Besnik Velaj: Patrioti Alimerko, nismëtari i Shoqatës “Ismail Qemali”

828
Sigal

Besnik Velaj

 Njeriu me mençuri të pafund!

Për të admiruar, kënaqur me bukurit e fshatit Tragjas, nuk mjaftojnë vetëm historit e lashta- të reja, trimëria e banorëve në luftërat për liri kundra armiqve-pushtuesve,mënccuria popullore dhe dashuria për arsimin. Më me vlera do të ishte një udhëtim në drejtimin verior nga Mali i Bratajt, që vjen duke u zgjeruar, duke u ulur, merr pak a shumë pamjen e një rrafshnalte me gropa e guva karstike, ku pas Majës së Sillovakut-1485 metra lartësi mbi nivelin e detit, “Lugut të kumbullave”-1122 metrave mbi nivelin e detit, të fiksohet vështrimi dhe të vjen frymëzimi për të vargëzuar duke shijuar pamje me bimësi të rrallë, me kullota të mira me barë të ëmbël-qumështor për bagëtit që kullosin aty. Më poshtë në të dy anët e “Lugut të kumbullave”, në drejtim lindor-perëndimor pas Malit të Gjormit, Malit të Mazharit me lartësi1200 metra mbi nivelin e detit është dhe Mal i i Tragjasit. Aty dallohet Maja e Sinan Begut, përtej së cilës shtrihen Valët e Tragjasit dhe Maja e Zezë. Aty ndodhet dhe Barçallaja, shumë e njohur për kullotat, hijet e këndshme dhe ujin e ftohtë gurgullues, vendi i staneve, baxhove dhe i tufave baritore. Veç bukurive gjeografike nga Tragjasi mbrekullohesh edhe për historinë e tij të lavdishme, sepse në Barçalla u mblodh”Kuvendi i Barçallasë”, më 29 Maj 1920, ku u vendos për organizimin e luftës së njohur kundër italianëve. Populli e përjetësoi me këngën:

Barçalla në mal të shenjtë,

Mirret vendim në kuvendë,

Të vdesim për Atdhen e shënjtë.

 Kënga ndan dashurinë për pjesën e pamjes së bukurisë së paqethur dhe na jep dashurinë e re për Tragjasin që vazhdon në pjesën më të ulët të Luginës së Dukatit. Aty formohet një fushë aluvionale, që përshkruhet nga përroi i rrëmbyeshëm i Dukatit, ai zbret nga Qafa e Llogorasë, në drejtim të Gjirit të Vlorës. Tek Ura e Izvuarit, ujërat derdhen në Detin Jon. Tek burimet e Izvuarit ndodhet fshati i Tragjasit, ardhur nga fshati i vjetër mbi të. E dhamë të gjithë pamjen më perlë, të falur nga i Madhi ZOT, për të treguar strukturën shpirtërore-atdhetare-intelektuale-materiale të tragjasiotit, në veçanti të Yzeir Ismail Alimerkos, birit më të shquar që ka nxjerrë Tragjasi për kohët moderne perëndimore, ku me shumë mundime… s’po e gjejmë dot rrugën nga lind dielli për në perëndim?! Yzeir Ismail Alimerko, ishte një burrë i rrallë, i bukur-shumë i bukur, gati 2 metra i gjatë-majë mali të lartë, me ballë të gjerë, me tipare të skalitura si Enea, i fuqishëm fizikisht, i mençur deri na pafundësi, kuvendar i parë, fjalë ëmbël, i urtë, i dashur, i veshur shik si një ditë e një çast! Natyra që përshkruam si në kontekstin e mësipërm, nën kujdesin e Perëndisë, ishte shumë bujare kur e ngjizi me anë të prindërve , deri sa doli në dritë të diellit majë malesh, soji i mirë i ngjan sojit! Zoti Yzeir Ismail Alimerko, ka lindur më 1908 në fshatin Tragjas, rrethi Vlorë. Pasi mbaroi shkollën fillore e më tej, i akordohet bursë dhe kryen shkollën e mesme në Shën Dhimitër Korone të Italisë, më 1927, shkëlqyeshëm. Po këtë vit emërohet mësues në shkollën e Drashovicës dhe, pas tre vjetësh transferohet në shkollën Nr.1 (28 Nëntori) të qytetit të Vlorës. Pas dy vjetësh, në vitin 1929 fiton të drejtën për të studiuara në Universitetin e Firences, Dega Histori-Letërsi-Arte. Studimet i mbaroi përsëri shkëlqyeshëm, duke i pasuruar ato me Doktoraturën. Gjithashtu mbron dhe një Doktoraturë të dytë për Arkeologji. Studimet e larta i mbaron në vitin 1934 dhe po këtë vit emërohet mësues në Shkollën Tregtare të Vlorës. Pas dy vjetësh më 1936, emërohet nëndrejtor i kësaj shkolle dhe Pedagog, funksion të cilin e kreu deri më 1939-n. Meritë për zbulimin e talentit natyror të Yzeir Isamail Alimerkos dhe të brezave të kohës së tij që shkëlqyen si gurë smeraldi ka Beqir Efendi Hoxha, ai ishte Drejtor Potencial i Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Shqiptare-ishte nga Tragjasi, ishte po ai që shpuri tek Mbreti Zog Marash Ivanajn – fliste 13 gjuhë të huaja, ai që bëri reformën në arsimin e viteve që po përmendim. Nga audienca e Mbretit Zog me Marash Ivanajt dhe Beqir Hoxhën, ai iu bind dhe kërkesës së tyre, që bisedimet e mbajtura me protokoll, të kaloheshin për një javë në parlament u realizuan, u kthyen në ligj. Shkolla e Tragjasit në këtë kohë ka nxjerrë shumë talente si; Bego Gjonzeneli, Skënder Muço, Tahir Hoxha, Niko Hoxha, Kastriot Muço, Zonja Çurre, studentët e shumtë të shkëlqyer të Shkollës Tregtare që u bënë drejtues të LANÇ-it dhe mbaruan akademi në Lindje e Perëndim, duke u graduar 7 gjeneralë, qindra të tjerë-mësues, agronomë, oficerë, mjekë, ministra etj. Ishte po kjo kohë, që nga dera e fisme e administratës së mbretit Zog,u zgjodhën me dorë djem të tjerë nga dora e Ministrit të Arsimit Mirash Ivanaj-Beqir Hoxha, gati 200 talente që mbaruan shkollën e Fulcit, Bujqësoren e Golemit, Tregtaren e Vlorës, Liceun e Korçës. Pranoheshin ata, që plotësonin këto kushte: “Të kishin zgjuarsi natyrale, të ishin familje të mira të sojit shqiptar me arritje të larta, të ishin mbi 1,75 të gjatë dhe të bukur nga raca iliro-shqiptare”. Kjo ishte bërthama mësim-dhënëse poliedrike, që trashëguam brezi ynë pas vitit 1944-1945.Të gjitha të mirat matriale në arsim-ekonomi-buqësi-industri-ndërtim-elektrifikim-ushtri-mësimdhënie, ishin këta breza që e shpunë Shqipërinë në zhvillimet shumëdegëshe, që u arritën. Sipas kontekstit të mësipërm, të rinjtë e sojit të Yzeir Ismail Alimerkos studimet i mbaruan me shpenzimet e shtetit, dhe emërimet bëheshin me firmën Ministrit të Arsimit, Mirash Ivanaj apo të Mbretit Zog, si në rastin e tragjasiotit me Mençuri të Pafund! Pas viteve 1939, Yzeir Ismail Alimerko, zgjidhet Kryetar i Shoqates Atdhetare”Ismail Qemali”, gjithashtu ka ushtruar dhe funksionin e Kryetarit të Bërthamës Arkeologjike të Pojanit, Vlorës dhe Butrintit. Denoncues i vjedhjeve të bëra nga italianët në Muzeun Arkeologjik të Vlorës, Butrintit, të cilat i ka pasqyruar në shtypin e kohës dhe në organet qeveritare. Këto detyra i kreu deri në fund të jetës së tij. Në vitin 1939 transferohet Profesor në Liceun e Korçës, pas disa muajsh emërohet në detyrën e drejtorit të këtij liceu. Këtë detyrë e ushtron deri në janar të vitit 1943, vit në të cilin arrestohet e interrnohet në Porto- Romano. Aktiviteti politik e patriotik e shoqëron gjithë jetën. Pas vitit 1943 i kushtohet vetëm aktivitetit politik dhe lufton kundër pushtuesve deri në gusht të 1944-s kur arrestohet dhe ekzekutohet së bashku me bashkëpuntorët Dr. Avokat Skënder Muçon e Zako Mezinin (daja i shkruesit të këtyre radhëve). Për vrasjen e tij shtypi shqiptar shkroi: “Yzeir Ismail Alimerko, ish i urtë dhe i matur në fjalë, siç i ka hije një edukonjësi, por shkëmb i patundur në vendimet e tij, sidomos kur këto lidheshin me detyrat ndaj Atdheut”.