Ambasada e SHBA në Tiranë/ Nisin aplikimiet për programin veror të punësimit të studentëve shqiptarë për 3-4 muaj në Amerikë. Ja kriteret për të aplikuar nga 1 marsi, studentët që preferohen dhe llojet e punës që ofrohen

1054
Sigal

Ambasada Amerikane fillon në 1 mars rekrutimin për programin veror të punësimit. Ja kriteret për të aplikuar, cilët studentë mund të marrin pjesë dhe llojet e punës që ofrohen

Nisin aplikimet për punësimin e studentëve shqiptarë në Amerikë

Programi “Work and Travel” i jep mundësinë studentëve të jetojnë dhe punojnë 3-4 muaj në Sh.B.A

Programi “Work and Travel” është kthyer tashmë prej vitesh në një mundësi të artë për studentët shqiptarë që duan të udhëtojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Work and Travel” është pjesë e programit ndërkombëtar të Departamentit Amerikan të Shtetit për shkëmbimin kulturor, i cili çdo vit i jep mundësinë rreth 100 mijë studentëve të udhëtojnë dhe punojnë në Amerikë. Përgjatë viteve të fundit, studentët shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Sh.B.A-ve, ku përveç punësimit janë njohur me kulturën vendase, kanë përforcuar gjuhën angleze dhe kanë transmetuar kulturën shqiptare me qytetarët amerikanë. Për sa i përket programit, studentët që mund të marrin pjesë duhet të jenë nga mosha 18 deri 28 vjeç, të cilët janë aktualisht duke kryer studimet dhe nuk ndodhen të vitin e fundit të studimeve bachelor ose master. Më konkretisht personat e përzgjedhur fitues do të kenë mundësinë të punojnë për 3 muaj gjatë pushimeve verore, ndërsa mund të qëndrojnë dhe 1 muaj si turistë pas përfundimit të periudhës së punës. Pozicionet e punës përfshijnë: kamerier, banakier, kuzhinier, asistent, personel shërbimi në hotele dhe resorte etj. Për të marrë më shumë informacion rreth programit një prej adresave që mund të drejtoheni është: http://s-travel.al/


Programi Work and Travel 2019 fillon në 1 mars

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të nisë aplikimet për programin veror të punësimit “Work and Travel” prej datës 1 mars 2019.

 Në mënyrë që të marrin pjesë në program, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Duhet të jeni studentë full-time në një nga universitetet e akredituara

– Duhet të zotëroni në mënyrë optimale gjuhën angleze dhe të keni rezultate të larta akademike

-Çdo student duhet të vërtetojë se do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit

-Studentët që ndodhen në vitin e fundit të studimeve mund të aplikojnë, por kanë shanse të ulëta për t’u përzgjedhur për shkak se e kanë të vështirë të provojnë se do të rikthehen në Shqipëri

-Në momentin që do të kryeni intervistën në ambasadë duhet ta keni të konfirmuar vendin e punës në Shtetet e Bashkuara

Vlera monetare e programit “Work and Travel” është 1200 dollarë dhe në të ofrohet:

  • Kontratë pune 3-4 mujore full time në Sh.B.A
  • Sigurime Shëndetësore gjatë periudhës së punës
  • Ushqim i përfshirë gjatë turneve të punës. Në disa raste ofrohet ushqim përgjatë gjithë kohës së qëndrimit
  • Pagesë minimale prej 8-10 dollarë ora
  • Pagesë ekstra për orët e punës jashtë orarit zyrtar dhe ditët e pushimit
  • Ndihmesë të plotë në pajisjen me të gjitha dokumentet e nevojshme për marrjen e vizës

Vetëm personat që studiojnë në universitete të akredituara mund të aplikojnë për programin “Work and Travel”. Ja lista e plotë me Universitetet e akredituara: https://www.ascal.al/sq/akreditimi/institucione-te-akredituara

Fituesve të Lotarisë do t’i caktohet data e intervistës vetëm pasi t’i kenë dërguar dokumentet në konsullatë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka informuar të gjithë fituesit e Lotarisë Amerikane 2019 se duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentet e nevojshme në Seksionin Konsullor, dhe vetëm pas këtij veprimi do t’i caktohet data e intervistës. “Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: ju do të merrni një datë takimi për intervistë vetëm pasi t’i keni dërguar të gjitha dokumentet KCC-së. Dy javë përpara intervistës, ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale në Seksionin Konsullor. Lexoni këtu: https://go.usa.gov/xEn49 “