E pamundur të prononcohesh për fatkeqësinë që po i bëhet popullit shqiptar

479
Sigal

Nga Luan RAMA

E pamundur të prononcohesh në atë çka ndodh në Shqipëri, pasi arma e atyre që janë kundër mendimit tënd është gjithnjë e ashpër, fyese, barbare, diskriminuese, aq sa tjetri qorton veten, se përse hyra në mes të kësaj lufte politike dhe të ndyrë për të thënë mendimin tim.

Ka një banalitet ekstrem, një banalitet që ka hipur në piedestal, ka një luftë ekstreme vëllavrasëse, një përdhosje ekstreme, një shpifje ekstreme, ku të gjithë janë hajdutë dhe kriminelët më të mëdhenj të botës.

Ja pse ata që janë më të mençur se ne, ata që quhen intelektualë, nuk guxojnë të dalin në arenë dhe të tregojnë të vërtetën.

Dhe kjo nga frika e britmës së madhe, nga frika se turma do të thërrasë për vdekjen e tyre, si në kohë të dyluftimeve në arenat romake.

Turma, gjithnjë turma!

Ç’fatkeqësi e madhe për një popull që ka vuajtur aq shumë… dhe atëherë njeriu tërhiqet dhe qëndron në trishtim duke kundruar si si vetë-ndëshkohet kombi i tij në sytë e botës…!