënder Kamberi, tabloja e tij ndriçon edhe në errësirë

 

Albert Z. ZHOLI

 

Piktori Skënder Kamberi ka lindur në Vlorë 02.02.1939 dhe mbetet
një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës në prag të Luftës së Dytë Botërore (1939). Artisti pasi kryeu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve, Tiranë në degën e pikturës, filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljenë e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Pasi realizoi tablotë e para kompozicionale me temë nga lufta nac.–çl. dhe ngjarjet historike, Skënder Kamberi u evidentua në vitet ’70 – ‘80 të shekullit XX-të si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare edhe brenda rregullave të rrepta të realizmit socialist.

 

-Po shoh në mur një pikturë të të papërfunduar të madhe të Xhorxh Uashingtonit Çfarë të shtyu ta bësh këtë pikturë dëshira apo është një porisi nga dikush??

 

Jo, kjo pikturë ka qenë dhe mbetet dëshira ime e kahershme. Këtë se kam porosi por e bëj për shpirtin tim. Ma kanë kërkuar shumë që tani po s’e shes kurrë. E kam bërë për shpirtin tim, për njeriun që ka dashur shumë atdheun tim. Kam mbi 5 vjet që lexoj dhe kërkoj mbi figurën e ndritur të Uashiongtonit… Ai mbetet dashamirësi më i madh i shqiptarëve në historinë e njerëzimit. Lexoj, çdo ditë, pyes çdo ditë, gërmoj gjithmonë përkëtë figurë të madhe. Ja mbi tavolinë kam me dhejtëra foto, Piktura, portrete, shënime mbi jetën etij. Në google kam gjetur një material të gjatë në disa gazeta online që i kam mbi tavolinë. Ja materiali, që duhet thënë, se meriton mirënjohjen e madhe nga gjithë kombi shqiptar, lexoje e ke të printuar :
(Nga: John McCallum/Reuters)

Nëna e presidentit historik amerikan George Ëashington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Ëashington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Ëashington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Ëashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Ëashington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799, i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare
Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Ëashingtonit ishte shqiptare.
“George Ëashingtoni ishte i biri i Augustin Ëashingtonit dhe Mary Ball Ëashingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Ëashingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Washington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Ëashington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Ëashingtonit

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodëard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thashë, “shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Ëashingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di, nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Ëashingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Ëashingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodëard thotë se mendohet, nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodëard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nikson ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nikson dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty

– krijimi i Universitetit të Prishtinës,

– amendamentet kushtetuese të vitit 1971,

– Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodëard.

Ai për çlirimin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, nga kolonizmi anglez, zgjodhi të formonte shtetin me gjithë ato koloni shtete larg nga sllavëria. Të gjithë u ngritën kundra Anglisë dhe Xhorxhit III, dhe si luftëtar imitoi Skëndërbeun. Madje ka bërë, më 24 Mars takimin siç ka bërë mbledhjen në Lezhë Skëndërbeu. Kështu e imitoi dhe ai në Amerikë. Është stimuluar dhe i ka organizuar duke u dalluar si një komandant lufte i zoti. edhe në qoftë se nuk do të ishte Xhorxh Uashingtoni udhëheqës gjatë çlirimit të saj Amerika nuk do të ishte kjo që është sot.

– Përmendët dhe Skëndërbeun, në sa piktura e keni punuar portretin e Heroit të Kombit? Dhe, në sa variante?

Sigurisht e kam bërë në disa variante. Ai më ka frymëyuar si më frymëyon sot Ëashingtoni. E kam bërë në Lezhë, e kam bërë dhe në kalë, mes betejës dhe luftëtarëve. Pra në shumë variante dhe tashmë e kanë në shtëpitë e tyre disa miq të mi. Skënderbeu të ndez imagjinatën për vetë rolin që ka luajtur një strateg para Perandorisë më të madhe të botës. Një strateg që nuk e nxori dot në atë kohë Evropa por e nxori Shqiëpria e vogël dhe sot bota e nderon.

– Në sistemin monist Enver Hoxhën e pikturonin vetëm piktorë të caktuar. Po ju vetë a e keni pikturuar Enverin?

Po, patjetër, e kam pikturuar pesë herë. E kam punuar në një përvjetor të Ditës së Flamurit dhe përreth figurës së tij vura 12 qirinj që simbolizonin vitin 1912. Gjithë piktura ishte kompozuar si simboli flamurit me portretin e Enver Hoxhës.

-Ku është ky portret sot?

Këtë kompozim e morën në muze në rrethin e Vlorës. Më tej, pas ngjarjeve të’90-s, nuk e di se ku ndodhet. Mbase e vodhën, e bastisën.

-Keni shkuar në zyrën e tij kur i ke bërë portretet?

Jo, e kam kompozuar duke patur para syve në tavolinën e punës qindra foto të tij. Pas këtij kompozimi e kam bërë dhe 4 herë të tjera një prej të cilën Enveri e kishte në shtëpi. Madje do ishte kjo pikturë që më ka shpëtuar nga burgu. Mehmet Shehu ka dashur të më burgoste…

-Si ju ka shpëtuar nga burgu piktura dhe pse donte të ju burgoste Mehmeti?

 

Unë Mehmetin s’e kam pikturuar asnjëherë dhe asnjëherë nuk e kisha takuar. Por në atë kohë kishte spiunime dhe ngriheshin kurthe ndaj shumë intelektualëve. Pra, futeshin kot për presion që të bindeshin para partisë. Spiunët ishin kudo dhe mund të mirrnin ndonjë fjalë të shkëputur nga konteksi i fjalisë dhe të thoshin ke bërë agjiatcion dhe propagandë. Edhe mua kushedi se si më kishin spiunuar dhe Mehmeti më futi në rreth të kuq. Partia donte t’i mbante zap intelektualët dhe artistët. Por ishte një gjë, që kur burgosej një intelektual listën e shikonte dhe Enveri. E kanë pasur si parim dhe orientim spiunët dhe disa sigurimsa që disa të shquar t’i fusin në burg kot, që të vinin mend të tjerët, dhe shumë intelektualë të shquar në atë kohë ia hidhnin fajin Enver Hoxhës ose partisë. Kështu dhe puna ime, dikush kishte fryrë në vesh ndonjë fjalë timen dhe tak… Nga i vitit 1995 pas 20 vitesh nga ngjarja që do të tregoj, vjen njëri në studion time këtu në Tiranë dhe më thotë: Zoti Skënder, dua të flas dy minuta me ty. Patjetër, i them ulu dhe i hodha një gotë raki. Unë kam qenë një punonjës i Sigurimit që konfirmoja listën e atyre që do burgoseshin nga Ministria e Brendshme. Listën e shikonte Mehmet Shehu dhe me mua nisej lista për ta konfirmuar Enveri. Një herë kur shkova për të çuar listën e radhës në shtëpinë e shokut Enver më thanë të prisja, sepse kishte ai kishte një punë. Unë u ula dhe po shihja muret e dhomës së pritjes. Aty kishte shumë piktura. Kur befas më ngelën sytë te një pikturë e jotja. U habita. Lista që kisha në dorë ksihte dhe emrin tënd për t’u burgosur. Thashë me vete Enveri e ka mik ndaj më mirë ta fshij emrin. E fshiva emrin tënd. Kjo ,sepse pashë tablonë tënde. Ta them që ta dish thjesht për kuriozitet. Ngela i befasuar. Lloj lloj mnedimesh më vinin në kokë. Kush me ksihte spiunuar? Kush më kishte ngritur kuth? Kushedi si do kishte shkuar filli i jetës time. Kështu në atë system smira dhe xhelozia bënte të fuste në burg njerëz të pafajshëm. Por ai system artin e vleërsonte shumë.

-Po për udhëheqës të tjerë keni bërë portrete?

Kam bërë Ramiz Alinë në fund të sistemit monist. Ma ka kërkuar vetë. Më dërgoi dhëndrin e tij për ta bërë atë portret, pasi ishin vitet e fundit 1990.

-Ju keni qenë pjesë e protokollit të Presidencës që në sistemin monist?

 

 

Po, çdo 29 Nëntor isha i ftuar. Por me njërin President tani në demokarci bëra një shaka. Ishim në pallatin e Brigadave, dhe presidenti X erdhi në sallë dhe po pinim nga një gotë verë. Kur presidnenti X më prezantoi me gruan me shaka dhe duke qeshur i thashë për gruan: Kush është kjo? Gruaja tha Presidenti dhe unë me shaka duke i shkelur syrin i thashë: Ëe, por ti para disa mujave më prezantove me tjetër! Ai u nxi. Gurja uli kokën.Që athere s’më ftuan më në presidencë. -Por unë bëra shaka, i thashë, kur dola. –Jo, bëri sikur nuk i kish mbetur hatri. Gruaja, si duket e kishte marrë për të vërtetë shakanë.

 

– Kur e keni marrë titullin Piktor i Popullit dhe me çfarë pikture e keni marrë?

Titullin e kam marrë që në kohën e Partisë, rreth viteve 1970 me pikturën ‘Buka e duarve tona’. Në atë kohë ishte hapur dhe një ekspozitë në Beograd. Në fund të ekspozitës më thanë se nga pikturat shqiptare ajo u cilësua më e mira.

-Si ju lindi ideja për këtë pikturë?

Në atë kohë, dhe pse ishin të rrallë ata që dilnin jashtë unë e kisha parë Shqipërinë me avion dy herë. Pra, duke e parë nga lart më lindi ideja. Kështu u ngjiz muza dhe bëra këtë pikturë. Në vitin 1967 shkova për herë të parë në Pekin. I ramë nga Moska. Pashë shumë shtete. Pashë Shqipërinë të lulëzuar, jo si tani dhe më bëri përshtypje. Punëtorët tanë e kishin lulëzuar vendin tonë. E bëmë të bukur Shqipërinë me duart tona, dhe eparë nga avioni dukej si lëndinë dhe jeta, Pra, dhe pse punëtorët hanin bukë me dy kokrra ullinj dhe sheqer në drekë, vendi dukej i bukur. Pasi fitoi në Beograd e pa edhe Enveri dhe e pëlqeu. Bëri një mbledhje me artistë ku tema ishte: A ju ka pëlqyer piktura e Skënderit juve kritikëve dhe ekspertëve? Të gjithë thonin edhe si teknikë dhe si temë, është e përsosur, nuk ka të sharë, është shumë e bukur. Kështu shtroi pyetjen: Po përse nuk bëni si ai dhe ju? 

-Po pikturë tjetër si kjo që ju e vecconi cila është?

Të gjitha pikturat i kam bërë të gjitha me dashuri. Për mua janë të gjitha njëlloj. P.sh, piktura ‘Vajza e valëve’, është kërkuar nga djali i Enverit, por nuk ia dhashë, pasi e kisha në shtëpinë time.

-Keni “prodhuar” më piktura të tilla “të dyta”?

Jo nuk bëhet më. Ndryshojnë kur bëhen riprodhim. ‘Vajza e Valëve’ tregon për lotët e vajzës që vajton për emigracionin. Unë e kam prishur shumë herë tablonë time para se të dilte e përfunduar. Më në fund doli papritur figura me lot. Është thjeshtë gjetje…

Nesër do të lexoni:

 

 

01- Sot shohim se kjo Shqipëri duket si e goditur me thika

02- Titullin e kam marrë që në kohën e partisë, rreth viteve 1970 me pikturën ‘Buka e duarve tona’.

03- Odise Paskali: Shiko se çfarë ka bërë Skënder Kamberi, tabloja e tij ndriçon edhe në errësirë

04-Si shkova në Kinë që më habiti nga madhësia por nuk ambientohesha dot

05-Një ministër  në monizëm më thoshte që një partizan bëje si Mehmet Shehu, unë i thashë do e bëj si Nasho Jorgaqi