Agim Jazaj: Laveri, komisionari dhe qederi i votimeve

846
Sigal

Laveri, komisioneri dhe qederi…

 

Nehati dhe Mandati

 

Nga: AGIM JAZAJ

 

Thonë; “Halli hallit nuk i ngjan, halli të çon edhe në derën e mikut po edhe në të hasmit”. Mirëpo në derën e hasmit për të mos bërë më hasmëri, po për të zgjidhur e falur hasmërinë… Edhe nga anët tona, në rrëfimet e të parëve tanë, nuk bënin as krushqi brenda fshatit, e jo më hasmëri brenda kazasë. Po sot në kohën e marrëzisë; çfarë nuk na dëgjojnë veshët e na shohin sytë?

Një babai kishte rënë në bela, me binanë e vet këto ditë. Ishte venë në lloi të thellë, sa e kuptonin edhe shokët e tij të moçëm, gjatë pirjes së kafesë. Si me anë e pyesnin, pse ishte i sëkëlldisur. Se mos ai vetëm ka rënë në këto belatë, e këtyre viteve. Në bela ka rënë i gjithë mileti, për kaq vite me radhë që shkon si dele, turma pas të marrëve. Njerëzit në shumicë nuk diskutojnë, as merakosen për veten e tyre, për hallet e pllakosura, për fëmijët, nuk përkushtohen ndaj vendit, por ndaj partisë, japin edhe jetën për lider- kalanderët …

S0179-220

Nehat Benaj nga Vlora e kish zbrazur një ditë marazin te shokët e vet. I biri i tij- Laveri ka mbarur për bachelor dhe kish bërë disa nga ato aplikimet e trumbetuara për punë, e spaleta deri dhe në Shqipëriaqëduam.al, që ka hapur e trumbeton kryeministri i Rilindjes!… Mirëpo ditët e fundit i ishin ngritur kukujset nga një ofertë befasuese, e majme, nga një militant i thekur, në strukturat lokale të PS-Vlorë. Eja në punë për disa ditë dhe do paguhesh sa për një muaj e më… Mandej çelet edhe një dritë jeshile për më pas… Pse jo dhe me perspektivë, për të bërë përpjetë, të bësh edhe karrierë, për t’u bërë dikush! Rreth datës 20 qershor nis punën, trajnimin, dhe më 29 qershor nis punën… Dhe binaja; Laveri, i krekosur, pispillosur dhe hardallosur, u sos në darkë në shtëpi, duke i rrëfyer babait, sa futi këmbët tek dera. Baba: “Do filloj punë këto ditë!”. I ati hapi sytë, brofi në këmbë dhe e përqafoi binanë! Madje ishte bërë gati të fliste edhe përpara mikrofonave dhe kamerave për të shpalosur flatrat e tij, duke u bërë thirrje edhe të tjerëve, për hapjen e vendeve të punës, disa ditore dhe të fitoje pagë disa mujore, përveç edhe ndonjë honorar, nën e mbi dorë. Do fillojë punë baba si: Komisioner në KZAZ, më kanë premtuar edhe për punë pas zgjedhjeve…Babai i tij, Nehati sa e mori vesh, vuri duart, lidhi kokën me shami, duke klithur me të fortë në vargje, të cilat i kishin “thithur” e vënë në këngë, një grup qejflinjsh, të bërë çakërqejf dje, te ish-fabrika e Orizit:

“Ç’po na bën o Laver,

 Do futesh komisioner?

Ajo është punë e dhjerë,

Do bësh bela me të tjerë!…

Babai kaluar të 80-tat, nuk kërkon të bëjë bela me popullin e pa fajshëm! Të vihet në bela, për punë të liga, nis e mollois… Edhe në gjithë traditën tonë, të hershme qoftë për gjera më të thjeshta, të formuluara në: “Kushtetutën tonë Zakonore dhe Tradicionale”: A mund të zgjidhet edhe një përfaqësues, qoftë nga soji, a sorollopi, pa marrë pjesë i gjithë fisi, pa marrë pjesë edhe në këto kuvende shumica e fisit? A mund të zgjidhet qoftë kryeplaku i fshatit, pa marrë pjesë shumica e fiseve të fshatit? Dhe gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, dhe bëjnë krahasimin me detyrën që ka marrë Laveri- Komisioneri, i zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ja- thotë i moshuari, xha Nehati: “Në zgjedhjet parlamentare të fundit, në vitin 2017, zgjedhësit kanë votuar për një tabor partish, shumica e tyre kanë nga një kryetar, pa asnjë anëtar e zgjedhës… Dhe vetëm 4 prej tyre, nga zgjedhësit janë votuar, duke u futur në parlament. Babai nis e i flet me arsye, duke bërë edhe krahasimin e thjeshtë me të birin, po këto krahasime dhe referime, i bëjnë dhe i dëgjojmë në çdo bisedë të thjeshtë, kudo nëpër kafene, në rrugë, në autobus për zgjedhjet e 30 qershorit…

4 partitë parlamentare janë: PS, PD, LSI, PDIU. Në bashkëqeverisje, apo në bashkë opozitë ka më shumë. Por, këto 4 partitë kanë kaluar traun e përfaqësimit. Ndaj përballë këtij përfaqësimi, situatë të ndezur, të provokuar nga politika qeverisëse, është i shqetësuar 80-vjeçari, edhe për “gradimin”, keqpërdorimin, viktimizimin e të birit, të bijve dhe bijave të shumtë…

Analiza e tij sa e thjeshtë dhe domethënëse, shkon edhe më tej se zgjedhjet, qoftë dhe të radhës, vendoret e 30 qershorit, janë për gjithë shqiptarët. Dhe aspak nuk mund të zgjedhësh qeverinë time- thotë xha Laveri, pa dëshirën time, pa pjesëmarrjen time, pa vullnetin tim, pa përfaqësimin tim! Etj., etj.

Dhe kush sheh, kush e kur bën këtë bilanc, kur në këto zgjedhje merr pjesë vetëm një parti: PS dhe 3 parti të tjera janë kundër këtyre zgjedhjeve-vjedhjeve… A mund të quhet normalitet, a quhen zgjedhje? Babai e hedh vështrimin edhe më tej, përballë këtij fakti, rezultatit të thellë, bilancit drithërues: 1 pro dhe 3 kundër. E thënë më shqeto e shkoqur; A mundet që 1 zgjedhës të organizojë zgjedhje dhe të zgjedhë qeverinë kundër 3 personave? Dhe më tej në këto zgjedhje, sipas këtij bilanci të thjeshtë e kokëderr: 1/ 4-ta e zgjedhësve mund të zgjedhin qeverisjen, pa marrë pjesë e duke kundërshtuar 3/4-ta?

Pa le më përllogaritjet e tjera, pa marrë pjesë me komisionerë, pa pasur konkurrues. Kjo është marrëzia më e marrë- thotë Nehati. Me kë do garojë partia e vetme në garë?

Po Sokrati, kandidati ynë, me kë do përballet, me kë do garojë?! Si dikur me Organizatën e Gruas, Frontit, Bashkimet Profesionale? Por halli më i madh, dhe në merakun e atit, të Laverit, do mund të ndodhë edhe përballja, e cila dallohet lehtësisht: Nxitja për të mbrojtur pushtetin abuziv të krimit, që e dallon edhe babai me dy gram në kokë-po nuk e sheh bachelori pa këmbë në tokë. Kurrë nuk mund të vete në këto votime – abuzime, pa marrë pjesë e gjithë vota e shqiptarëve – deklaron prerë 80-vjeçari. Po hallin e ka me Laverin- komisionerin, me merakun e tij, i cili shkon shumë afër për t’u dalluar, e mjaft larg për ta konceptuar, përjetuar e parandaluar! E dini pse- më thotë xha Nehati.

Po të përplasen dhe do të përplasen dhe dihet, do të ndodh: 1 që do të zgjedhë qeverinë: e cilësuar e krimit, dhe 3 të tjerë që duan të largojë qeverinë e krimit. Dhe ky bilanc drithërues në memorien e 80-vjeçarit duhet të jetë edhe në mendimin dhe veprimin e gjithë shqiptarëve, për t’i bojkotuar këto zgjedhje, për të mos pranuar askush as për komisioner, e këshilltar (siç nuk pranoi edhe miku ynë Ahmeti), që do të mbeten përjetësisht me damkë, as për t’u krekosur, për t’u futur në garë, pa garues, të ndodhur në raportin e thellë: 1 me 3. Për të pasur sytë në ballë e mend në kokë, për të mos u bërë si i thonë llafit: “Mish për Top”- thotë xha Nehati!

Ky apel i tij, u bën mirë gjithë palëve, shoqërisë, i mjekon të gjithë, nuk i konflikton mes gjakut, i mirëkupton dhe tregohen SOVRAN TË VËRTETË.

Sovrani jep verdiktin e tij, shpëton edhe të marrët nga marrëzia!

“Popujt futen në luftë, sepse nuk dinë të zgjedhin prijësit e tyre”- kemi lexuar nga një mendje ndritur!