Eksperti Fadil Kepi: Pensioni për ish-kooperativistët, fermerët, mësuesit, mekanikët, minatorët e nëntokës. Kushtet e marrjes së ndihmës ekonomike dhe kush e përfiton

1206
Sigal

Baza e plotë ligjore dhe përfitimi i pensionit si minator i nëntokës. Pensioni për, mësuesit, ish-kooperativistët, fermerët, mekanikët, marrja e raporteve mjekësore dhe shuma e pagesës për sigurimet vullnetare

Kushtet e marrjes së ndihmës ekonomike – Baza ligjore, kush e përfiton dhe dokumentet që duhen plotësuar

Kushtet që duhen plotësuar për të marrë ndihmë ekonomike nga shteti

Pyetje

Disa lexues të gazetës “Telegraf” në letrat që na kanë dërguar, janë të interesuar të dinë për procedurat që ndiqen për të përfituar ndihmë ekonomike, dokumentet që duhen plotësuar, ku dorëzohen, kategoritë që përfitojnë, sa është shuma mujore dhe a njihet vjetërsi pune për pension dhe leje lindje?

Përgjigje

Në vendimin e saj nr.955, datë 7.12 2016, “Për përcaktimin e kritereve, procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” Qeveria ka vëndosur:

-Ndihmë ekonomike përfitojnë:

a)familjet më nevojë

b)jetimët të cilët nuk janë në institucionë

c)prindërit të cilët kanë lindur më shumë se dy fëmijë në një lindje si trenjakë, katërnjakë e pesënjakë

ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në castin e punësimit të tyre

d)viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare.

-Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë.

-Për të përfituar ndihmë ekonomike, personat duhet të paraqesin pranë administratorit të ndihmës ekonomike në njësinë administrative ose në bashki të vendbanimit dokumentacionin e mëposhtëm:

Kopjen e kartës së idenditetit, certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga zyra e administrimit të pasurive të paluajtshme, vërtetimin nga kadastra, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës.

-Për familjet në nevojë që në përbërje kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuar që paguhen, duhet të paraqesin kopjen e vendimit të komisionit mjeksor të caktimit të aftësisë për punë (KMCAP).

-Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, duhet të paraqesin vërtetimin për ndjekjen e shkollës. Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksionhen nga libri i shëndetit të fëmijës.

-Jëtimët të cilët nuk janë në institucione si (shtëpitë e fëmijëve),paraqesin kopjen e kartës së idenditeëtit, kopjen e noterizuar për statusin e jetimit,

-Prindërit të cilët kanë lindur trenjakë, katërnjakë e pesënjakë paraqesin certifikatën e lindjes.

-Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e kujdesjes paraqesin: kopjen e kartës së idenditetit,vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

-Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare paraqesin kopjen e kartës së idenditetit,urdhërin e mbrojtjes.

 Procedura e aplikimit për përfitimin e ndihmës ekonomike

-Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes harton demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin, llojin e banesës, pasurinë e asetet familjare, të ardhurat që kanë nga mbrojtja shoqërore dhe të ardhurat e tjera.

-Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike kur ka ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet kurorë e re, nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afatit 10 ditor, refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, fsheh dokumentacionin, apo kryen deklarim të rremë mbi të dhënat e kërkuara, nuk deklaron ndryshimet e situatës social-ekonomike, refuzon përfshirjen në kurset e formimit profesional ose ofertat e përshtatshme për punë të anëtarëve aktivë të familjes, kur anëtarët e moshës për punë nuk janë regjistruar në zyrat e punës si punëkërkues.

 Masa e ndihmës ekonomike

-Masa e ndihmës ekonomike të plotë nuk mund të jetë më e lartë se 8.000 lekë në muaj.

-Masa e ndihmës ekonomike të familjeve ne nevojë për një fëmijë trenjak deri në moshën 18 vjec është 3.000 lekë në muaj, për një fëmijë katërnjak 4.000 lekë në muaj dhe për një pesënjak 5.000 lekë në muaj.

-Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e trafikimit deri në punësimin e tyre, është 3.000 lekë në muaj.

-Masa e ndihmës ekonomike për cdo viktimë e dhunës në familje është 3.000 lekë në muaj.

-Masa e ndihmës ekonomike për cdo jetim kur nuk janë në institucione deri në castin e punësimit është 3.000 lekë në muaj.

-Anëtarët e familjes, fëmijë që ndjekin arsimin bazë deri 16 vjec, marrin shtesë 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor.

-Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuar, invalid pune nuk llogaritet në masën e ndihmës ekonomike.

-Të drejtën për ta tërhequr ndihmën ekonomike e ka bashkëshortja.

-Familjet në nevojë përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike 648 lekë në muaj, barnat mjeksore me rimbursim dhe librat e fëmijëve falas.

-Periudha e përfitimit të ndihmës ekonomike nuk njihet vjetërsi pune për pension dhe leje lindje.

Sqarime më të hollësishme mund të merrni në zyrat e ndimës ekonomike në bashki dhe njësitë administrative.

Baza e plotë ligjore dhe përfitimi i pensionit si minator i nëntokës          

Pyetje

Një minator nga Puka në letrën e tij trajton këtë problem: jam i datëlindjes 20 nëntor 1962 dhe kam punuar i siguruar 31 vjet, përfshirë dhe 2 vjet që kam qenë ushtar dhe nga keto 12 vjet e 7 muaj kam punuar në minierë në nëntokë. Që nga viti 2018 punoj i siguruar në një firmë të licensuar. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension të plotë si minator i nëntokës dhe a mund të përfitoj njëkohësisht pension dhe rrogë në qëndrën e punës ku jam sot?

Përgjigje

Bazuar në nenin 3 të ligjit nr.150/2014, datë 6.12.2014, botuar në fletoren zyrtare 182: ”kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie si punonjës të minierave, në nëntokë, punonjësit të cilët, arrijnë moshën 55 vjec, kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi (në vendin tonë) 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se se 12 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës, që përfitojnë trajtim të vecantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 vjec dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, përfshi këtu edhe periudhën e trajtimit të vecantë financiar, nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera në nëntokë”. Punonjësit e mësipërm që përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë kushtet e mësipërme, sipas ligjit nr.72/2017, datë 27.4.2017, botuar në fletoren zyrtare 113, nga data 1 janar të vitit 2017 e në vazhdim nuk kanë të drejtë të punësohen në sektor shtetëror ose privat. Në rastet kur gjejnë punë me pagë të leverdisshme do të njoftojnë sigurimet shoqërore që t’u ndërpresë pensionin. Në rastet kur minatorët e nëntokës, vetëpunësohen në bujqësi në tokën që kanë marrë sipas ligjit, e kanë blerë apo marrë me qera, nuk paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore nuk u ndërpritet pensioni si minator i nëntokës.

 

Shuma e pagesës për sigurimet vullnetare 

Pyetje

Zonja Irma Balili nga Tirana shkruan: jam e datëlindjes 9 dhjetor 1958 dhe aktualisht kam 24 vjet punë të siguruara. Pyes, kur i plotësoj kushtet dhe sa vite pune duhen për pension të plotë, a kam të drejtë të bëj sigurime vullnetare për të shtuar periudhat e siguruara dhe sa lekë duhet të paguaj?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 60 vjece e 10 muaj më 9 tetor të vitit 2019, dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej në Shqipëri, nga mosha 16 vjece. Me 24 vjet punë që keni, kur të plotësoni moshën e pensionit, do të përfitoni pension të pjesshëm në masën 65% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjestuar 24 vjet punë që keni, me 36 vjet e 8 muaj që duhen për pension të plotë, në vitin 2019. Me dëshirën tuaj, para plotësimit të moshës për pension, keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare, duke paguar 67.392 lekë për një vit ose 5.616 lekë në muaj. Për një vit që mund të paguani kontribute vullnetare pensioni shtohet rreth 2.7%. Sqarime më të hollësishme për procedurat e pagimit të kontributeve të sigurimeve vullnetare dhe dokumentet që duhen plotësuar për pension do ti merrni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Tiranë…

Për më tepër lexoni “Telegraf”